Sot po rishkruhet historia e Shqipërisë.
Është historia e Arbërisë mijëvjeçare…
Nuk e ndalon dot askush sot rigjallërimin e jetës së përbashkët të shqiptarëve në Ballkan.
Historia do të rishkruhet.
Vetë shteti shqiptar duhet të reformohet demokrarikisht bashkë me rishkrimin e historisë së shqiptarëve: ky është një kusht i garantuar historik që nuk mund ta shkelë apo ta smbrapsë dot askush
Reformimi i shtetit shqiptar aktualisht është marrë në dorë nga Uashingtoni dhe Brukseli. Dhe kjo është ngjarja historike më e madhe për shqiptarët në 500 vjetët e fundit.
Por, na duhet të theksojmë që është Uashingtoni dhe Berlini që e kanë bindur politikën perëndimore dhe vetë Brukselin drejt së vërtetës historike për Shqipërinë dhe për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.
Interesat e Perëndimit tani e kanë sjellë çështjen e Arbërisë në vendin e vet historik, dhe reformimi i shtetit shqiptar ka hyrë që të jetë një çështje historike në rrafsh botëror.
Po të shihet me vëmëndje e kupton se, për politikën amerikane, në dekadat që do të vinë, e rëndësishme është reformimi i hapur territorial i Arbërisë. Kjo në fakt është Shqipëria territoriale.
Por, a e kuptojnë dot këtë liderët politikë shqiptarë të korruptuar në Tiranë? Jo, këta kalamaj janë kundër, dhe duan ta bllokojnë, dhe bashkohen për të kërkuar ndihmë në Athinë dhe Beograd kundër historisë së vendit të tyre.
Në fakt kjo është një ndërmarrje e falimentuar: reforma shqiptare dhe riafirmimi i çështjes shqiptare është i pandalshëm. Risjellja në qartësi të plotë e historisë mijravjeçare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, është sot çështje thelbësore e politikës perëndimore. Për këtë arsye, edhe popullsia çame që jeton në Shqipëri në këtë kohë, duhet të jetë e sigurt se genocidi grek kundër tyre, shumë shpejt do ngrihet ndërkombtarisht siç u ngrit në vitet nëtëdhjetë çështja e Kosovës. Nuk ka as Cipras, as Kocias dhe as Dule që ta ndalojë, sepse është një e vërtetë historike e cila është fshehur ndërkombëtarisht në mënyrë kriminale, duke përfshirë këtu edhe të gjitha qeveritë e Shqipërisë së pas Luftës së Dytë Botërore.
Për të gjithë këtë që shprehëm, reforma shqiptare është e pamundur të ndalohet, por ndërkohë po shihet paqartësi edhe nga fituesi i zgjedhjeve të fundit.
A do të kuptojë Rama që nuk drejton dot vetëm Shqipërinë dhe nuk ka më asnjë shans vazhdimi i autokracisë në Shqipëri? Pas kushtetutës së korrikut 2016, autokracia shqiptare nuk është më opsion. Deri tani autokracia shqiptare ka qenë forcë antishqiptare sui generis në Shqipëri: të gjitha kanë shitur interesin shqiptar te fqinjët. Kapitulli i autokracis tanimë është i mbyllur në Shqipëri, kush e aspiron, është i humbur pa filluar kundërshtimin e reformës.
Çdo kryeministër shqiptar duhet ta kuptojë që bota shqiptare në Ballkan është sot epiqendra e politikës amerikane dhe europiano-perëndimore. Jashtë kësaj politike e ka absolutisht të pamundur që të veprojë. Kryeministri shqiptar aktualisht duhet ta ketë të qartë që ai nuk e ndalon dot reformimin perëndimor të Shqipërisë dhe riinstitucionalizimin demokratik të saj që do të vijë me anë të një drejtësie shqiptare të pavarur.
Të gjitha këto vinë në një ekuacion të qartë: bota sot nuk është as nacionale dhe as internacionale – koha jonë është transnacionale. Ky transnacionalizëm ka ardhur dhe është pranuar në Shqipëri me aleancën shqiptaro-amerikane si interes i përbashkët në luftën globale midis Perëndimit dhe Lindjes.
Përqëndrimi i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe popullsinë milionëshe arvanitase në Greqi, si interes parësor i politikës së Uashingtonit dhe Berlinit, e ka kthyer tani historinë në vendin e saj. Në fumksion të kësaj bota akademike shqiptare duhet të grupohet seriozisht për interesin e lartë kombëtar, sepse në këtë kohë klasa politike shqiptare, jo vetëm që është e korruptuar në të gjitha poret e saj, por as intelektualisht nuk është në gjendje që t’i përgjigjet historisë së re, zhvillimit shoqëror shqiptar, që kërkon dije të thella përëndimorë dhe aftësi të një niveli bashkëkohor perëndimor.
Duhet një Reformë gjithshqiptare kulturore për afirmimin e gjuhës dhe kulturës së përbashkët në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Duhet të ngrihet prestigji shqiptar nëpërmjet marrëveshjes së shkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duhet të krijohet sa më shpejt krijimi i unifikimit të të drejtave, në të gjithë legjislacionit, midis Prishtinës dhe Tiranës.
Duhet të krijohet sa më shpejt tregu i përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Duhet të firmoset marrëveshja midis ministrisë shqiptare dhe kosovare të arsimit për unifikimin e arsimit dhe programeve të shkollave të ulta dhe gjimnazeve.
Duhet që kjo marrëveshje të imponohet për të gjitha shkollat shqipe në Mal të Zi, në Serbi dhe në Maqedoni.
Qeveria shqiptare duhet të rivlerësojë marrëveshjen e viteve ’30 me Athinën për arsimin shqiptar në të gjithë Çamërinë.
Duhet që shteti shqiptar t’i bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë mbaruar iuniversitetet perëndimorë dhe që punojnë në Perëndim të kthehen në Shqipëri sipas një rroge të niveleve perëndimorë; madje, për elitën e tyre, edhe më të lartë.
Pusho more idiot një site shan..ditën tjetër kur të hedhin një kockë lavdëron burr pa karakter
Bravo Avukat Ngjela! Je vertet nje intelektual gjigand.
ndoshta tani ka ardhur koha që njerëz si ju të kenë liri të plotë të japin kontributin e tyre në mësymjen e Shqipërisë moderne! Duhet të ndëshkohen ata që shkatërruan kombin tonë!
Hartim i bukur, Ngjela.
Plak matuf,vuan shperfilljen.
Je bere imperditshem ,si ai qe jep motin.
Hasan e di si shqiperohet emri yt?
Ha e shan = Hasan.
Shko puno mos u bej dembel/grek anadolli.
Avokatit ti Hasan as kepucet sduhet tia prekesh se ti nuk lan as duart pas buke te mos flasim per gojen e piset tenden.
Ti je kar
Jam shum dakort me zotin Spartak Ngjela jemi në një moment historik te Shqipëris. Dhe të shqipëtarve kudo që ndodhen ??
O Taku aman more se na mallengjeve me ate amerike .Kur ke kaq besim tek ata .Pse na la jasht Europe tesh 27 vjete por na futi vetem ne N.A .T o (vetem per interesa te saje per mish per top) Pse na i shkatrroj ndermarrjet fabrikat uzinat kombinatet bujqesine industrine ushtrine nepermjet agjenteve serb Rajerson Biberaj Berish A .Hajdar etj etj.Pse berj 97 ten pse beri Gerdecin pse beri 21 Janarin .Ketyre pyetjeve kam deshire tu japesh pergjigje ju z. Taku .
like Jak Boston
Ngjela, nuk behesh prokuror i pergjithshem
Shume shume,do jesh : “Ai qe shan”,
Je Taulant Ngjela .
Trap,
po si mor burre i dheut rrot k… ngele nuk u bere njeri asnjehere.po ske bere kot burg ti koqe kanari
Ngjela nuk flet kot,njeh jurisprudencen moderrne dhe te vjeter,njeh mardheniet nderkombtare shume me mire se te gjithe ata qe kane punuar ne Misistrise se Jashteme,nese kini lexuar librin e tij per ku flet per problemet e brendeshme ne Kine,mua me eshte dukur hulumtues i vecante.Nuk jam me ate qe te jete Prokuror i Pergjithshem,se ai eshte shume i avancuar dhe nuk do kuptohet,dhe mund t’i krijoje probleme qeverisjes,por jam per ate qe te jete ne stafin e keshilltareve te kryeministrit Rama me kohe te plote.E meriton.
Per momentin duket Utopi, gjeja qe na njofton Ngjela. Gjithesesi. Nese realizohet reforma ne drejtesi, Vettingu, do te kemi ne shesh nje prove materiale. Prova do mund ta rilinde besimin e humbur te popullit te sistemi politik aktual qeverises. Pasketaj fillon ringritja ekonomike dhe social kulturore, arsimore, etj., kombetare. Mjeti, te shkolluarit ne Perendim jane ketu. Jane edhe te tjere, lene ne hije, te devotshem profesionalisht dhe shpirterisht. Keta deri tani jane perbuzur, sepse bujten fort te “diplomuarit” e LSI, edhe te PD, pse jo edhe nga PS. Mos prisni te tjere, te rinj, te vine nga jashteshtetit; pasi jane te trembur, dhe per me teper tregu shqiptar i punesimit, strehimit, trajtimit material nuk mund ta konkuroje ate amerikan dhe europian perendimor. Une kam ne rrethin tim me te ngushte 10 te rinj qe kane care me gjak dhe djerse ne Perendim, dhe sot kane pune qe … , dy prej tyre jane profesore, jo pedagoge universitare, me titull. Si mund ata… kur ti ua ke …. . Kjo ishte sa per shembull. Sepse, kerkesat e punes ne administraten aktuale shqiptare jane lehtesisht te perballueshme, nga cdo nepunes i diplomuar para 1995. Ata thjeshte duhet te korektojne, paksa, trajektoren e ndjenjes te korupsionit vetiak, me te cilin u ngjizen pas vitit 1992. Dhe kjo arrihet fare theshte, nese ne krye te atyre vendosen nepunes te ndershem, te vjeter dhe te rinj, te provuar per aftesite e tyre profesionale dhe perkushtimin e dlire ne pune. Kjo do te ndihmoje, pa u zgjatur une, ne krijimin e nje fryme dhe qendrimi te drejte ndaj detyres. Pra, dua te them se potencialet ose burimet njerezore per aq pune sa ka Shqiperia sot ekzistojne, dhe me shumice, vetem se ato duhet qemtuar me paanesi dhe paparagjykime partiake militanteske. Konkretisht: vet Ngjela eshte afro 70 vjec. Po ndihmesa e tij, aktuale, eshte e spikatur ne rafshin patriotik. I dhjet ne turri, te gjithe analistet e katundit mediatik. Pra, patriotizmi eshte sot ne rend te dites, si udheheqje per veprime te dobishme per popullin. Nuk eshte mosha. Sepse ai ose ajo do te ishte lider idiot, nese do te mund ti kerkosh Ngjeles te beje jnxhinierin e IT, apo ekspertin e buxhetit ne kete apo ate ministri. Apo gjeneralin ne ushtri. Prandaj jane specialitet. Ngjela duhet ketu apo atje per tu prere doren hajduteve, gjuhen tradhetareve, dhe per t’iu imponuar, me shembullin vetaik, nepunesve qe te zbatojne ligjin dhe vetem ligjin. Shteti ligjor; Shteti ligjor; Shteti ligjor jane tre alternativat ku duhet te bazohet Shteti i pas 25 qershorit 2017. Gjthcka tjeter eshte demagogji populiste daleboje; ose: me ka cu nona me la gojen. Mos harroni se Donald Trump ne moshen 70 vjec u be president i perandorise amerikane. Edhe atje ku lideret shtetrore dhe partiake jane me te rinj, ata, sic e shikoni ne TV, rrethohen nga keshilltare kokebardhe qe nuk i lene te harbojne mes privilegjeve, normale, qe u jep pushteti.
Shteti quhet se ka lindur atehere kur lindi edhe shkrimi – ne Mesopotami 3000 viite me pare – sepse atehere u shkruan dhe mbeten, edhe ligjet. Pra historia e shtetit dhe te drejtes ( e shkruar, dokumenatuar) eshte rreth 5000 vjecare. Kjo pervoje duket se Shqiperise nuk i ka mjaftuar. Dhe sa duhet te presim, apo jemi drunj te pagdhendshem? Ka edhe gure te pagdhenshem, do mund te shtonte modestisht Nard Noka.
Emri shqiperi dhe shqiptar shume shpejt do na duket i papershtatshem
Iliria dhe iliret do jete e ardhmja … edhe kroateve u pelqen ky emri fundit
problemi yne nuk eshte vetem politikanet e qelbur qe punojne ne dem te interesave kombetare,por me e keqja eshte se kemi nji shoqeri -pleh !
shikoni komentet !!!!!!!………
ky eshte problemi yne kryesor .
dhe me e keqja tjeter eshte ‘fshehja’ e femijeve shqiptare ne Greqi !
ne Greqi femijet e emigranteve [sidomos ata te besimit myslo],jane bere njesh me token……
ti i flet shqip,ai thote ;ti ipe?[cfare tha ?…..kete perkthim ja kerkon te jatit……!
ne te gjithe boten femijet e emigranteve shqiptare ,jo se nuk kane imunizuar gjuhen ne vendin ku jane rritur,por nuk e kane problem te flasin shqip.
kurse femijet e emigranteve shqiptare ne Greqi,jo qe nuk flasin shqip,por nuk duan ta degjojne shqipen.
ne jemi ortodokse , dhe femijeve tane u kemi folur per historine e Shqiperise,dal nga dale kane marre nji pjese njohurishe .
ne ortodoksit ne kohen e turkut paguanim flori per te mbajtur fene tone,kurse pjesa me e madhe iu bashkuan turqizmit.
ne vajtem ne Greqi dhe prape mbajme me force fene tone te deklaruar shqiptare,kurse ata turkoshaket ,prape ne Greqi e drodhen prape,u bene grek !
nuk them se jane te gjithe bukshkalur,por mbi 80 % po !
edhe nga ne ka nji pakice shume te vogel qe bejne grekun ,por ndryshimi eshte se jane shume te pakte .
pra,kemi shume shoqeri te dhjere,shitemi per nji panine,…….
Bythlepires qe vdes per pushtet.Nje nga Servilat me te medhenj qe kane mbetur nga Zgurjet e shkrirjes se pisllekut shqiptar,shkurt nje mbeturine e paperdorshme ,nuk ke ku ta e fusesh si nje inteligjence shum inferior.Si nuk paskan turp keto mbeturina.
Sa per kujtese, thjesht dhe qarte:
Hasani, Eri, Ray, Hotmail.com, dhe te ngjashmit e tyre ne stil, ne fjalor dhe ne helmin qe shperndajne, jane qelbesirat e Janulles ne mediat dhe bllogjet shqiptare, jane zgjatimet e jashtqitjeve te turkofagosit, enterit,frankut e dhjetra e dhjetra grekeqireve te tjere qe u doli boja dhe u demaskuan ne bllogjet tona si pararoja e divizioneve greke qe pergatitin pushtimin e Vorio-Epirit.
Programe te tilla largpamese te projektit te unifikimit kombetar te shqiptareve, qe amplifikon ne kete shkrim ne menyre koncize zoti Spartak Ngjela, jane goditje dhe hata e madhe kunder Projektit Janulla ne Shqiperi, projekti greko-serb dhe pansllav me ogurzi antishqiptar qe nga shpallja e Pavaresise se Shqiperise Londineze.
Eshte merite e zotit Ngjela qe, pas nje periudhe jo te shkurter hallakatjeje publicistike te tij me nuanca partiake e politike, me se fundi, prej mese dy vjetesh, eshte perqendruar ne thelbet e imperativave kombetare dhe shteterore te shqiptareve ne Ballkan dhe me nje stil konciz dhe lakonik , ju paraqet shqiptareve te cdo anesia dhe preference politike, thelbin e misionit dhe shansin e rralle historik qe u ka sjelle atyre aleanca me USA dhe NATO-n dhe perputhja e interesave te tyre me interesat e Perendimit ne Ballkan.
Kontributi publicistik dhe patriotik i dy viteve te fundit te zotit Ngjela ne kete drejtim, do te mbetet ne analet e publicistikes patriotike shqiptare, per nga mprehtesia, lakonizmi, qartesia dhe eficienca e mesazheve imperative, nga tablloja e qarte si kristali e sitauates shqiptare ne Ballkan dhe e rrugeve per te realizuar shansin historik te tyre.
Ju faleminderit, zoti Ngjela!
Do t’u lutesha te gjitha gazetave nepermjet ketij postimi te mos pranojne me komente pa emer dhe mbiemer.Na hapen barkun dhe perdhosin kedo dhe cfaredo pas anonimatit.Jane vetem disa qe shkruajne kudo dhe ulin edhe nivelin edhe te atyre qe mendojne se mund te ndihmojne sadopak. Me e rendesishmja eshte se sot jetojme ne nje kohe kur me shume se per cdo gje kemi nevoje si komb te diskutojme, analizojme qe te mundim te bejme me te miren. Keto jane hapesira te cmuara qe jane pushtuar nga anonimet dhe qe perjashtojne me nivelin e tyre kedo tjeter.
Sa I takon z.Ngjela e falenderoj per shkrimin dhe modestisht do te shtoja;Duhet bere menjehere historia e te gjithe trojeve shqiptare dhe sebashku me gjeografine e tyre te mesohet ne te gjitha shkollat shqipe. Jemi I vetmi komb ne bote qe kemi falur historine dhe gjeografine e trojeve te rrembyera.
Respekt per ju z.Ngjela!
I tmerrove greket avokat,por me shume se greketr tmerrove Grekafonet ne Shqiperi,qe e dijne mire,qe ty te del fjala,si te doli me VETTINGUN dhe 71 vota qe i dhe para zgjedhjeve Rames.Ne fakt ketu gabove ne parashikim,Rama mori 74.