Zgjedhjet mbaruan dhe PD pritet të hyjë në një krizë tjetër, – krizën e përgjegjësisë dhe të zgjedhjes së lidershipit të ri. Ka argumente se zgjedhjet janë blerë dhe se opozita nuk mund të bënte më shumë. Ka argumente se opozita nuk i përmbushi pritshmëritë publike dhe përgjegjësia është kryesisht e saj. Ka argumente se qytetarët kanë ndryshuar sjelljen elektorale apo se PD ka humbur sensin e lidhjes me qytetarët. Ka argumente se disa kritikë në parti ndikuan në rënien e numrit të votuesve, se partitë aleate nuk patën angazhim real në fushatë, se sistemi zgjedhor është penalizues, apo se qytetarët nuk votojnë programe por oferta ekonomike. Secili argument ka mbështetës dhe kritikë. Do të duhen shumë netë dimri për të diskutuar mbi to.
Por fakti është fakt: pas katër vitesh në opozitë dhe një bilanci gri të mazhorancës së majtë, PD ka rezultatin e dytë më të ulët historik, pas 1997. Më 2017 PD ka marrë mbi 300 mijë vota më shumë sesa më 1991, kur të votoje për opozitën ende konsiderohej herezi dhe zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Tabela tregon se PD nuk ka vetëm 73 mijë vota më pak, por ka mbi 166 mijë vota më pak, pasi më 2017 në siglën e saj ishin edhe partitë aleate, të cilat më 2013 morën 528,373 vota, kurse katër vjet më vonë vetëm 455,481 vota.
Me të njëjtën skemë analize, PS më 2017 nuk ka vetëm votat e saj por edhe votat e partive aleate që deklaruan bashkimin e votave me PS. Për pasojë, më 2013 PS mori 751,054vota, kurse më 2017 bashkë me aleatët e saj mori 763,999 vota, ose vetëm 8-9 mijë vota më shumë, – gjithesesi nje arritje e madhe per nje parti pas 4 vitesh konsum ne pushtet.
Mësimi? PS pati shkallë mobilizimi të anëtarëve votues 107%, kurse PD humbi 17% të elektoratit të saj të vitit 2013. Çfarë ka ndodhur? Me siguri të gjithë ne e kemi një përgjigje. Por në llogaridhënien në politikë, siç mëson politologu W.M “politikanëve nuk u pëlqen të japin llogari, ata gjithmonë kanë një alibi për dështimet e tyre; militantët më shumë janë të prirur tu shkojnë pas alibive sesa argumenteve, të parat përtypen lehtë dhe interpretohen si të duash, të dytat kërkojnë kulturë, mendim dhe integritet”.
A jemi në atë pikë? Sipas standardeve të W.M. po, aty jemi. Dhe nëse kjo është e vërtetë atëherë nuk ka ndodhur ende më e keqja për opozitën dhe mbështetësit e saj. Nëse jo, pra nëse teza e W.M nuk përkon me rastin tonë, atëherë opozita dhe ajo çfarë ka mbetur prej saj duhet të gjejë qetësinë, argumentin dhe forcën për të kuptuar se ri-ngritja dhe ndryshimi nuk janë çështje statutesh midis grupeve mbështetëse në rrjetet sociale dhe as mentalitet turme të “tokës së xanun”, – por mbi te gjitha eshte ceshtje vizioni, aftesie dhe sensi pergjegjesie. Bazuar ne praktiken e rasteve te njejta analoge ne Evrope receta eshte klasike: transparenca, analiza reale, hapja, pjesëmarrja e gjerë, riformatimi strukturor, vizioni afatgjatë dhe gara reale demokratike midis alternativave për ekip në lidership do të mund të jenë investimi drejt një opozite të re, të aftë, përfaqësuese dhe konkurruese.
Afrim Krasniqi
eshte shume e lezetshme se si disa analiste si pune e Afrimit, thone fraza te tipit “duhen shume nete dimri PER TE ANALIZUAR SHKAQET E RENIES SE VOTAVE NE PD”, kurse nga ana tjeter i fusin nje fraze te shpejte te tipit “BILANCI GRI I MAZHORANCES SE MAJTE”, dhe me nje te rene te lapsit, Afrimi na e beri gri 4 vjet qeverisje. Nuk ka nevoje te analizoje Afrimi dhe shoket e vet, as te thellohen. I fusin nje “GRI”, dmth as mish as peshk, edhe hopa, hidhemi te fjalia tjeter. Po na tha njeri po pse thua “GRI”, i themi nuk ka qene 100% e mire, po as 100% e keqe. A thua se mes te bardhes e te zezes ka vetem nje nuance gri, keshtuqe askush nuk na thote dot, as je me qeverine as je kunder kesaj. Dhe hopa, e nxorem dhe karten e “asnjeanesise”, pavaresisht se eshte nje asnjeanesi shterpe dhe e ceket, pa thellim e pa analize prej analisti.
Kjo menyre arsyetimi eshte opinion gjize Afrim. Dhe kjo te ben automatikisht opinionist gjize.
Pse nuk te pashe nje here te thelloheshe ne analizen e 4 vjeteve qeveri? Pse i ke gjithmone opinionet as mish as peshk, dmth “GRI”?
Thuaj o burre, si i mendon punet e meposhtme te qeverise:
1. Reforma ne drejtesi
2. Reforma ne Energji
3. shlyerja e borxheve te qeverisjes se meparshme
4. reforma ne sigurimet shoqerore
5. reforma territoriale
6. Reforma ne Arsim
7. projekti i rilindjes urbane
etj etj
sigurisht qe nuk mund te japesh opinion per cdo ceshtje, por ka disa nga keto ne liste, qe sidoqofte nje njeri me nje formim kulturor dhe nivel intelektual mbi mesataren, mund te shprehe opinionin e vet.
Ti mund te kesh rezervat e tua per secilen nga keto nisma, dhe kjo eshte shume normale, por ama nuk mund te besh analize elektorale pa i marre parasysh si faktore ne dobi apo ne dem te qeverisjes.
E pra mua me duket se duhet analizuar shume me thelle performanca e qeverisjes sesa arsyet e deshtimit te opozites. Faktin qe mazhoranca u rikonfirmua me pak a shume te njejtat vota edhe pas “4 vjetesh konsumim qeverisje” (edhe kjo nje tjeter fraze klishé shume e ceket), une e interpretoj si mbeshtetje dhe konfirmim i punes se qeverisjes ne radhe te pare, pastaj faktoret e tjere i shoh sekondare. Prandaj me duket shume efimere perpjekja per ta pershkruar rezultatin e zgjedhjeve si deshtim te opozites me shume se sa si rikonfirmim te qeverisjes.
MOS U TALLNI !
Të vdekurit nuk i bëhen më analiza, por i jepet çertifikata e vdekjes, si dhe konkluzionet e autopsisë…
EPILOG: PD APO NEKROLOGJI?
Nuk është në udhëkryq, i është vënë kryq! Më tej: No comment.
ok