Zgjedhjet 2017: Fitorja e një spektakli të pashoq televiziv!

27 Qershor 2017, 17:07Politika TEMA

Nga Dalina Buzi

Vetëm një naiv beson se kjo fushatë, ose fushatat politike në përgjithësi të viteve të fundit, luftojnë me programin. Partitë kanë humbur vetëm në raste krizash të mëdha, por në raste të tjera, si fushata e këtij viti, fitorja i ka takuar qartazi atij që ka bërë spektaklin më të bukur.

Përsa kohë votuesit janë numra njësoj siç janë shikuesit, që televizionet i përcaktojnë me sondazhe, atëherë fushatat konceptohen jo si një luftë për programin më të mirë, jo si një betejë idealesh, por si një përpjekje se kush dhe si do të tërheqë vëmendjen më të madhe.

Në këtë aspekt, agjensia “Edi Rama & Co” ka treguar një mjeshtëri të jashtëzakonshme, duke krijuar zhurmën e duhur për të tërhequr sa më shumë njerëz rreth vetes. Siç edhe disa analistë të tjerë e kanë vënë në dukje këto kohë, Rama nuk shpalosi ndonjë program, por ama krijoi një spektakël të përditshëm me të gjithë elementët për të tërhequr vëmendje ku përfshiheshin: Batutat, sherret, stili i veshjes, ndryshimi i skenografive dhe shumë elementë të tjerë vizualë të denja për një program televiziv me shikueshmëri të lartë.

Fushata u mbështet në një skenografi të fortë siç ishin sheshet e rregulluara të qyteteve. Televizioni është sipërfaqe dhe Rama i mëshoi sipërfaqes. Ç’rëndësi kishin diskutimet mbi arsimin, taksat, borxhin e jashtëm, kur njerëzit humbisnin mbi publicitetet “Para dhe Pas” të stolave të rinj dhe pemëve të shtuara nëpër parqe? Edi Rama e ka provuar suksesin me lojën e skenografisë për 11 vite si kryetar bashkie i Tiranës, ndaj nuk kishte se si ta humbte.

Memorja vizuale është shumë e rëndësishme për një popull që harron shpejt dhe bombardimi i përditshëm me “Para dhe Pas” rezultoi më i thjeshti për të kapur interesin e shikuesit dhe për ta bindur se “Ja paska bërë ca gjëra të paktën.” Fundja, kush mban mend dhe kush është i vëmendshëm ndaj statistikave për rritje pensionesh apo ulje taksash?!

Rama 53-vjeçar ka luajtur me propogandën moderne të rrjeteve sociale më mirë se kushdo nga të famshmit e shoëbizit që ka gjysmën e moshës së tij. I zhveshur nga petku serioz që mori gjatë qeverisjes 4-vjeçare, Rama iu rikthye Personazhit! E urreje apo e doje, Rama ishte si Çani në televizion: Prapë do ta kaloje telekomandën ta shihje. Personazhi i tij ishte Personazhi i Reality TV të shekullit të 21-të, njeriu që pasi takon Merkel, futet në FB dhe zihet me “gocababit98”, pasi vendos rregullat e veta nëpër televizione, hap celularin apo ERTV dhe krijon emisionet e tij, kryeministri që vendos për tendera e koncensione dhe paralelisht ka kohë të postojë edhe Meme, që vesh kollare në mbledhje qeverie dhe tuta e t-shirt si “një nga të 30-tët e Noizyt” kur del nëpër popull. Në këtë fushatë, Rama mori të gjitha ngjyrat e pallateve të tij të Tiranës, por edhe më shumë. Dhe nëse ngjyrat e tij nuk ishin mjaftueshëm, apo njerëzve u vrisnin sytë, atëherë i zbuste me Erion Veliajn, i cili për hir të së vërtetës, ka një ndikim shumë të madh në fitoren e PS-së, të paktën për qarkun e Tiranës.

Strategjia e Personazhit televiziv Rama, funksionoi njësoj siç funksionon me çdo personazh televiziv kontroversial që ka një ekspozim aq të madh në media, saqë shikuesi mësohet dhe e pranon, pa iu futur në thellësi nëse ai/ajo di të flasë, nëse ai/ajo di të pyesë, nëse ai/ajo ka një vlerë a kontribut në pozicionin e tij. Në fund, familjariteti dhe interesi për të “parë edhe më se çdo të thotë a të bëj këtë rradhë” fiton dhe shikuesi preferon më mirë ta ketë rrotull Personazhin, sesa ta humbasë.

Nga ana tjetër, në një televizion krejtësisht më konservator, konkurronte “moderatori/autori” Lulzim Basha, i cili fatkeqësisht krijoi një spektakël pa skenar të mirëfilltë dhe më e rëndësishmja pa finale.

Fillimisht, ai hyri kur dha dorëheqjen Personazhi, që në këtë rast ishte ekuivalenti i Ramës, Berisha (madje mendoj se ky i fundit është një “Natural Born” në krahasim me Ramën). Pra në terma televizive, është njësoj sikur Ardit Gjebrea t’ja lërë “E diela Shqiptare’, dikujt që i beson në staf, pa e testuar, nëse do të ketë të njëjtin besim dhe interes në publik.

Basha, në pozicionin “e të përfituarit” dhe jo “e të merituarit”, në vend që të përqëndrohej për të merituar pozicionin brenda një partie që ashtu si e “E Diela Shqiptare” ka ndjekshmërinë e saj besnike dhe të madhe prej vitesh, kërkoi të eksperimentonte me metoda prej amatori, duke krijuar një shoë pa skenar dhe më e keqja, pa justifikuar mbylljen.

Krijimi i çadrës në vetvete mund të dukej interesant, por zhvillimi i kuptimit të çadrës, ngjasonte me spektaklin e fundit të BB9. Sajojmë ca çifte, i fusim në një shtëpi dhe më pas çfarë kemi? Muhabete buke.

Çadra që ndoshta u synua të kthehej në simbolikë rezistence, në fund u shndërrua në një pengesë fizike për qytetarët. Spektakli, që duke konsideruar rëndësinë e Partisë duhet të ishte “Primetime” ngjante me ato debatet e dështuara politike mes kryetarë komunash e kandidatë nëpër rrethe që dikur u tentuan nga televizionet (për hir të demokracisë) por nuk patën asnjë shikueshmëri. Shtoji dhe faktit, që përveçse Moderatori/Autori Basha nuk ka popullaritetin e duhur për të tërhequr vëmendje, ai largoi edhe personazhe që në fund (në terma televizivë) i ngrenë audiencën si Topalli, Bregu etj.

Nga ana tjetër, kishim edhe Ilir Metën, i cili kaloi nga pozita bashkë-autorësie në oponent i fortë kundër një emisioni që e “gatoi” bashkë me Ramën, brenda një muaji. Kurba e kreshendos së akuzave ishte aq e shpejtë, saqë padashje nuk llogariti se publiku vërtet ka memorje të shkurtër, por nuk vuan nga alzheimeri! Brenda një muaji, ish-bashkë-autori që mbronte çdo vendim të Ramës, nuk mund t’i kthehej kundër e ta quante pengesë në zhvillim.

Përgjërimet e Ramës “Më jepni timonin se më pengoi Meta” ishin më të besueshme, sesa akuzat e ish-bashkë-autorit që në fund të fundit, zgjodhi të drejtonte qeverinë dhe nuk ishte “I kushtëzuari” për ta drejtuar.

Partitë e tjera, duke përfshirë edhe “Libra” të Blushit apo “Sfida” e Bojaxhiut natyrisht që do të humbnin. Ata do të humbnin gjithsesi edhe sikur të kishin një program të tyrin televiziv. Sepse siç e thashë më lart, populli është publiku që tërhiqet pas sipërfaqes dhe kur do të rrish në thellësi, atëherë rrezikon të kapësh qoftë një vend për deputet ose sërish në gjuhë televizive, të hapen dyert vetëm në ndonjë orar gjumi pas orës 23:00.

Natyrisht është keqardhje që të kufizosh një fushatë në një konkurrencë televizive, kur në thelb duhet të jetë interesi publik dhe programi, por fatkeqësisht kjo është e vërteta e fushatave. Kjo është arsyeja përse kompanitë e marketingut politik në botë kanë një xhiro vjetore marramëndëse, kjo është arsyeja përse Rama ka fituar 11 vjet Bashkinë dhe do të vazhdojë të fitojë, nëse nuk do të dalë ndonjë skenarist dhe personazh më i zoti se ai që t’ja marrë vëmendjen publike, ose në rast se nuk do t’i vihet kundër, Erion Veliaj.

22 komente në “Zgjedhjet 2017: Fitorja e një spektakli të pashoq televiziv!”

  1. Grigor says:

    Ah moj cupe, apo sic do thoshte drejtori i Jovan Bregut – moj vajze moj. Paske pare shume spektakle. Jeta nuk eshte spektakel. E ke shkruar kete artikull nga pozita mendjemadhesie te theksuar, se gjoja populli eshte idiot ose naiv dhe genjehet mbas spektakleve, ndersa ti qendron diku shume lart dhe je e after te japesh verdikte per kete popull “naiv dhe idiot”, sic e quan ti. Se kush ta ka rritur mendjen nuk e di, por sic duket je perkedhelur shume. Ulu me avash ne toke, sa nuk eshte vone.

    As Basha as Rama nuk bene spektakel. Te dy u muinduan ne menyren e tyre te bejne premtime per te marre vota. Kush pati me shume besueshmeri mori vota me shume. Populli sheh, populli vlereson. Basha mund te jete i paafte, por nuk ka dhene shenja qe eshte kriminel. Ai eshte i paafte dhe kete paaftesi e ka perdorur krimineli Berisha ne favor te tij. Basha vuan vetem rezultatet e paaftesise se tij.
    Sa per spektakel, beri Ilir Meta, por ishte nje spektakel horror-terror-korruptiv. Qe nje pjese e mire e populllsise e shet voten, kete e dime. Por keto zgjedhje treguan se ti num mund te blesh tere popullin. Elektorati i PD nuk u ble. Qendroi konsekuent idealeve te djathta qe i ndalojne te votojne per PS apo per LSI. Ata nuk blehen. Ata ndoshta bojkotuan por nuk u blene. Respekte per ata votues te PD qe votojne per PD edhe kur e shohin qe ka marre tatepjeten dhe nuk braktisin anijen si burracake.
    Por shumica e popullit votoi PS sepse pane qe Rilindja e kishte marre seriozisht rilindjen e zonave urbane, reformen ne arsim, reformen ne drejtesi dhe ne sistemin e administrimit te energjise elektrike.
    Por ata 200 000 vorues te LSI, do t’ju vije turp nga vetja per ate vote qe kane shitur ddhe u iku kot. Ndersa elektorati i PD do vazhdoje te jete me ballin lart se votoi per ato ideale qe besojne – pronen, demokracine, shtetin, dhe konservatorizmin e te djathtes. Fakti qe ata kane shprese tek nje ekip i dobet, nuk i ben fajtore per zgjedhjen e tyre. Ata vetem kane shprese se ky ekip, PDja, nje dite do te forcohet dhe do jete kandidat i fuqishem per te marre pushtetin.
    Ndersa elektorati i LSI, perfaqson ata ish-socialiste dhe ish-demokrate qe nuk kane kurrfare ideali politik pervec parase, nje pune ne shtet ku te vjedhin, dhe te mos u kerkoje llogari njeri per ryshfetet qe marrin.

    Pra moj vajze moj, nuk na the gje. Mendjemadhesia shkon kaluar dhe kthehet ne kembe thote populli. Ty dikush po te promovon dhe ose ka hyre mik tek Merua ose ka paguar para qe te te botohet artikulli, por ti nuk ke te drejte qe te ofendosh nje popull te tere se gjoja u genjyen nga ariu i cirkut me i shkathet. Mos harro se edhe ti edhe prinderit e tu jane pjese e atij populli. Po ti votove moj vajze? Po nuk ke votuar, je nje gomarice e vertete. Po ke votuar, edhe ti na qenke pjese e atij spektaklit tend te famshem. Pra reflekto dhe mos u bej mendjemadhe te vish e te na tregosh se ke zbuluar Ameriken. Ajo ka nja 1000 vjet qe eshte zbuluar, se edhe Kolombi eci ne gjurme te te tjereve para tij.

    1. Lola says:

      Te mbeshtes plotesisht Grigor.
      Shpesh here mendoj se sa delikate eshte Shqiperia me kete rini, si kjo shkruesja, qe ka luksin t’i botojne te gjitha broçkullat qe ka ne Koke.
      Por besoj, se te rinjte qe perballojne jeten me djersen e tyre, qe jane me kembe ne toke, perbejne shumicen, dhe nuk ndikohen nga shkruesja e mesiperme.
      Ne kohen time keto çupka I quanin me delikatese tarallaçka.
      Sot keto kane fuqi te pa justifikueshme intelekti, dhe duan te ndikojne ne pjesen tjeter te rinise, qe te quhen VIP.
      Por ato mjaftohen me deshiren per te dale ne ekran dhe gazeta, pa menduar se behen qesharake, mjafton te shohin emrin dhe fytyren e tyre, ne to.
      Vete votat treguan se dhe te rinjte, krahas familjeve te tyre, dine te gjykojne dhe vendosin.
      Por kjo shkruesja ka dashur te imitoje nje tjeter shkruese, qe vuri nje foto me nje tufe delesh, per te ofenduar nje popull te tere.
      Por ofendojne vehten duke treguar sa boshe jane, dhe sa pa dinjitet.

    2. greece is shit says:

      populli Shqiptar tregoi se sa i deleruar eshte…..dhe se sa pa programe ishte kjo fushate ndaj juve qe e kritikoni beni mire te kunderargumentoni thelbin e shkrimit……une votova Ben Blushin sepse e doja zerin e tij ne parlament dhe im ate nuk me foli gjithe diten me goje…..te nesermen kishte nevoje per ca ilace dhe ma hodhi si anash e anash…..i them “baba i dashur shko te Edi Rama dhe kerko rritje pensioni, une nuk te paguaj me, ti kerkoji llogari atij qe i dhe voten…….”……….qe ketej e tutje do ti le prinderit te hane buke e dhalle dhe te kerkojne pension me larte te ai qe votuan. ….une nuk jam instituti i sigurimeve shoqerore e shendetesore………

    3. Sara says:

      Ju faleminderit per kete pergjigje te qarte dhe te shtjelluar mire. Besoj se zonja Buzi, dhe kushdo tjeter, do te kete mundesine ta lexoje dhe ta mendoje me mire. Partite nuk bene spektakel. Bene fushate ashtu sic duhet. Por duke qene se ne tere keto vite te sistemit shumepartiak, kemi pare vetem fushata rrumpalle, atehere cdo fushate tjeter e mireorganizuar duket si “shkelqim i tepruar”, strategjik, dhe dominant ne vendimet per masen. Aspak keshtu! Populli nuk gabon.

  2. Alqi says:

    Nje shkrim ky, me titull “televiziv” ,varianti me i drejtperdrejte i te cilit do mund te ishte sipas autores: Shperblimi qe vjen nga nje popull budalla.
    Eshte per te ardhur keq per vleresime te tilla te elektoratit dhe zgjedhjes qe ai bëri.

    1. arbereshi says:

      Shikoi foton dhe mos e lexo fare shkrimin dhe do te kuptosh se me cfare bibe ke te besh

  3. enter"" says:

    Ja edhe nje e zhgenjyer e rradhes.
    Pse ne vendet e tjera mos behet ndryshe? Ky shkrim duket sikur te ka surprizuar ty, sikur qenkesh e shokuar nga prezenca televizive. Po normal, mesazhi percillet ne forma te ndryshme, dhe merita I shkon atyre qe dijne ta shfrytezojne, por ke harruar dallimin me te madh.
    Edi Rama eshte gjeni, dhe duhet te jesh mire qe nje njeri I tille eshte ne krye te Shqiperise

  4. sit... back..and relaks →→→ says:

    Ja ke fut kot, po per bionde qe je e kalon klasen

  5. opalina luzi says:

    ti qe dukesh cup bukurane vetem e ke par edin por se paske degjuar .mbase te tjerat ste kan ineresuar por edi e ka shpalosur programin cdo dite ka ber refurma qe po fillojne te japin fryte sbesoj qe qindramijra votues te kene votuar per gallat

  6. vjola says:

    Populli votoi sy hapur e me mend ne koke . Me detyron te te them qe ti qenke fycke nga mend e kokes . Ne qofte se ti edhe ndonje fyell tjeter nuk e dini mesoni nga ky popull qe di te te jap hakun kur i mbushet mendja . Populli mbare VOTOI VETINGUN . Jeni gati o njerez te pafytyre qe nuk ngopeni se shqyeri Shqiperine , votoni vrasesit e ketyre 27 vjeteve boll te mbushni te ardhurat tuaja pa flaka ti bjere Shqiperise . Harram buken qe hani ne kete vend . Doni apo nuk doni ju o varremihes Shqiperia me kete popull te mrekullueshem do te eci drejt zhvillimit .

  7. ekasei says:

    Bukuroshe merre pak me ngadale, duket qarte qe je lodhur shume per ta bere kete artikull…sdo ishte kaq e veshtire po te ishe lodhur po kaq per te degjuar programin e PS.

  8. Xen deledashi says:

    Miope, fizikisht dhe psikologjikisht.

  9. Taqka says:

    Nuk të vëmë faj Dalina Buzi. Edhe pse je ngjyrosur bionde, thelle ne mendje je vërtet një bionde

  10. butrinti says:

    EDHE TI E KAZANIT JE MOJ CUPELINE

  11. paradoxal says:

    doli dhe nje bibe tjeter…nsq nsq …nuk rrine dot keto. po mire te tha “sit back..” me siper: si bibe bjonde qe je e kalon klasen

  12. timo says:

    Ju gboheni zonje. Vec kur nje permbajtjeje te bukur( te shendeteshme) i vishet nje forme e bukur(adekuate) kemi nje spektakel te perkryer. Vetem atehere publiku(elektorati) te afrohet, te prshendet, te duartroket (te voton). Ndryshe, te braktis. Permbajtja e fjalimeve te Rames kishte peshen , niveli dhe problematiken e kohes qe jetojme. Populli, nuk kishte si mos e kuptonte kete.

  13. Kondraqi says:

    Nga komentet me lart mund te them vetem qe populli shqiptar e meriton plotesisht ate qe do pesoje. Dite te zeza po vijne, mjere ata qe do shikojne…

  14. ATDHEU says:

    Grigor i sakte komenti juaj.

  15. Gimmi says:

    Po po, të gjithë ata që nuk janë të një opinioni me mua janë: naiv, të pa pjekur,nuk thellohen në gjykime dhe që gënjehen lehtë.ose me një fjalë të vetme: Leshko!
    Përshëndetje!
    Ah! nuk e mendojmë njëlloj bashkë….

  16. ANNA says:

    o dalina, po cte duhet qe meresh me gjera qe si kupton.

  17. ben says:

    Dalina, na kenaqe me kete artikull. Me mire shko nge kembet me ndonje hotel se me sa duket vetem per ate pune paske mend. Per fat te mire, vendi ka plot gra te mencura qe mund dhe duhen degjuar. Ti nuk je nje nga ato. sorry….

  18. arbereshi says:

    Mos ju veni femijve emrin DALINA se eshte e sigurt qe do te dalin BUDALLACKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje