Po shkon drejt mbylljes procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamamentare të 25 qershorit.
Deri në orën 11:23 të mëngjesit të kësaj të marte është ezauruar numërimi i 96.14% i Qendrave të Votimit ose 5155 Qendra Votimi nga 5362 që janë në total.
Nuk ka përfunduar numërimi në Berat, Durrës, Elbasan, Tirane, Gjirokastër, Kukës, Lezhë, Shkodër e Vlore.
Përkundër numrit të votave që shpërndahen nga njëra parti tek tjetra, asgjë nuk ka ndryshuar në numrin e mandateve në rang kombëtar.
PS vijon të ruajë 74 mandate, PD 43, 19 LSI, 3 PDIU dhe mandati i Tom Doshit në Shkodër nën siglën e PSD.