Blendi Fevziu: Është vendosur, Rama do e ftojë Bashën të jetë në qeveri, por….

27 Qershor 2017, 09:54Politika TEMA

Blendi Fevziu se Edi Rama do ta ftojë Lulzim Bashën, që PD të jetë pjesë e qeverisë.

Por, sipas tij, nëse kjo gjë ndodh, për PD-në do të ishte një vetëvrasje.

Ja çfarë shkruan Fevziu në faqen e tij Opinion:

A do ta ftojë Edi Rama Lulzim Bashën dhe PD në një koalicion të gjerë? Në koalicionin aq të përfolur para zgjedhjeve dhe që synon stabilizimin e disa reformave madhore për integrimin e vendit? Në një koalicion të ngjashëm me atë të Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera të zhvilluara, që kanë gjetur stabilitetin edhe tek formula qeverisëse e vendit. Me gjasë, Po. Dhe padyshim me disa synime të qarta:

E para për të konsoliduar qeverisjen e tij me një numër votash mbështetëse në Parlament që i japin komoditetin e arritjes së çdo objektivi, qofshin ato me 2/3.

E dyta, për të reduktuar ndjeshëm rolin e LSI, e cila në një koalicion të PD me PS, do reduktohet shumë në shifrat e oponencës në parlament, pra në fuqinë opozitare.

E treta, dhe më kryesorja, me objektivin për të reduktuar akoma më shumë PD dhe për ta bërë atë, një parti që nuk do të ketë më asnjë aftësi konkuruese për të qenë forcë e parë. Në një formulë të ngjashme me atë që Hashin Thaçi zbatoi me LDK – në në Kosovë, duke e çuar atë në zgjedhje forcë të tretë.

Por edhe nëse ftesa e Ramës bëhet publike, pra nëse ajo niset në adresë të PD, një koalicion me bazë të gjerë, është jo funksional në Shqipëri, madje i dëmshëm. Ka disa arsye edhe për këtë.

E para, koalicioni nuk është i vërtetë, por artificial. PS i ka e vetme votat për të qeverisur vendin. Veç votave të saj, ajo mund të numrojë votat e PDIU dhe të PSD që edhe në fushatë janë deklaruar në krah të fituesit të zgjedhjeve. Me këto vota ajo siguron një mazhorancë të qëndrueshme. Pjesëmarrjen në koalicion PD, nuk e justifikon dot me stabilitetin e vendit, sepse PS i ka vetë votat për të drejtuar në mënyrë stabël.

E dyta, një koalicion i gjerë e lë vendin praktikisht me një opozitë shumë të dobët. Ajo do reduktohet tek mandatet e LSI, që po ashtu, ka njeriun më të rëndësishëm të saj në postin e Presidentit. Pra është një opozitë me handikap. Në këtë moment, edhe cilësia e grupit parlamentar të PD është shumë e dyshimtë. Nëse vendi ka nevojë për diçka urgjente, madje më urgjentja për momentin, është ndërtimi i një opozite të fortë, të vërtetë dhe të besueshme. Ringritja e opozitës, është misioni më i rëndësishëm i PD dhe LSI. Vetëm një opozitë e vërtetë dhe serioze, mund të shmangë abuzivizmin që mund të vijë nga grumbullimi i një pushteti të madh në duart e Ramës. Nuk duhet harruar se kjo është hera e parë që nga 2001 që një forcë politike i fiton e vetme, pa aleatët, mbi 70 mandate. Përballja me këtë mazhorancë është detyrë e PD.

E treta, Basha është i detyruar të lexojë votën në favor të tij. Vota që ai mori nuk ishte për një koalicion me PS. Përkundrazi, bojkoti që votuesit e djathtë i bënë ishte pikërisht për arsye të flirtimit me PS dhe idesë së një marrëveshje pas zgjedhjeve.

E fundit, nuk duhet harruar se e majta dhe e djathta në Shqipëri, ndryshe nga Gjermania apo Kosova, janë ndarë dhe konsoliduar kryesisht për arsye historike. Dallimi mes tyre ka nisur në Gusht 1943, kur u prish marrëveshja e Mukjes dhe vota pro apo kundër, është në shumë raste derivat i asaj ndarjeje. Edhe pse PD ka veç pjesës konservative edhe një pjesë liberale, ajo konservative duket qartë që dominon. Një koalicion me PS, do çonte drejt çarjes së PD e mbase edhe ndarjes së saj.

Dhe e fundit, bashkëngjitja në një koalicion jo shifrash, por lëmoshe nga sfidanti i saj, do ta bënte PD sot e përjetë një forcë që nuk konkuron më për të marrë drejtimin e vendit dhe as për të zbatuar programin e saj. Kjo është e rëndë për një forcë që në 26 vjet e ka drejtuar vendin për afro 13 vite.

Blendi Fevziu

44 komente në “Blendi Fevziu: Është vendosur, Rama do e ftojë Bashën të jetë në qeveri, por….”

  1. Xen deledashi says:

    Një pllazmë si ty e ka vendin ne dund te kazanit

    1. Aleksander says:

      Ceshtje VIZIONI !-Ky i perkedheluri i fatit(fevziu) vazhdon te shohe nga 1943-shi dhe beteja ndermjet partive!!!-Partite o Fevzi toptani,jane thjesht mjete per te arritur ne qellime te larta per popullin ,bashkesine,Shqiperine.E PRA,qellimi i shqiptareve eshte te bashkohen nen çatine e EUROPES e te shohin nje dite te bardhe si te gjithe europianet.Nuk eshte qellimi,destinacioni ,kush del me e forte nga partite,pd-ja apo ps-ja apo kushdo qofte.Ndaj,o GOMAR I LINDUR,le te bashkohen ps dhe pd ne nje qeveri perderisa kjo t’i sherbeje QELLIMIT,MIREQENIES SE SHQIPTAREVE…kuptove o GOMAR ?…sigurisht qe se kupton as ti as ata ANAL-istet e kollarisur qe fton ne studion tende e as blushet e ristanet sepse jeni te derdhur keq qe ne fonderi,qe ne forme e ne materjen e pare.

      1. charlie says:

        Ti i zgjidhe problemin e tua te pronave fevzo ! Problemi i dyte eshte qe ti zoteri i more pronat pa e ditur qe si ti te i mernin te gjithe cfare kishin shqipetaret dhe ( po te ndodhte bile sot nuk eshte) vone , do te ishim bere Zvicer.po ti zoteri i more pa e ditur qe do te ishte nevoje jetike per zhvillim dhe shtrati baze i zhvillimit demokratik.e treta cfare heti qe i more vetem ti dhe ne mbetem me gisht ne goje.apo ke patur aksioner dhe sh.Sali Mazllumin.Apo ne emer te kompensimit sa toka je bllokuar ne bregdete (nuk po permendim pozicionin ku ndodhet) miratuat ne KRRT e republikes dhe sa i kaluat investitorit anglez sigurisht ane te nje bleresi tjeter shqipetar sigurisht!keni bere gjemen Shqiperise !More e keni cuar ne buze te varrit !

    2. J says:

      Per çdo gjë që ndodhi ky kokë-toçi do japi memdimin e tij sikur të jetë e. Kanti ??? Kush lexon budallalliqe , nuk shpëton pa e pësuar. V.Hygo

    3. sit .back. _and_ relaks says:

      Ik o Fevzo se nuk te pjerdh njeri. Kazanaliste si ty gjen me kile ke tregu gabit

  2. LORA says:

    Bla, bla, bla,,,,,,,,,nga anal-isti i bandes se gebelsianeve mediatike,,,nga fevzo-kellira.

  3. Meta ik says:

    Gazetar idiot per qe mendon se Rama do qeveris duke prodhuar tepsite again ha ha?

  4. rrem vogli jr. says:

    Koalicioni I madh qeverises behet kur partia me e madhe nuk ka 50% te votive…. ketu po u be behet per triumfin e Pseudopluralizmit Ramizian, dmth zhdukjen e opozites, qe Saliut ju deshen 20 vite ta realizonte.

  5. Tung says:

    1. Kam filluar te besoj se Fejzua dhe kazani jane me ps-ne….o ja kan fut keta bashes o s’ka njeri.
    2.Kam filluar te besoj se “kazani” ankohej per hashashin sepse nuk ishte si i lazaratit e i ka cakelldisur keq.
    3.Po falje a dine te kerkojne keta?

  6. floriri i Bençes says:

    Te jesh llafazan nga natyra, nuk do te thote qe je edhe gazetar, apo ana-list i çeshtjeve politike. E lexova analizen, shume e dobet, po nuk mund te presesh me teper nga ju monopolistet e merkatos te theshethemeve. Nuk kam asnje deshire qe ta zmontoj analien tuaj, por do ndalem vetem ne dy momente, mbi te cilat behet nje analize qesharake, lere pastaj qe nuk mund te flitet per profesionalizem.
    1. Ti cileson LSI-ne opozite. Me te vertete? Si mund te cilesohet opozite nje entitet artificial, i dale ne nje moment te zhvillimeve politike nga gjiri i te majtes, vetem e vetem se nuk i ka qene plotesuar oreksi pronarit te kesaj levizjeje? Pra kemi te bejme me nje levizje te krijuar nga disa elemente te te majtes, jo per çeshtje parimore, ideologjike apo programore, por per mosplotesim oreksi.
    Kesaj ju i thoni OPOZITE? … qofsh ti!

    2. Permend gushtin e vitit 1943, pra marveshjen e Mukjes, simbol i ndarjes midis te djathtes e te majtes, duke e paraqitur si nje veçanti te politikes shqiptare, ndryshe nga ajo gjermane. Ketu me vjen nje buzeqeshje, sepse ne te gjithe e dime qe PD-ja nuk ka lidhje fare me Mukjen, mbasi kjo parti u krijua nga byroja politike e P.P.SH., dhe brenda saj kishte qe nga sekretare komuniste e deri tek agjente te ministrise te brendshme, te cilet edhe kane komanduar ne keto 27 vjet, vetem ti nuk i paske ditur keto fakte.
    Vetem per sa thashe me siper analiza tuaj eshte ZERO, pra si gjithe analizat e tua.

  7. Viroi says:

    Si gjithemone analize me supozime bosh. Meru me mire me fatin e fshatit mediatik. Cafre do ndodh me median qe ia ka fut kot, me gazetaret e kazanit dhe me emisionin OPONION qe fituesin e nxirte te deshtuar? Edi Rama eshte reformatori me I madh Shqiptare. Pas reformave ne drejtesi etj, ne zgjedhje ai nisi reformimin e politikes Shqiptare dhe evidentoi qartasi nevojen e reformimit te gazetarise dhe medias.

  8. Bekimi says:

    Të mendosh e të pretondosh se shqiptarët janë të djathtë, dhe se vetëm duhen organizuar, është qesharake.
    O kar, nuk ka fukarenj të djathtë.
    KU mutin e gjetën pasurinë shqiptarët, përveçse duke vjedhur. Se punë në Shqipëri është bërë vetëm në Socializëm.
    Nuk ka forcë të djathtë në Shqipëri që të bëjë shumicë qeverisëse.
    Janë të majtë shqiptarët, natyralisht. Në fakt, e gjithë bota është e tillë.
    Çdo rezultat tjetër, është abuzim me ndjenjat e popullit, prej maskarenjve, hajdutëve, spekullantëve e mashtruesve.

  9. shqiperi says:

    Po pse merakosesh kaq shume ti si do shkoje? Apo ke hallin e Sandrit, dhe tendin? Ikni ore legena, se ketej beni sikur ja u ndjen per opoziten nga ana tjeter shkoni me luge ne brez tek kazani pushtetit. Ti je nje gjobaxhi qe kerkon te hiqesh si gazetar! Diferenca jote me ata qe bejne artikuj per 50 euro eshte vetem cmimi! Parimisht jeni njesoj! Mos harro stergjyshin, e shiti shqiperine per veten e tij! nje lloj soji je dhe ti!

  10. Lulkoqja says:

    O qerroz!
    Po ku je a derrzi
    Po ku e le shkopin nashti qe fitoi Rama ,mbae atje ne te poshtmen se te ben mire te kycesh ate te sipermen

  11. Albamich says:

    Qente lehin,karvani shkon perpara
    PS dhe PD do bejne kualicion te gjere ????vetem per dy arsye.
    E para: per te reformuar PD qe ta ktheje nga Partia e mafias ne Parti te dempkrsteve te vertete.
    E futa: per te pasur vota per te shkarkuar presidentin nese ai del jashte shinave te kushtetutes.
    ✌️✌️✌️✌️✌️???????‍♂️?⚖️?⚖️?⚖️⚖️⚖️

  12. Tepsia Bakllavase says:

    Po do te jete pjese e koaliconit te pastruesve te kryeministrise dhe reciklimit te mbeturinave. Ku ka me mire keshtu pastron republiken e vjeter.

  13. astrit says:

    Kryetari i Shoqates se Kazanit, Fevzua, mori udhezime nga Frangaj per te filluar provokimet.

  14. taraboshi says:

    O Bled injoranti .Une ta thashe edhe heren tjeter por ti nuk don me marr vesht .P D ja kurr nuk ka fitu por i ka vjedh kjo eshte e para .E dyta me qe keto votime kan qene me shembulloret e ketyre i viteve sepse deri me tesh jemi mesu me i kontestu me i zvarrit deri sa te arrihet ajo qe don Berisha rezultatin vetem si don ai .E treta Edi nuk ka me nevoj per koalicion se ai nuk do kete ku ti coje deputetet kaq do vershojne deputet nga L.S..I ja P. D .ja P D I .u .ja drejt P. S se

  15. Drakula Pan says:

    More zotërinj të nderuar komentues kam një merak dhe jam në hall të. Madh. E dini pse, sepse nuk di nëse krietari LSI-SË, vasil petriti do japë dorëheqjen si kryetar, sepse para dhe gjatë fushatës ajo parti, me kuç e me maç, thërriste dhe bërtiste ” njëherë Meta kryeministër e më pas, Vasili kryeministër. LSI-JA forcë e parë e shumë pretendime te tjera. Por sot ajo mbeti në vend të tretë. Bile u mburr se është një opozitë që nuk e ka parë historia, pra realizoi endrrën ” forcë e.psrë” por nëmppozitë
    ?????
    Prandaj dua të di a do japë dorëheqje vasua? A e dini pse e them këtë se dëshiroj që ai të japë dorëheqje dhe krietare të bëhet nexhmije Kokëmadhi. Me falni monika more shokëniiiiiii. Partitë tona kanë mbaruar sepse njerëzit që i drejtojnë ato janë, siç thotë xhozi, për ti kapur për zhelesh dhe ti çosh.për lesh. Ndjestë pastë.politikisht
    Drakula pan

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    Me ATA te mukjes è ke dhjere o Blendi
    Pd eshte parti e Katovicesatje ska te beje me te djathten
    Ajo pervec komunisteve mblodhi edhe te gjithe spiunat burra ,gra.
    Ne fillim e saj Pat disa te persekutuar
    Te cilet s’ bene gje tjeter vetem percane e shtresen e te persekituarve sipas direktivave te katovces.Tani qe politika eshte bere bisnes Zoti e meshire kete vend.

  17. Albi says:

    Ky ne tere “jeten e tij mediatike “eshte mare ne hipotezat NESE .Po nese keshtu del ashtu .
    Mjerane qe nuk dine tjeter c fare te bejne dhe tjerin fjale pa fund te padobishme per askend .Ti dhe soji jot i gazetareve i beni lavazh trurit dhe zhdukuni nga ekranet per ca kohe .Ju duhet edhe ju reflektimi krah humbesve . Edhe ju jeni pjese e batalionit te shpartalluar keqas .

  18. kot po pyes says:

    Me ate listen e deshtimeve ca u bo mo faqeziu

  19. loni says:

    “Te hypte vetja ne qejf”,o fevzo ty ka kohe qe te ka hipur vetja ne qef por une kam hall te shes ca qepe e te nbaj kalamajte me buke,pastaj shume u mora me ty.Ika se kam pune dhe nuk flas me per ty te betohem.

  20. Aleko says:

    me beri pershtypje nje thenje nga goja e fejzos kur the se , :nje koalicion I mundeshem I PS me PD do ishte ne disfavor te Pd se ne kete menyre ajo nuk destabilizon dote vendin..I shkreti analist I qan syri per nje cik rremuje ne shqiperi sic ka ndodhur per 26 vite nga babai I tij shpirteror, edhe psse e din se jane pikerisht keto rremuja qe shqiperia ende eshte larg qenjes ne gjirin e bashkesise evropiane.Thjesht at nuk interesohet se per ceshtje te rendesishme kombetare mund te kete edhe beshkepunime te perkoshme: at interesohet vetem se a do te kete ushqim per” Opinionin e tij”.pra Shqipetaret sipas tij jane ndare njehere ne Bujan 70 vite me pare dhe te denuar te mbeten te tille pavaresisht se ndarje te tille ne nje vend te varfer kaq te vogel nese do vazhdojne perbejne nje rrezik kombetre product i nje marrezie prej njerzeve te vegjel tip fejziu qe nuk shohin me tej hundes se tyre per me teperu vetja duket si qendra e botes..

  21. pjeter says:

    Ky dhe Bushati jane fallxhoret e mediave shqiptare, shtien fall si arixheshat ne filxhanin e kafese, dhe me e keqja, jane te bindur se profecite e tyre jane ne nje linje me nostradamus.

  22. Besoj says:

    Sa here e lexoj kete gazetar them me bindje se eshte i paafte. E majta e bashkuar do te jete gjithmone forca e pare. Sa keq ky gazetar fut urejtjen ne popull. eshte dhe i lig.

  23. spartaku says:

    Fevziu i hedhe benzine zjarrit. Atij nuk i pelqen stabiliteti.

    1. Xen deledashi says:

      Kush e vë në refene Fevzo pllazmën ????

  24. Alban Dega says:

    INSTRUKTORI I DISFATAVE POLITIKE….

    As vet Blendi Koran Toptani nuk do ta kishte dhjerosur me keq !
    Nderroja titullin Opinioneve… Vendosja Lala Krosi!
    Lala Kros o Lala Kros
    vet pyes e vet dhjeros !
    Edhe Detin e bej kos !
    Ndaj e kam koken qeros …
    Vet shkruaj e vet vulos!

    Lanet !

    1. Na bashkoj kenga popullore says:

      njesh

  25. Shigjeta says:

    Cfare jane keto qe enderon mor tullac muti , kje qe thu esht corbe qe e ke gatuar ti ne mendje dhe do ta serviresh tek rama ose ps , perfundimisht haje vete te tere corben e pelbur dhe te ndyre , rama e ps nuk ben bashkepunim me , kriminela ordinere hajdute te pasurive shteterore dhe politikane qe kishin ne dna e tyre , krimin e organizuar , vjedhjen dhe percarjen kombetare , ik mor legen , quesh publicist zotrote , langaraq dhe bythlepires je si ti dhe ai nipi i hysniut , pini uthull tani sa te doni ju qerasim , dhe ju japim me vete te pini sa te doni , ua futi te gjatin i gjati , masoni si ta fusin pa e kuptuar , rini e derdellisni sa te doni tani , keni kohe no limits , ti bini daulles , dhe bejini bizzzzz te gjatit , ( rames ) thuajeni nje fjal te mire or legena , cju kushton ?? Pa para eshte , e thote gjith europa , qe edrama eshte udheheqes moderne , dh eshte fat i madh i shqiptareve qe kane perfaqesues te tyre edi ramen , personalisht ndiem shume bukur , eee sedesh harova, ia nguli tramit , nuk qe i pelqimit te tij , dihet qe rama nuk e mbeshteste tramin ,dhe kete ia ( trami ) edinte , nuk ju servilos si lul karabushi me foto me tramin , megjithate ai ( edi ) u zgjodh kryetar shteti , e kupton or publicist prej koti , keto kupto , e shiko , ti dhe ai nipi i hysni kapos , ai legeni 24 karat , ua u futi gjatushi pe e kuptuar ,bla bla bla ju , llomotisni sa te doni tani , jua thashe keni kohe sa te doni , vetem mos haroni se gjatushi , ja u guli pa e kuptuar fare , mbaenibrenda tani ,

  26. Nolisti says:

    Po pse ti pinjoll i ndryshkur i bejlereve te tipit”toptani & company” kerkon t’ua lesh “peshqesh” per jete shqiptareve, a nuk mundet ne kete fillim shekulli qe shqiptaret dhe Shqiperia te perqafojne dhe te mesohen me bashkejetesen e nje politike te modelit europian….dhe te hapin autostraden e perbashket te nje zhvillimi ballkanik ….si mendon Merkel dhe Rama……??

  27. Nolisti says:

    Po pse ti pinjoll i ndryshkur i bejlereve te tipit”toptani & company” kerkon t’ua lesh ndryshkun “peshqesh” per jete shqiptareve, a nuk mundet ne kete fillim shekulli qe shqiptaret dhe Shqiperia te perqafojne dhe te mesohen me bashkejetesen e nje politike te modelit europian….dhe te hapin autostraden e perbashket te nje zhvillimi ballkanik ….si mendon Merkel dhe Rama……??

  28. pro says:

    S’ma merr mendja..muri nuk luajti..Basha luajti para votimeve duke u bashkuar meLSI{e drejta e saj}..keshtu qe “persheshi” mbaroi..

  29. PeterDoda says:

    Nese Rama do ta Bente nje gje te tille ( te bashkeqeveriste me Bashen) kjo do te ishte mrekullia me e madhe ne historine moderne te politikes shqiptare. Edi Rama nuk ka nevoje per asnje vote sepse i ka te gjitha vet. Nese ajo ndodh , tregon nje maturi politike te pa pare ndonjeher ne politiken shqiptare, kjo do te thote Atdheu dhe kauza e intergrimit mbi interesin e ngushte partiak. Nuk eshte Basha qe humbet por eshte Rama qe zhgrnjen te tijet. Ne kete rast do jete Shqiperia qe fiton. Bledi Leshi je komplet karagjoz, ti dhe takemi jot i analisteve te leshit.Mallkuar qofshi o ndyresira. Edi Rama duhet pershendetur!!

  30. Pyke says:

    Idiot. E kerkoi pastaj e mori timonin vetem e vetem qe ta ndaje me ju?

  31. Tarrasi says:

    Ik more plehre e kaztanit mediatik.Ti je nje injorant.E kush te pjerdh tu dhe ato qe thua ti?Tani shko e beji shurren baces.Legen.

  32. no says:

    ik or horr, mos dil me ketu

  33. Na bashkoj kenga popullore says:

    kazani Bledi kazani ai te pret ,boll ropate ne emer te PD mjaft e grryet Shqiperin e shkret

  34. rako ferra says:

    Gjeja e pare qe duhet te beje PD eshte pavaresia e saj dhe clirimi nga kontrolli i rrepte i familjes
    Duhet kjo parti te oksigjenohet dhe te ndahet me te kaluaren dhe per kete duhet qe sot te vihet nje vije e kuqe me fantazmat e se kaluares qe e cuan ne kete gjendje
    Te japi doreheqjen si perfaqesues i deshtuare i fraksionit konservatore dhe mbizotrues ne PD vete L Basha
    Te zgjidhet kryetari i ri i kesaj partie nga vete antaret dhe simpatizantet e saj me zgjedhje demokratike nje proces ky qe aplikohet nga tera partite europiane perndimore
    Te hapen dyerte per nje breze te ri specailiste intelektuale analiste dhe kjo me kusht largimin e menjehereshem te gardes se vjeter dhe baroneve te kesaj partie
    Menjehere pas zgjedhjes se kryetarit te ri te kesaj partie te mblidhet kuvendi i kesaj partie ku hartohen ndryshimet rrenjesore dhe programi i ri i saj duke paraqiture konkretishte rruget se si kjo parti do ushtroje opozite dhe planin e saj per ardhjen ne pushtet me voten e lire
    Te ndryshoje krejtesishte retorika e mykur qe qe e njejte me ate te viteve 90 dhe bazohesh ne shembjen e regjimit moniste te asaj kohe dhe qe kete retorike edhe pse kane kaluare 27 vjete lideret e tanishem te saj e perdornin edhe tashme kur jemi ne 2017!!!!!!!!
    Te bashkpunoje me specialiste kordinatore dhe analiste duke bere nje analize dhe nje studim te perberjes se shoqerise shqiptare dhe menyres se sjelljes dhe kriteret se si voton ajo
    Te qartezoje se ku do te jene pikat e ekstrimit te zgjerimit te saj dhe kujt i drejtohet
    Ne qofte se vazhdon me kete retorike dhe filozofi do te jete gjithmone nje parti e 30%
    Ne qofte se hapet drejt shtresave te mesme por edhe asaj te varfra nga ku perbehet shumica e popullesise shqiptare por pa sllogane dhe citate te retorikes se antikomunizmit eshte e sigurte se do te vi prape ne pushtet
    Te ushtroje nje opozite qe bazohet tek problemet dhe plaget e medhaja te shoqerise shqiptare sic jane Varferia Papunesia Krimi i organizuare korrupsioni shkeljet e te drejtave njerezore arroganca flagrane e kryeministrit te sotem dhe fjalori plitik banal i te dyve kraheve si i vete PD (Berishat Bumcat Strazimiret apo Nokajt qe duhet te jene jashte kesaj partie)dhe(Rama Bracajte apoRucajt nga krahu tjeter)

  35. Arber Iliri says:

    Hahaha po kete Fevziun pse e ka zene paniku qe po rrin e shkrun sikur e ka qejf tere populli me degju rangullat qe prodhon ky.hahaha Fevziu do te heqe nga puna Frangaj tani, emision do ja jape nje femre edhe te bukur edhe te mencme. Frangaj thote se ajo ja vlen lart e poshte, jo si ti bosh lart e koti poshte.hahaha

  36. Sekseri i Sali Berishes ne TV e Sander Frangajt vazhdon qe ne fundvitin 1988 te beje SPIUNIN sa andej ketej, dhe me keq akoma dhe diversion dhe “komardare” ne dore. Hapja e Dosjeve nga BKH nder punet e para te saj, do pastroje jo vetem Politiken, por edhe Median e te gjitha te tjerat me radhe. Edhe pak kohe vazhdo e HA cfare te dali “perpara” e “mbrapa” o Fevziu, se s’do dish ku do ja mbash, edhe pse je shume i kamur ne prona e para. Qe nuk do te shpetojne as Ty dhe shume si Ty ne Media, Politike, Drejtesi, etj-etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje