Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Eduard Selami, në një prononcim për media tha se i ka sugjeruar liderit të ngrirë Lulzim Basha shtyrjen e zgjedhjeve.
Selami takoi pak më parë Bashën ku tha se nga ky takim i shkurtër u shkëmbyen një sërë mendimesh për garën.
“Kjo është një garë brenda familjes,një garë vizioni. Fola me Bashën për një garë të drejtë. Ka kohë që unë kam mbajtur një qëndrim ndaj Bashës. Duhet një lidership i ri dhe fatkeqësisht Basha nuk e ka, unë mund ta bëj këtë gjë.
I sugjerova që data 22 nuk na jep kohë për fushatë dhe unë propozoj javën e parë të shtatorit, ai më tha që nuk është kompetencë e tij. Një shtyrje do të jepte më shumë mundësi’ tha ai.
Gjithashtu, Selami zbuloi se gjatë takimit i ka kërkuar Bashës që të jepte dorëheqjen për një garë të barabartë.
“Nëse do të isha në vendin e Bashës do të jepja dorëheqje. Edhe pse nuk e jep dorëheqjen unë do të vazhdoj garën në PD.
Ndaj shqetësimin e grupeve të tjera në PD për shkeljen e statutit, por zgjidhja është institucionale.
Gara ka vend që të jetë më e pastër, por nuk mendoj që duhet të bllokojmë procesin, pasi PD do të futej në një spirale të pakëndshme” deklaroi ai.
Më herët lidhur me zgjedhjet brenda partisë ka reaguar edhe Astrit Patozi i cili e quajti atë një farsë.
“Kryetari i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, mori sot të gjitha përgjegjësitë për prishjen e një gare të drejtë, duke refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat tona të arsyeshme për zhvlimin e një procesi të paanshëm, gjithëpërfshirës dhe të pandikuar,” u shpreh Patozi.
Ke pas qene Bashkepunetori me I zellshem i ish Sigurimit terrorist famekeq Enverist dhe nuk ke asnje shans qe te zgjidhesh kryetar I PD.Je karte e djegur qysh kur u bere bashkepunetor i asaj Organizate terroriste.