Mbledhja e djeshme e Kryesisë së PD-së është shoqëruar me debate të forta, për shkak se kundërshtarët e Bashës kanë kërkuar shytjen e datës së zgjedhjeve për kryetarin e ri.
Kërkesë që është hedhur poshtë nga mbështetësit e Bashës.
Lapsi.al ka zbardhur disa nga replikat e mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD.
Replikat
Gent Malko: Tani duhet të bëjmë diçka të qartë, kërkesa për mbledhjen e kësaj Kryesie është antistatutore, njësoj si procesi që keni nisur për zgjedhjen e kryetarit. Kërkojmë që kjo procedurë antistatutore që keni nisur të ndërpritet. Madje, edhe drejtimin e kësaj mbledhjeje në bazë të statutit duhet ta ketë z.Ristani, Bozdo e Kadilli. Unë dhe kolegët e mi kërkojmë që procedura për zgjedhjen e kryetarit të hidhet në votim, por jo me ngritje duarsh, por me votim të fshehtë. Ky nuk është mendimi im personal, e mbështet 1/6-a e Kryesisë dhe kjo duhet respektuar.
Jamarbër Malltezi: Zhvillimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit në një procedurë kaq të shpejtë, e bën procesin qesharak. Po kaq qesharak e bëjnë këtë proces edhe një pjesë e kandidaturave që janë bërë pjesë e garës. Mendoj se fillimisht duhet të nisim një proces analize për humbjen në zgjedhje, pastaj të vijojmë me këtë proces.
Edi Paloka: Ne mund të kemi shumë dëshira dhe sugjerime, që në gjykimin personal të gjithsecilit mund të duken të drejta. Por ne këtu jemi për t’iu referuar vetëm kushtetutës së forcës sonë politike, që është statuti. Dhe statuti na e përcakton se zgjedhjet duhet t’i zhvillojmë më 22 korrik. Në garë do të jenë kandidatët që kanë plotësuar siç duhet procedurën, prej të cilëve rezulton se është vetëm z. Basha dhe z. Selami. Propozoj që këta dy emra të jenë edhe kandidatët zyrtarë në garën për kreun e PD-së. Z. Patozi, pavarësisht vullnetit të shprehur, ka përcaktuar disa kushte për të marrë pjesë në garë, të cilat rrethanat i bëjnë të parealizueshme, ndaj edhe rrjedhimisht nuk mund të kualifikohet si kandidat.
Majlinda Bregu: Nuk më intereson kryetari i PD. As që të merrem me variantin një kundër disave, disa kundër disave se kjo do të thotë shkatërrim përfundimtar i PD. Por ti vëmë kapak se kjo na ra e të dalim të frymëzojmë demokratët për beteja të reja, është tallëse. Si do i frymëzoni? Ua kam thënë prej vitesh këto po s’donit të dëgjonit as të shihnit ku po gremiseshim. Ia kam thënë Bashës këtu në mbledhje, ka 4 vite që ka nisur përçarja e PD. Fryma e përçarjes dhe e linçimit publik për këdo që fliste e kërkonte të shihte brenda nesh çfarë nuk shkonte për humbjet tona. Siç e sheh kjo mbledhje nxori nevojën e tmerrshme që duhet të kishim folur para kësaj mbledhje. Të debatonim, flisnim, bërtisnim po të doni, por të shihnim njeri-tjetrin në sy për gjëmën që na ka zënë.
Arben Imami: Duket sikur treni është për poshtë. Mund të krijohet dhe rikrijohet besimi vetëm me një garë të hapur, te ndershme dhe ku dëgjohen të gjithë. Sipas konceptit tim është shkelur statuti, por nuk është ky thelbi. Mendoj se po bëhet një garë e pandershme. Nëse në një pakicë të dërrmuar si kjo dhe një pjesë e partisë do ta quajë garën të pandershme. Të bëjmë një garë në ndershme që kryetari të jetë i pakontestueshëm. Në qoftë se zoti Basha mban ende ndonjë kandidat rezervë se Eduard Selami ka mundësi të ikë kjo do ta bënte garën qesharake.
Gerti Bogdani: Nëse një njeriu i duhen pas 27 vitesh karrierë politike i duhen edhe 27 ditë ekstra për të shpalosur platformën e tij politike atëherë të kos kandidojë fare. Pandershmërinë e garës e cakton procedura e garës, një anëtar një votë. Dhe boll nxorrëm të palarat tona.
Oerd Bylykbashi: Nuk është çështja kur do të kemi garë, por si do ta kemi garën. Momenti kur ne garantojmë standardet bazë për një proces brenda partisë pavarësisht kush mbetet i pakënaqur për rezultatin. Duhet të kemi liri për kandidatët. Duhet të kemi listë të qartë zgjedhësish dhe kjo të jetë shumë e qartë, transparente për të gjithë. Nga baza kemi pasur raportime se ka anëtarë që nuk janë në listë. Siguroni kandidatët dhe listën e zgjedhësve këto janë kryesore. Garantoni transparencën e procesit. Si po i heqim kandidatët e tjerë duke lënë vetëm dy që të mos kemi probleme pastaj.
Jamambër Malltezi: Të bëhet analiza e humbjes së zgjedhjeve. Është qesharak ky proces kaq i shpejtë.
Dhe te mendosh qe Luli “luftonte” me cadren per standartet e votes !
Shikoni se kush ka ngelur ne PD. Thuthuqi Palo-qe. Dhendri hajdut i pronave . Bregu e perkedhelura. Oerdy ideologu i PD. Gerti i Bogdaneve. Beni ish gjenerali e disa te tjere! Nuk ngrohi as ftohin se jane te ftohur ne tajare te gjithe!
Kush e shikon me syrin e mire pa mllefe dhe urrejtje çeshtjen e partise demokratike dhe do qe te shikoje me vertetesi ngjarjet qe ndodhin atje duhet te kujtoje qe: partia demokratike u formua dhe u ndertua keq fare. S’ka nevoje se te gjitha dihen qe nga 1992 e deri me sot. Por per ngjarjen e fundit dhe humbjen ne zgjedhjet e 25 qershorit, me duket pak e habiteshme gjithe gjurulldia qe bejne demokratas dhe te tjere se ajo dihej qe do te humbiste duke pare ecurine e saj. Pyes: vertete u duk e habiteshme humbja?! Dhe kjo humbje vjen ne radhe te pare nga puna e bere nga Edi Rama dhe partia socialiste gje ketyre 44 muajve per shtetitn dhe shoqerine shqiptare, pavaresisht edhe nga deshtime per fajin e saj dhe te te tjereve. Ha buke e mos bej therrime, nuk ka thote populli dhe ai eshte qe vendos. E dyta eshte se gjate ketyre 44 muajve partia demokratike nuk eshte sjelle si opozite as ne parlament e as ne shoqeri. Dhe nje minus te madh i ka Sjelle Sali Berisha ne parlamente dhe jashte. Katastrofik paraqitja e ketij njeriu gjallese, shprehjet dhe opozitarizmi i tij. Nuk i “lejoi” as deputetet e tjere qe mund te donin te benin nje opozite konstruktive dhe ne sherbim te Shqiperise dhe shqiptareve. Uthulla e forte gerryen ene e saj dhe keshtu u gerrye partia demokratike duke zbuluar perfundimisht nga goja e antareve te saj edhe ato qe gjera qe gjoja i kishte te fshehura; degjo Jemin Gjanen apo Genc Rulin qe pasi paralajmerojne sot se mund ti thone te gjitha vjedhjet dhe te tjera, (nuk e di çfare ka ngelur Jeminit pa i thene!). Edhe demokrat te tjere si i pavaruri KQZ-se dhe i varuri partise Olli kerkojne transparence me te drejte por kur e kerkon tek tjetri pa e pasur vete, aha sikur nuk shkon per karakterin dhe sinqeritetin e njeriut. Partia demokratike humbi se e meritonte dhe veshtire kthimi i saj ne pushtet. Do shikohet dhe qendrimi dhe opozitarizmi i deputeteve ne parlament, por po filloi si i shkuari me Sali Berishen e fjalet e tij, zor se do ngelen nje grup njerezish te paperfillur nga askush vetem ne te drejten e tyre per te berbelitur lire dhe per tu urryer nga shumica e njerzeve qe qysh i duruan per kater vjet. Dhe u dhane vleresimin dhe noten. Prandaj partia demokratike kerkon ide te reja nga njerez jo llafazane e cemirezinj, me bejne pershtypje ca te rinj e te reje ne pd dhe sot qe s’kane per tu ngritur ne nivelin e mençurise popullore e jo me te perfaqesuesit te saj, kerkon njerez ose vertete te reabilitueshem ose me karakter e dinjitet, pa mllefe, pa hajduteri, por me nje diapazon te gjere konsensual per te shtruar çeshtje te perbashketa qe i sherbejne vendit. Po ju kujtoj edhe nje thenie te fundit: qengji urte pi dy nena, i serti as nenen e tij.
Jeni shume te vonuar,po shume ama,sa nuk ka doktor qe tju beje dreman,normalisht kjo dihesh,po vetem ju nuk e kuptuat asnjehere se ku ishit katandisur,ju e keni mbyllur kontraten me kete popull ,qysh ne qershor 92.
Qellimi eshte i qarte.Basha kryetar patjter.Nuk mund t’a linta Basha versionin e tij ne duaret e kundershtareve.Ka ngrene buke me Sali Beishen,i cili ishte dhe eshte mjeshter i ketyre dredhive.Por t’a dij mir Basha,se, ai do fundoset me keq bashke me partine e tij.