Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste që mblodhi sot në kryeministri ka njoftuar për ngritjen e pesë grupeve të punës të cilët sipas tij do të përgatisin raporte të hollësishme që nga puna e deputetëve, te reforma në administratë dhe eliminimi i burokracive shtetërore për t’i diskutuar në fund të muajit gusht.
GRUPI I PARË
“Duhet ngritur nga sot një grup pune, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë dhe kryetarit aktual të grupit Gramoz Ruçi. Në përbërjen e tij mendoj të jene dhe Taulant Balla, Saimir Tahiri, Ermonela Felaj, Klodiana Spahiu, Ulsi Manja e çdokush tjetër që Gramozi mund të shohë të arsyeshme të përfshijë. Ky grup duhet të përgatisë një raport në formën e një dokumenti rekomandimesh për çdo aspekt të veprimtarisë parlamentare të partisë, si dhe të aktivitetit të deputetit, jo vetëm në parlament, po edhe në zonën e përfaqësimit. Zyrat kryesore elektorale në çdo bashki të Shqipërisë duhet të adaptohen dhe të funksionojnë në katër vjetet e ardhshme si zyra të grupit parlamentar të qarkut – për suksesin e koalicionit të madh me njerëzit e zakonshëm, rrjeti kombëtar i zyrave të deputeteve është tanimë një domosdoshmëri”, – ishte një prej grupeve që ngriti Rama.
GRUPI I DYTË
Nga ana tjetër, kreu i ezkekutivit bëri me dije ngritjen e një tjetër grupi që sipas tij që “duhet të analizojë dhe pastaj të renditen problematikat kryesore të natyrës politike, sociale dhe infrastrukturore që duhen adresuar në katër vitet e ardhshme, nga qeveria e re. Këto problematika dhe 3 prioritetet kryesore në çdo qark, të zbërthyera për çdo Zonë Administrative Zgjedhore, duhet të jenë pjese e raporteve që do të paraqesin udhëheqësit e qarqeve në Asamblenë Kombëtare të Partisë. Një grup pune, i përbërë nga Milva Ikonomi, Evis Kushi, Almira Xhembulla, Vilma Bello, Ardiana Jaku dhe Laert Duro duhet të përgatisë Dokumentin Kombëtar mbi sa më lart, në konsultim edhe me të gjithë kryetaret e bashkive, pa dallim ngjyrash partiake, pra një dokument sintezë të 12 raporteve të drejtuesve të qarqeve”, – sqaroi Rama.
GRUPI I TRETË
Një grup pune i përbërë nga Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliu duhet të analizojë organizimin administrativ në çdo sektor dhe të përgatisë një Dokument Rekomandimesh për reformën e administratës shtetërore. Ky dokument duhet të përmbajë një analizë të gjendjes ekzistuese si edhe një draft-projekt ristrukturimi të rrjetit të agjencive, inspektoriateve, zyrave kombëtare, rajonale e lokale; me propozime për shkrirjen, bashkimin, apo zgjerimin, rast pas rasti, të institucioneve ekzistuese. Edhe ky dokument duhet të jete gati për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të partisë, në fund të gushtit.
GRUPI I KATËRT
Gjithashtu kreu i ekzekutivit bëri me dije se “po njësoj, duhet të përgatitet edhe Dokumenti i Rekomandimeve për Derregullimin, mbi një analize tërësore të numrit të licencave e dokumenteve që kërkohen në këtë vend për të marrë të drejta, apo shërbime nga shteti. Qëllimi ynë do të jete që ta lehtësojmë në maksimum peshën e burokracisë mbi njerëzit dhe mbi sipërmarrjet, si dhe te garantojmë që çdo dokument që i kërkohet qytetarit, apo sipërmarrjes nga zyrat e shtetit, vetë shteti ta siguroje për qytetarin, ose sipërmarrjen në një sportel të vetëm, pa e detyruar qytetarin të bredhë në 17 zyra për të plotësuar dosjen e një kërkese ndaj shtetit dhe të ndeshet me 17 hajdutë. Për këtë dokument duhet te angazhohet një grup pune i përbërë nga Arben Ahmetaj, Erion Braçe, Ilir Beqja, Ditmir Bushati, Elisa Spiropali, Klotilda Ferhati dhe Milena Harito.“, – tha Rama.
GRUPI I PESTË
“Një grup pune i përbërë nga Fatmir Xhafaj, Blerina Gjylameti, Ilir Pendavinji, Alket Hyseni, Ana Dhamo, Flamur Golemi dhe Arben Kamami duhet të analizojë dhe të përmbledhë në një raport sa më të plotë për Asamblenë kombëtare, gjendjen aktuale politike dhe organizative të partisë në çdo qendër votimi nën dritën e rezultatit të 25 qershorit”, – sqaroi kryeministri Rama.
Keto zakonisht behen para fushates.
Lere Albi se e dhjeve. Ai ka filluar nga puna, ti akoma tek fushata. Se sa pune do behet, kete do ta tregoje koha, por ai po ja var njerezve kemborat ne qafe.
Kush te kete zverk te madh ta tunde kemboren. Përndryshe liro vendin.
boooobo aman o zoti kryetar(Rama) , akoma me mozin ?? kaq i pazevendesushem eshte mozi , na eshte bere si buri i nenes hahahah , nuk e kupton ai qe eshte bere i boze , nuk ka te rinj socialiste ??? me qira e ka mare gramozi , te jete i pari per cdo gje , ne regull deputet, deri atje , mos ta shikojma te ingranuar ne dikasteret me te larta te ps , aq me shume minister , kaq vite deputet na e shpifi , iken breza te tere u riten ciliminjte dhe mozi atje ne kufend i patundur , po pse or miq nuk ka te tjere te rinj ??? kaq i mire ishte mozi dhe ne nuk e dinim , e pike e zeze , nejse , ndoshta jam gabim por e kam maraz , na u be peshqesh 40 vjet , e hame ne surat mozin , na u bezdis po shikojeni nje cike mire kete , socialista jemi po u lodhem duke votuar gramozin 40 vjet , ai kaloi dhe bustit te skenderbeut nga vjetersia , ke lezet te shikosh ministra si Sajmir Tahiri , Ditmiri e shum e shum te rinj , kieni parasysh , lereni tani gramozin e te tjere qe jane vjetersuar , beni riperterimin e nevojshem , sillni gjakun e ri ne parti , sepse ata sjellin fryme te re horizonte te reja , ide te reja , te vjetrit cdhane e dhane kie parasysh z. Rama futje e brezit te ri , eshte dicka shume e bukur , mos haro
ketij populli duhet ti besh 2 vaksina
1-vaksine per konceptimin e lirise ,pasi akoma nuk dine akoma c’eshte Liria
2-vaksine per qasje me te afert me punen,pasi akoma qendrojne larg
per sa me siper turku para 300-400 vjetesh i drejtoi larg Lirise dhe Punes,
ose me sakte sikur i drogoi dhe i vuri ne gjume si asnje popull tjeter ne Ballkan
popull qe deri para 100 vjetesh dinte te shkonte tere jeten ne lufte per………………………. te tjeret
Idea e Rames per grupet e punes eshte shume e mire. Rama nuk duhet te punoje vetem. Idea, organizimi, realizimi i punes dhe pergjegjesite nuk duhet dhe nuk mund te krijohen nga nje njeri i vetem. Meqe keta “aspirante per minister” duan “te punojne” t’u vihet kapistalli dhe te fillojne te levizin parmenden. Nga mengjezi deri ne darke. Le ta fitojne me djerse rrogen e ministrit. Madje Rama duhet ti “shtrydhe” aq shume sa te behen pishman. Kush nuk jep rendiment te aplikohet menjehere “nderrimi i kuajve”. Te jesh minister duhet te kthehet nga privilegj, ne nje pune rraskapitese ME REZULTATE. Ne se Rama do te veproje ne kete menyre (sic po duket) ka mundesi qe gjerat te ndryshojne.
Ke vene Arben Ahmetaj hajdut per te kontrolluar hajdutet