Deputeti i PS: Administrata do të jetë në bazë të meritës dhe performancës

4 Korrik 2017, 15:21Politika TEMA
Deputeti i PS: Administrata do të jetë në bazë të

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi turin e dialogut 30 ditor për të evidentuar problematikat kryesore të qytetarëve, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, për qarkun e Elbasanit, ka nisur sot në Peqin turin e dialogut “Bashkëqeverisja me njerëzit për Shqipërinë që duam”.

Duke u ndalur tek ristrukturimi i administratës publike, Balla tha se administrata do të jetë në bazë të meritës e performancës dhe jo mbi bazë të përkatësisë partiake.

Ndërsa më tej Balla falënderoi të gjithë ata që punuan me zemër dhe vendosën interesat e vendit mbi interesat e tyre, duke mbështetur dhe duke votuar PS.

Të gjitha strukturat e PS, nga sot e tre muaj me radhë, do të merren me një analizë të thellë të rezultatit, pritshmërive dhe faktorëve.

Në 25 Qershor ne fituam besimin e shqiptarëve dhe nuk do t’i zhgënjejmë ata. Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbys, nuk ka më tepsi. Administrata do të jetë në bazë të meritës, në bazë të performancës; dhe kur flasim për meritë aty përmblidhen të gjitha.”

Më tej, Balla tha se pavarësisht se fushata mbaroi, tani nis puna e vërtetë e bashkëqeverisjes me qytetarët, duke u ndalur përsëri në çdo fshat e qytet për të dëgjuar nga afër problemet dhe sugjerimet e gjithësecilit.

“Sot jemi për të festuar një festë të rëndësishme të Shqipërisë, sepse në 25 Qershor nuk fitoi PS, por fitoi bashkëqeverisja me qytetarët.

Prej sot e deri në fund të këtij muaji do të shkojmë në disa prej zonave të Peqinit për të komunikuar me njerëzit, se PS i ka fituar këto zgjedhje për të bashkëqeverisur me njerëzit.

Ne do të bashkëqeverisim me njerëzit sepse aleancën e vetme që kemi këto 4 vite, e kemi vetëm me njerëzit.

Do të bëjmë të gjitha detyrat që na ka lënë populli, në të gjitha takimet. Ne sot nisim këtu në Peqin bashkëqeverisjen me njerëzit duke i dëgjuar ata dhe problemet e tyre”, tha Balla.

5 komente në “Deputeti i PS: Administrata do të jetë në bazë të meritës dhe performancës”

  1. Sadiku says:

    O zotni Kryeministri ka thene qe do e çojme per skrap.Faleminderit!

  2. Eni says:

    Mbas cdo furtune me keq behet adminustrata e hane te miret.. te paaftet votojneeeee….

  3. vaso says:

    Fjale me te vertete kuptimplote.Votuat per interesin e vendit dhe jo tuajin.Mos na shani ne rast se bejme dicka kunder jush,qe demton sadopak interesat e juaja.Por per ke valle do punoje kjo qeveri?Ne rast se interesi im nuk perputhet me ate vendor,kush jam une dhe cili eshte ky vend,dhe c’lidhje kemi ne te dy me qeverine dhe voten?

  4. kombinatas says:

    fillojeni me zrpp durres eshte nje fole korrupsioni 80%e tyre jane totalisht te koruptuar nuk bejne asnje gje pa euro

  5. mateo says:

    Thuaj Edi Rames qe ne Yzberish(kmy) jetojne mbi 40 mije banore si ne GETO,sepse shteti per 27 vjet nuk ka investuar asnje qindarke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje