Një biznesmeni i është bërë atentat sot në kryeqytet në një skenar mafioz.
Tefik Hyka, ish-pronar i fabrikës së tullave në Vorë, është plagosur rëndë në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet, nga persona që lëviznin me një motor.
Hyka ka qenë duke pirë kafe, në një tavolinë në ambientet e jashtme të lokalit kur është qëlluar me plumb në kokë.
Policia ka arrestuar tashmë një person të dyshuar, por nuk dihet nëse ai është autori i bashkëpunëtori.
Mësohet se ndaj Hykës ka pasur edhe më parë atentat dhe se kishte konflikte, por megjithatë lëvizte pa mbrojtje.
Postblloqe të shumta të policisë janë ngritur në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, ku kryesisht po kontrollohen personat që lëvizin me motor.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu ka pohuar se po punohet për kapjen e autorit tjetër dhe për zbardhjen e atentatit.