Prokuroria kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën

29 Qershor 2017, 11:35Kronika TEMA

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 9 vjet burg për ish kreun e bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjikën, në akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet ndaj tij kanë nisur që në vitin 2015, në akuzat e ndërtimit të paligjshëm dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pasi ishte mbyllur në 2014, çështja u rihap sërish në 2015.

Të pandehur bashkë me Gjikën janë edhe dy ish-zyrtarë të bashkisë, Dorjana Sulaj dhe Ridvan Mersinaj, për të cilët Prokuroria ka kërkuar dënim me nga katër vite burg.

Dënim me burg deri në 6 vite është kërkuar nga Prokuroria edhe për një biznesmen të qytetit bregdetar i cili ka përfituar lejen e ndërtimit abuzivisht me firmën e Shpëtim Gjikës.

 

3 komente në “Prokuroria kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën”

  1. fieraku NGA varibopi says:

    ooooo Pëtoooo, mire gruaja që të trodhi po këta duan të të dhjesin edhe mustaqet a të qifja udhet !

  2. Vlonjati says:

    Mereni per musyaqe dhe kridheni brenda kete felliqesire qe shkateroi vloren bashke me para ardhesit e tjere si neki dredha qe lejoi zhdukjen e parkut rinia.ptuuuuuuuui

  3. ERA says:

    Plehra duhet te haje 20 vjet per krimet qe i beri Vlores.
    Po shpetoi se eshte shoku i Rames (jo per sy e faqe, por i betuar) ne djalle te veje Drejtesia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje