Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së Jemin Gjana, në një deklaratë për media bën me dije procedurat që do të ndiqen për organizimin e procesit zgjedhor për kreun e ri të PD-së.
Gjana shprehet se për garën do të jenë përgjegjëse të gjitha degët e PD-së në rrethe ku do të votohet.
“Kryesitë e PD-së në rrethe janë përgjegjëse për procesin e zgjedhjeve për kryetarin e partisë më 22 korrik. Çdo degë do të ketë një qendër votimi.
Edhe ambientet do të përcaktohen nga propozimet që do të vinë. Në selinë qëndrore do të mblidhen të gjitha kutitë e Tiranës. Këtu mund të votojnë deputetët e sapo dalë, anëtarët e këshillit,deputetet e vjetër etj. Kjo kategori ka të drejtë të votojë këtu, por edhe në vendet ku janë me banim dhe kanë degën përkatëse. Në çdo qendër votimi do ngrihet një komision, ku kryetari do jetë një nga nënkryetarët e degëve. Kryetarin e komisionit dhe 2 anëtarët e kryesisë degët e PD do i zgjedhin me votim të fshehtë. Degët e PD gjithashtu janë përgjegjës për takimet e anëtarësisë me kandidatët,” thotë Gjana.
Tani me Jemin Starovarin-kuksian do te kemi nje PD te re! Zgjedhjet jane te vjedhura sic jane keta “demokrate te PD”!
Ky eshte Gebelsi i shqupit . Pa menxyrat tip Ali Spahia , Gjana , e supremi Biberaj , Shqiperia do kishte bere hapa vigane ne legjislacion , ekonomi , dhe anetaresim ne be . Te pakten 15 vjet me pare .
E mbaj mend kete kur kruante hundet ne parlament
Nga doli se ky eshte edhe
I Vogli.