Kjo foto me bikini e shkodranes Brigela Demaj, ka ngjallur reagime masive në rrjetet sociale. Shumica kanë qenë dashamirëse por shumë aspak pozitivë.
Madje, disa kanë shkuar aq larg, sa i kanë kërkuar ta heqë menjëherë foton e profilit, të bezdisur a të kompleksuar nga disa kile më shumë të Brigit e cila njihet jo vetëm në Shkodrën e saj por edhe më gjerë për talentin në fotografi.
Shkodrania është një fotografe e shkëlqyer dhe nismëtare e shumë nismave që lidhen me pabarazinë e diskriminimin.
Nisur nga reagimet, Brigela ka kthyer për të gjithë, një përgjigje që duhet ta lexojë çdo vajzë për mesazhin e madh që përcjell.
“Ne jemi të bukur siç jemi dhe s’i detyrohemi asgjë askujt. Mënyra se si dukemi është zgjedhje e jona dhe vetëm e jona”.
MESAZHI I PLOTË I BRIGELA DEMAJ:
Me duket shume banale me sqaru gjana te cilat duhet te jene te kjarta si drita e diellit, gjithsesi nuk asht hera e pare qe edukoj njerez
?
Ah, dhe kjo sigurisht nuk asht nji tentative me peshku komente “Je shume e bukur ashtu sic je”. Nuk kam nevoje me me than njeri qe jam e bukur, sepse e di qe jam.
Tetan ata qe me njohin personalisht, e dijne se sa modeste jam, gjithsesi e ndij shume te nevojshme me than me sinqeritet te plote, qe jo vetem nuk me prekin ne asnji lloj forme komentet negative te dikujt mbi paraqitjen teme, por as pershtypje nuk me bajn. Ndjenja e vetme qe kam asht njifare keqardhjeje per intelektin e tjetrit dhe intelektin e njerezve qe me rrethojne pergjithesisht.
Une jam nji nder mijera gra ne bote te cilat nuk duken si ne revista, biles, as grate e revistave nuk duken si ne revista. Une, si nji nder keto mijera gra, nuk i detyrohena askujt paraqitjen e nji kukulle Barbi, nuk i detyrohena askujt asgja, ne fakt.
Une e kam shkeput me kohe e me vakt kontraten e pashkrume me burra te cilet me tregojne se si duhet te dukem (ose gra bartese te ketij mentaliteti te shpikun nga burrat). Trupi jem asht i jemi dhe vetem i jemi, paraqitja jeme asht zgjedhje e jemja dhe vetem e jemja, dhe vetem une e vendosi sa e bukur jam.
Tashti, per tu rikthy te fotot e mia me te cilat ju duhet te mesoheni sepse vera asht e gjate, jam e sigurt qe nuk jam vajza e pare qe shikoni ne rroba banje. Pra, ku qendron lajmi sensacional e nji vajze ne rroba banje? Ah, asht mbipeshe, nuk ka fotoshopu fotot, dhe nuk ka ba as perpjekjen ma te vogel me u duk ashtu sic te tjeret mendojne se asht mire me u duk.
Ajo qe nuk po kuptohet ketu, asht qe fotot, si cdo gja tjeter, nuk postohen per ju, po per kokrren e qefit tem, si manifestim i dashnise dhe simpatise qe une kam per vedi. Pra, as qe du komente nga te tjeret, qofshin pozitive apo negative. Uroj qe ta arrini ndonjihere kyt status mendor qe gezoj une.
Tjetra gja qe nuk po kuptohet, asht qe, nese une postoj nji foto ku jam thjesht.. vetja jeme, nxis dike tjeter me e dasht vedin dhe mos me ra pre e stereotipeve idiote te shoqerise, e sinqerisht, uroj me gjithe zemer qe te kete plot njerez si une.
E deshiroj dhe enderroj nji dite kur grate, than popullorshe, s’kane me ju pjerdh ne menyre absolute, kur s’do kete ma diskutime mbi fundet e grave, shamite, kodet e veshjes e norma e ligje te shpikuna nga burrat per trupin e grave, nji dite kur grate do te jene pronaret e vetme e absolute te trupit te tyne.
Nderkohe mu personalisht si Brigele, mundeni mos me me ca bythen online, se nuk shquhem per temperament te mire dhe keni me perfundu gjithmone te tallun e te perqeshun publikisht.
Tash, shijojeni veren dhe mbani funksionimin e dy organeve tuja ne proporcion te drejte, gojen dhe trunin. Nese truni asht sa ai i nji peshku, sikur s’ka sens me fol shume.
Te lumte gjuha e mprehte (pa dhjam). Kombinim i bukur i nje dialekti anakronik dhe nje edukate moderne. Nga tirona i thone mos na caj sumen. Kjo eshte edhe pergjigja e shume komentueseve per fotografite qe na i paske nxjerre per ti shijuar vete. Nuk te del pasyra ne shteqi apo ne WC-te publike per te kenaqur narcisismin tend moj luaneshe deti?
NARCISISTE !
Me se normale kur nje femere i japin nje telefon me “Social Networking apps” ! Ajo kthehet ne nje narcisiste duke rene ne dashuri me fotot e saj !
Pyes veten se kur do ta kete humbur fillin e realitetit e u kthye ne nje deshtake feministe !?
Do kete qene ne adoleshence apo me vone ?
Si i thone moj Brigela, syri eshte me i dhjamuri.
Une nuk e njoh kete vajzen (dhe nuk kam pse e njoh detyrimisht), por nga menyra sesi shprehet, me siguri qe e ka problem ate qe thote se nuk e ka problem. Sikur te shprehej soft (lehte) dhe pa vulgarizma, eshte nje emancipim i shendoshe. Ne thelb ashtu sic e thote ajo duhet te jete, por ka dicka qe nuk shkon. Deshiroj qe mendimi i saj te kultivohet, te pasurohet, sepse do t’i bente nder shume vajzave, grave, por sidomos burrave qe te kerkojne tek nje femer, jo vetem bukurine fizike, por edhe bukurine intelektuale, elegancen e mendimit dhe shprehine e paqte femerore. Te katerta eshte e veshtire te gjenden bashke, por nuk ekziston vetem e para. Ndersa do te keshilloja qe burrat shqiptare te mendojne me teper per estetiken fizike, sepse sikur calojne pak ketu. Jo se nuk calojne intelektualisht, te kuptohemi drejt, por sikur ambienti shqiptar do te ishte me i qyteteruar keshtu.
Shum e sakte, se u shklyn femrat tu fry byth e gjoks se po te kishin mundesi edhe trurin do e kishin mbush me silikon.
Ju pershendes.Pergjigjie ju jepet vetem atyre qe e meritojne,me rezulton se nuk ka nga ato qe e meritojne.Ka ardhur koha per te bere emancipimin e burrave.
Nga komenti qe ben, ose je femer ose ne trupin tend, niveli i Estrogjenit eshte shume here me i larte me ate te Testosteronit
Neutrino, kjo gjuhe nuk eshte anakronike por gjuha e vertete shqipe qe flitet ne dy te tretat e Shqiperise dhe jo si kjo qe shkruaj une me imponim.
Kush ta paska imponuar !?
Pershendetje jam dakort me vajzen. Vetem ne nje pike nuk perputhem. Aty ku thote qe foton nuk e poston per te tjeret por per veten e saj. Me sa di un rrejetet sociale me postimet e tyre jan bere te treguar te tjereve si je, cfar ben, si jeton, etj etj etj,. Po te jet per qejfin tend i mban ne album keshtu qe asnjeri nuk te kritikon. Se rrjetet per ate pun jan bere te bejn publike ate qe ti don qe te tjeret te shohin dhe komentojn nje foto nje koment etj ndryshe nuk do te ekzistonin. Nese jam gabim me thoni.
Pordhët e kesja me rigon dmth. ( figurativisht, se po të pirdhte vertetë…… E imagjinon vete ti )
Bravo!
mendime ne dukje emancipuese por nga vulgariteti i te shprehurit nuk duhet te tregojne se femrat duhet te jene te tilla. Populli thote Kjo femer ka varferi mendimi. Sa per gojen e trurin per mua i mungokan te dyja… ose i ka cuar per pushime. Gjuha eshte kulture e ta respektosh ate do te thote te duash vendin tend. dialektet jane perrenj ne detin e gjuhes se normezuar kombetare.
Brikena do dem. Nuk ja japin, është mërzitur tani e shet pordhë
I ke ngatrru emrin fieraku, e ka Brigela, e jo Brikena.
Jam me ty Brigela