Mjekët ndërpresin operacionin për të ndjekur ndeshjen e futbollit

30 Qershor 2017, 20:30Sociale TEMA

Të gjithëve iu ndodh të ndërpresin punën për të ndjekur një ndeshje të rëndësishme sportive herë pas here. Por, po nëse jeni një grup kirurgësh në sallën e operacionit, gjatë ndeshjes më të rëndësishme të vitit?

Pikërisht kjo ka ndodhur në  Kili, ku disa mjekë duket se kanë ndërprerë operacionin, ndërsa festonin golin e ekipit të tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave, kundër Portugalisë.

Nuk dihet nëse video është e vërtetë apo jo, por nuk duket të jetë edhe aq e pazakontë.

Kjo, pasi pacienti nuk duket të jetë nën tubat e oksigjenit, çka do të thotë se mund të jetë një ndërhyrje e lehtë kirurgjikale. Për më tepër, nëse jeni duke u operuar dhe e dini se do të jeni zgjuar gjatë operacionit dhe është ndeshja më e rëndësishme e vitit, atëherë përse të mos e ndjekësh direkt në TV?

Sigurisht, mund të jetë disi e frikshme të shohësh kirurgun, teksa kthehet të ndjekjë ndeshjen, por të paktën nuk të duhet të përqëndrohesh tek thika.

Në fund, Kili sigurisht që fitoi ndeshjen me penallti, duke kaluar në finale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje