Ish nenkryetari i PD Astrit Patozi ka akuzuar rende kreun e ‘ngrire’ te PD Lulzim Basha se i ka ofruar pazar, per ti lene gjerat te kalojne, por sipas tij, ai e kishte refuzuar.
“Basha nuk e jep dorëheqjen sepse kërkon të futet në një garë të të kontrolluar prej tij.
Është e njëjtë me kërkesën tonë për largimin e Edi Ramës nga qeveria për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Nuk kanë qenë të paktë njerëzit e Zotit Basha që më kanë propozuar që Zoti Basha është i prirur të ketë një marrëveshje dhe ti lëmë gjërat pas.
Unë nuk jam futur në këtë garë për qëllime personale. Zoti Basha bëri një Pazar dhe i lëshoi kërkesat e tij.
E rëndësishme është që Zoti Basha e ka tentuar edhe këtë dhe unë nuk jam i gatshëm të çedoj nga kërkesat e mia si Basha bëri me Ramën”, deklaroi Patozi ne Top Story.
bravoo! duhet te kete dhe burra te ndershem ky komb .