Fier/ Kreu vepra të turpshme me të miturën, arrestohet 41 vjeçari

30 Qershor 2017, 10:28Kronika TEMA

Policia e Fierit ka arrestur një 41 vjeçar pasi ky i fundit ka kryer vepra të turpshme në banesën e tij ndaj një vajze të mitur.

41-vjeçari me inicialet D.M ishte shpallur në kërkim nga policia menjëherë pas denoncimit të kryer nga famjarët e të miturës.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vepra të turpshme”, parashikuar nga Neni 108  i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

-D.M, 41 vjeç, banues në Fier.

Në datën 28.06.2017 ky shtetas dyshohet se në banesë ka kryer vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 12 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal.

 

1 komente në “Fier/ Kreu vepra të turpshme me të miturën, arrestohet 41 vjeçari”

  1. €piriiiiii says:

    D.M cfar eshte Markë e njohur, apo minoren dhe slohet nga ligji. Jini pa pik lidhje si Gazetari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje