PS thyen bastionin demokrat pas 27 vitesh, fiton bindshëm në rrethin e Matit dhe të Klosit

27 Qershor 2017, 13:16Politika TEMA

Socialistët krijuan një hartë fitoreje në të gjithë vendin, duke thyer në këtë mënyrë të gjitha barrierat e krijuara tërë këto vite të postkomunizmit, apo basationeve të caktuara.

Zgjedhjet e 25 qershorit treguan se elektorati edhe mund të orientohet nga pozitivja, dhe jo të qëndrojnë statik, i palëvizshëm dhe i koracuar në favor të një subjekti politik të caktuar.

Kështu, pas 27 vitesh, socialistët arritën që të fitojnë në tërë rrethin e Matit, përfshirë dhe atë të Klosit, duke e thyer në këtë mënyrë për herë të parë bastionin e demokratëve në këto rrethe. Që nuk kishte dhënë kurrë votë në shumicë majtas për 27 vite.

Aq më tepër që bashkia e Matit por dhe e Klosit drejtohen që nga viti 2015 nga kryetarë bashkie, përfaqësues të Partisë Demokratike. Kandidatët e kësaj zone, Partia Socialiste e Matit, Klosit, kordinatori elektoral Agron Malaj, drejtuesit e forumit të gruas dhe të rinjve punuan me energji dhe të palodhur, duke trokitur derë më derë, fshat më fshat, qytet më qytet për të kërkuar votën.

Më 25 qershor, votuesit e Matit dhe të Klosit e shpërblyen mundin e tyre duke dhënë për PS plot 2 500 vota më shumë dhe duke e filluar fitoren e socialistëve në këto dy rrethe, që dikur kanë qënë në një, dhe që kanë votuar gjithherë për 27 vite me radhë për PD.

Njëherësh, duke qënë se në zgjedhjet e kaluara PD ka qënë mbi 3000 vota më shumë se sa PS, rikuperimi në zgjedhjet e 25 qershorit nga ana e PS ka qënë 5500 vota.

Mati dhe Klosi kanë qënë një barometër i çuditshëm, përderisa gjithnjë dhe ajo bërthamë e majtë që ka qënë në qytete, ka qënë “përmbytur” nga vota e komunave dhe bashkive të këtyre rretheve, duke shënuar vetëm fitore për PD.

Tashmë harta politike edhe në Mat, përfshirë dhe Klosin ka ndryshuar pas 27 vitesh, dhe kjo falë punës dhe të ekipit drejtues të PS të këtyre dy rretheve që nënvizojnë se “është vetëm fillimi i një ndryshimi dhe për këto rrethe”. Ndryshim i cili kishte filluar ditë pas dite që me konturimin e këtij ekipi në organizimin e PS gjatë këtyre viteve.

1 komente në “PS thyen bastionin demokrat pas 27 vitesh, fiton bindshëm në rrethin e Matit dhe të Klosit”

  1. xhejms cupi says:

    Pavaresisht nga disa njerez te pabese dhe bukshkelesa serish fituam,suksese suksese suksese z Agron Malaj bashke me kryeministrin z Edi Rama e meritoni kete fitore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje