STATISTIKAT/ Ndalet rënia e euros në vend; Në Bursa, monedha e përbashkët kapi nivelin më të lartë të një viti përkundrejt dollarit

28 Qershor 2017, 19:46Ekonomia TEMA
STATISTIKAT/ Ndalet rënia e euros në vend; Në Bursa, monedha e

Që prej fillimit të këtij muaji monedha e përbashkët europiane ka pësuar rënie të vazhdueshme, duke u zhvlerësuar me rreth 2.2 lekë dhe duke kapur nivelin më të ulët që nga fundi i gushtit të 2009-ës.

Ky forcim i lehtë në tregun vendas i monedhës së përbashkët vjen pasi euro arriti nivelin më të lartë të këmbimit të një viti në tregjet ndërkombëtare. Në bursë 1EUR këmbehej me 1.13 USD.

Forcimi i euros në bursë u mbështet në përgatitjen e Bankës Qendrore Europiane për të zvogëluar programin e saj stimulues prej 2 miliardë eurosh.

Monedha është forcuar me gati 10 pikë përqindje në tregjet ndërkombëtare këtë vit, ndonëse në Shqipëri ka qenë në nivelet më të ulëta të nëntë viteve.

Nënçmimi i euros ka tërhequr poshtë të gjitha monedhat e tjera, duke qenë se euro në tregjet ndërkombëtare është forcuar përkundrejt dollarit.

Si rrjedhojë, ky dobësim i euros ka ndikuar në zhvlerësimin e të gjitha monedhave të tjera, duke ruajtur raportin e këmbimit të euros me shportën e monedhave kryesore në bursë.

Sipas ekspertëve të kursit zgjedhjet kanë qenë shkaku kryesor i nënçmimit të euros në ditën e djeshme, e cila po këmbehet në nivelet më të ulëta që nga fundi i gushti të 2009-ës, kur këmbehej më 131 lekë.

Gjatë fundjavës së zgjedhjeve u konstatua një qarkullim i lartë në valutë, që u reflektua në tregun zyrtar dje, kur u hapën bankat, me një rënie të fortë në tregjet e këmbimit valutor argumentojnë ekspertët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje