Mziu bën "analizën" e zgjedhjeve dhe tregon gjerdanin e artë të PD-së

27 Qershor 2017, 15:10Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i njohur për një sërë “bëmash” në ndërtimin dhe emërtimin e rrugëve ka sjellë një analizë profesionale për zgjedhjet në Kamëz.

Mziu shtjellon si argument investimet dhe thotë se Kamza është gjerdani i artë i Partisë Demokratike.

Veç të tjerash kryebashkiaku njihet edhe për ndërtimin  e bulevardit prej 500 metrash të cilit i vendosi emrin “Donald Trump”.

KAMZA, GJERDANI I ARTË I PARTISË DEMOKRATIKE NË SHQIPËRI

Fitorja e thellë dhe e vyer e Partisë Demokratike Kamëz ndaj koalicionit qeveritar e më gjerë vijon traditën e këtij qyteti, i cili edhe këtë radhë zgjodhi vlerat e demokracisë dhe dinjitetit dhe jo ato financiare. Kamza edhe këtë herë injoroi presionin qeveritar, diskriminimin e pushtetit, duke zgjedhur të jetë i lirë në zgjedhjen e vet.

Puna e strukturave politike të PD Kamëz, shoqëruar me investimet dhe shërbimet e Bashkisë bënë që Kamza të jetë gjerdani i artë i Partisë Demokratike në Shqipëri.

Mirënjohje për çdo qytetar për këtë fitore të radhës të Partisë Demokratike Kamëz!

3 komente në “Mziu bën “analizën” e zgjedhjeve dhe tregon gjerdanin e artë të PD-së”

  1. Dan says:

    Po ku je o “brezi I sheshit te arte” ai popull kamzar ate lloj barbuni ka hak per ta udhehequr…..

    1. Kujtimi says:

      Myziun faqe ziun e ka vendin ne Burk

  2. Haka Tekizoti says:

    Artan Fuga le të marrë shembull nga Xhelal Mziu, që merret me punë e jo me llafe. Nëse nuk e arrin dot Xhelalin me punë të paktën të përpiqet t’ia kalojë me daullen ku Xhalali është mjeshtër (po nami i mirë fitohet kur ia kalon një mjeshtri të vërtetë). Po bëri këtë Artan Fuga, atëherë miletit do t’ia çajë daullen e veshit me këtë vegël muzikore me tinguj kaq të ëmbël. Kështu fiton edhe Xhelali si një shembull frymëzimi për profesorë e akademikë nga më të shquarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje