Foto-çudirat e aksionit Task-Forcë, ja si abuzojnë zonat periferike me ujin e pijshëm të Tiranës

1 Korrik 2017, 11:32Sociale TEMA
Foto-çudirat e aksionit Task-Forcë, ja si abuzojnë zonat

Ndërsa edhe sot pritet që termometri të shënojë 40 gradë në hije dhe ku si pasojë e thatësirës së gjatë një pjesë e qytetarëve të Tiranës në zonat e largëta po vuajnë furnizimin jo normal me ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, ka edhe nga ata qytetarë të papërgjegjshëm që pavarësisht paralajmërimeve të Bashkisë së Tiranës, kanë vijuar ta përdorin ujin për ujitjen e tokave dhe të produkteve bujqësore.

Grupet e Task-Forcës të shpërndara prej dy ditësh në terren kanë konstatuar një numër të madh rastesh abuzive dhe të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, duke e përdorur ujin për të ujitur tokat dhe të mbjellat bujqësore.

Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri se si qytetarët, kryesisht të zonave periferike, kanë masakruar tubacionin kryesor me lidhje që përdoreshin për ujitje, lavazhe apo për qëllime të tjera. Ndaj këtyre rasteve, grupet e Task-Forcë, përveç ndërprerjeve të këtyre lidhjeve, kanë vendosur gjoba për shpërdoruesit e ujit, ndërsa për ata që kanë përbërë vepër penale kanë bërë denoncimin dhe shoqërimin e autorëve në polici.

6 komente në “Foto-çudirat e aksionit Task-Forcë, ja si abuzojnë zonat periferike me ujin e pijshëm të Tiranës”

  1. Asd says:

    Pergjegjesi kryesor eshte shperndaresi i sherbimit; Nuk siguron uje te vazhdueshem.

    1. shvejku says:

      Keta nuk jane profesioniste por matrapaze!
      Pyetje:
      -A u evidentuan personat qe u takonte lidhja e paligjeshme?
      A nuk i lidhin prap fshataret tubat meqenese tapat hiqen kollaj?
      Pse nuk u salduan vrimat?

  2. Shqipe says:

    Përgjegjësi kryesor jemi ne të gjithë. Për arsye që dihen tashmë. Një nga arsyet është që mendojmë vetëm për sot dhe jo me gjatë.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      pergjegjsit ishim dikur shqipe…sot pagujme 35 000 muji e skena uje..ne evrope maksimumi 7euro muji pagujn familjet ne parelit e mdhenj 25 ec aty..jasha afrika

  3. BB says:

    TE PERDORESH UJIN E PIJSHEM PER VADITJE, LARJE OBORRESH,MAKINASH,PISHINA , ETJ, ESHTE KRIMINALE , NE NJE KOHE QE TE TJERET NUK KANE UJE NE FAMILJET E TYRE. TA MARRIN ME PUSE OSE BURIME ALTERNATIVE (UJIN TEKNOLOGJIK), SI BEN GJITHE BOTA, POR JO NGA UJESJELLESI. PER KETE QELLIM TE GJOBITEN QE TE MOS U BJERE NDERMEND AS NE ENDERR KJO PUNE, PER TE ZVOGELUAR HUMBJET NE RRJET. MREKULLIA MUND TE NDODHE DUKE:1. MINIMIZUAR HUMBJET ABUZIVE NE RRJET DHE 2. ME ANE TE INVESTIMEVE PER ZGJERIMIN E SITEMIT UJEMBLEDHES E PERPUNUES SI DHE FUQIZIMI I RRJETIT QE KRYHEN NE KOHE SISTEMATIKISHT DHE VAZHDIMISHT, POR NE KETE PIKE SIC E DIME MREKULLIA NUK MUND TE NDODHE BRENDA NJE NATE. ADMINISTRIMI NGA TE GJITHE I UJIT NGELET JETIKE SIDOMOS NE KETO DITE TE NXEHTA VERE.

  4. Liri says:

    Ne burg horrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje