FOTO/ Policia “blindon” qendrën e numërimit në Elbasan, ja çfarë po ndodh

27 Qershor 2017, 11:09Politika TEMA

Policia e Elbasanit ka pastruar pak minuta më parë gjithë lokalet përreth pallatit të sportit Tomorr Sinani brenda të cilit ndodhen 3 KZAZ.

Ende nuk dihet shkaku. Burimet pohuan se një masë e tillë është marrë pas sinjalizimeve se mund të tensionohet situata mes militantëve gjatë numërimit përfundimtar të votave.

Aktualisht Elbasani ndodhen në një projeksion delikat sa i përket vendeve në parlament.

PS po përpiqet të mbajë deputetin e shtatë, ndërkohë që PDIU po rritet shpejt dhe mund të kapë deputetin e tretë. Por nëse PDIU merr deputetin e tretë atëherë PS mbetet me 6 deputetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje