LSI mbledh Konventën Kombëtare pas dorëheqjes së Vasilit, ja kur do të zgjidhet kryetari dhe zv.kryetari i ri

3 Korrik 2017, 21:07Politika TEMA

Katër ditë pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti i kryetarit, Lëvizja Socialiste për Integrim bën të ditur se do të mbledh Konventën Kombëtare Zgjedhore.

Mësohet se Konventa do të zhvillohet të mërkurën më 5 korrik dhe nis në orën 18:00 për të zgjedhur kryetarin dhe zv.kryetarin e LSI-së.

“Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore.

Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë”, thuhet në njoftimin e LSI-së.

Ilir Meta dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSI-së pas zgjedhjes President i Republikës, ndërsa pas tij u zgjodh Petrit Vasili kryetar dhe e drejtoi LSI-në për dy muaj.

4 komente në “LSI mbledh Konventën Kombëtare pas dorëheqjes së Vasilit, ja kur do të zgjidhet kryetari dhe zv.kryetari i ri”

  1. kashi says:

    ve bast qe monika behet kryetare

  2. Lesh e li says:

    Konventa e hajduteve do zgjedhi kryehajduten. Tosun baci votes Tosun bacin.

  3. Alban.ny says:

    Eshte e sigurte, Monika ose…Bora ( e bija).

  4. Lumi njehere sjell kercunje says:

    Ve bast qe Monika bo te betet ktretare dhe N/kryetar Kreshnik Spahiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje