"Kunati dhe gruaja e Bashës me zyra në PD. Propozonin emra ministrash teknikë. Ja ku gaboi Berisha me Bashën"

3 Korrik 2017, 18:46Politika TEMA

Ish-deputeti Genc Ruli, duke folur për “ABC Nees” tha sot se përgjegjës kryesor i shkatërrimit të strukturës së vjetër të PD-së është Berisha dhe se kunati dhe gruaja e Bashës kanë zyra në PD dhe madje kanë propozuar edhe emra ministrash teknikë.

Sipas tij, Berisha vendosi parimin që humbësi nuk merr asgjë dhe fituesi i merr të gjitha. “Berisha në garën Basha-Olldashi vuri parullën që fituesi i merr të gjitha dhe humbësi asnjë.

“Berisha shkatërroi  PD-në. Ai hoqi të vjetrit dhe vuri parrullën që fituesi i merr të gjitha dhe humbësi asgjë. Të gara Basha –Olldashi, minimalisht Olldashi të paktën duhet të ishte bërë kryetar i grupit parlamentar”, tha Ruli.

Lidhur me Bashën dhe krijimin e një PD-je të re sipas modelit të tij, Ruli tha se kryetari i PD-së u ka dhënë zyra gruas dhe kunatit në selinë blu.

“Ata kanë marrë situatën në dorë aty. Kanë edhe zyra dhe këtë e dinë të gjithë. Aty madje qarkullonin fjalë se ata ishin edhe pejsë e diskutimeve për emrat e ministrave teknikë.

Genc Ruli ndërkohë është bërë i pari hierark i lartë i PD-së i cili ka guxuar të akuzojë edhe Berishën për krizën e thellë ku është futur partia më e madhe e opozitës.

Ai e ka analizuar humbjen e sotme si nje proces që ka nisur që në vitin 2013.

Ai ka kritikuar zgjedhjen e Berishës për t’i hapur rrugë Bashës si pasardhës, duke fshirë gjithë gradën e vjetër e duke i hequr “shtyllën kurrizore PD-së”.

“Fakti se ai e mbylli shpejt garën me Olldashin, se fshiu gjithë nënkryetarët dhe ish ministrat, e përçau PD-në”, tha Ruli.

Por Ruli ka bërë thirrje se Berisha, emri i të cilin ndikon ende fort në PD, nuk duhet të përsërisi prapë të njëjtin gabim.

Ruli i ka dhënë Berishës të gjitha meritat për drejtimin 27 vjecar të PD-së.

Ai ka theksuar se ajo ka qenë “partia e tij” prandaj i ka bërë thirrje të mos e shpjerë atë drejt shkatërrimit.

7 komente në ““Kunati dhe gruaja e Bashës me zyra në PD. Propozonin emra ministrash teknikë. Ja ku gaboi Berisha me Bashën””

  1. valentina says:

    Nuk me besohet qe kete shkrim ta kete bere Ruli,Ruli te thote kete te vertete te madhe per sali karadzicin?cfare presin te tjere emra ne PD dhe ti tregojne vendin njehere e pergjithmone ketij kopili te serbise?loja sapo filloi.

    1. Poshte keta bandite pe-deiste says:

      genc rruli,bregu,topalli,berisha,ridvan bode,shaban tapia,bamkeq topi,lul basha,je-min gjana,besnik mutafa,eno bozdo,genc pordhaqis,seit dollapi,duhet te arrestohen per bashkpunim ne vjedhje monstruoze,shkaterrim te industrise se trasheguar,tradheti te larte dhe krim te organizuar,percudnim te vijes bregdetare,pengim te zhvillimit te ekonomise se Shqipetaret

  2. Lili says:

    Berisha do qe mbas ti mos te mbetet asgje qe vetem ky te permend ne Histori,eshte nje veprim pa vetedije,po qe buron nga nje ego mbivleresuar .Asgje nuk bine nen hijen e tij,e asgje nuk bine mbas ti

  3. Agron says:

    O laraske pse flet tani ti? Apo meqenese nuk ke me cte humbesh dhe fillon llap

  4. Eri says:

    Básha eshte plehre. E “vrau ” PD ne.
    Ti Ruli,je nje plehre qe ke te drejte ne kete rast.

  5. Kris says:

    O Genco! Si e vodhe mire e mire PD dhe Shqiperine tani ke filluar te Kakarisesh! Shume shpejt do te hapen edhe letrat tende bashke me Berishen dhe hajdutet e tjere demokrate!

  6. SB says:

    Kokat hengshi jarebi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje