Rama: LSI, partia më e prekur nga kanceri anti-shtet. Do kemi fatin e PD-së, nëse...

3 Korrik 2017, 11:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në takimin me kandidatët dhe deputetët e zgjedhur, njoftoi zyrtarisht për nisjen e reformës në administratë.

Ai apeloi që çdo kryetar bashkie, se nëse nuk zbaton kriteret përkatëse dhe vendos njerëzit e tij, le të ikë që sot nga detyra.

“Më 25 qershor nuk kemi marrë tepsinë më vete por kemi marrë mandatin për ta çuar tepsinë për skrap.

Kemi kërkuar një mandate kuq e zi dhe do të qeverisim kuq e zi.

Do të nisim një tur dëgjimor me qytetarët.

Çdo i paaftë që ka testërën tonë nuk mund të ketë privilegje.

Ne do të ndërhyjmë me ligje.

Çdo kryetar Bashkie le ta lerë detyrën që sot nëse i dhmbset gjaku për të punësuar njerëzit e tij.  

Ne jemi zgjedhur për të bërë shtet demokratik me shembullin tonë, ndryshe pas katër vjetësh njerëzit do të na fishkëllejnë dhe do të na kthejnë kurrizin kur t’i themi motra dhe vëllezër.

Administrata është e prekur nga kanceri dhe këtë e kemi denoncuar gjatë fushatës.

Nuk është vetëm LSI-ja, pavarsisht se ajo është partia më e prekura nga kanceri anti-shtet,” tha Rama.

Ai deklaroi se nuk do ketë më deputetë që do funksionojnë si shefa të kuadrit për punësimet në administratë.

Më sytë nga anëtarësimi në BE, Rama tha se do bëhen ligje të posaçme për nepotizmin në administratë:

“Epopeja e familjarëve dhe kushërinjve në administratë do mbarojë. Estrada e nepotizmit duhet të marrë fund, ndryshe në fushatën tjetër do na fishkëllejnë”.

Rama tha se rrezikojnë të katandisen si PD nëse nuk bëjnë reformat.

“Do kemi në zgjedhjet e ardhshme të njëjtin fat si PD.

Ajo nuk e kuptoi se nuk është faji i njerëzve, por i vetë PD që u ndëshkua një javë më parë,” tha Rama.

9 komente në “Rama: LSI, partia më e prekur nga kanceri anti-shtet. Do kemi fatin e PD-së, nëse…”

  1. Xen deledashi says:

    Zoti i dhëntë forcë Edi Ramës !

  2. alban says:

    Excellent!! Ky eshte hapi i pare dhe nder me te rendesishemit ne ndertimin e shtetit ligjor demokratik. Krijo nje sistem qe i takon gjithkujt dhe askujt – dmth qe gjithkush ka te drejta te barabarta, qe i sherben gjithkuj, por qe asnje individ (qofte ky kryeminister, president, deputet, kryetar…) te mos kete mundesi te nderhyj ne menyre private ne sistem. Mbetet te shohim sesa fjalet kthen ne vepra.

  3. lirka says:

    mos harro ate qe te punoi lirka per kater vite me radhe sa konflikte, sa qendrime prej kapadiu, sa qendrime prej “lideri te mbushur me dashuri dhe qetesi”, mos harro te ka ardhur momenti qe kete fare te keqe me emrin lsi kete ndermarrje te familjes mafioze kryemodhi meta ta shkulesh me rrenje e bashke me te edhe rrenjet e keqija gjakpireset e burimeve kombetare lri dhe lgi duke shpetuar keshtu shqiperine dhe te ardhmen tone kombetare. Eshte koha te veprosh ta shkaterrosh kete ciban te keq vepro tani sa nuk eshte vone se me vone mos hajde te lepihesh per votat tona per ta marre timonin vetem. Ky eshte rasti yt ta shkaterrosh kete ciban beje per ne te gjithe qe te votuam mos e voto ilirin per president duke i shuar edhe damarin e fundit te korrupsionit te kesaj partie familjare.

  4. arben patoku says:

    Ky kryeminister kerkon te fshihet pas LSI, kancer vertet, por me kanceroz eshte shpurra e Edi Rames pasi ka miratuar ligje antikushtetuese dhe e gjithe administrata e tij eshte ne sherbim te tij dhe bizbeseve te tij dhe oligarkeve qe e rrethojne. hipokrizi dhe demagogji…te fala pikturistit

    1. Grigor says:

      Ore, mos fol kot keshtu ne ajer. Thuaj gjerat troc. Cfare faktesh ka qe t’i dime edhe ne te tjeret. Keshtu me akuza ala-Berishiane jemi ngopur keto 20 vjet. Ishte Berisha ai qe tha i pari per Azem Hajdarin vetem gjysem ore pas vrasjes: “E ka vrare Fatos Nano”. Doli qe Nano as e mendonte e jo me ta vriste megjithemend Azem Hajdarin.
      Edhe ti. Shpura e Edi Rames e korruptuar, oligarket, ligje antikushtetuese. Ti ose qenke hetues I perkryer dhe duhesh vene ne krye te prokurorise, ose ja keput keshtu lopthi sepse eshte moda te shash mbare e mbrapsht. Duket sikur I ke te vjedhura leto qe thua nga Saliu. Mendimi im.
      Po, ne fakt, ti ….. te vjedhura i ke?
      Hajde, ke c’ke, thuaji ketu ne shesh te burrave. Mos bej thashetheme si grate. Edhe ne duam te dime ca secrete. Ore, po ku ishe para zgjedhjeve ti? Pse nuk fole atehere ti, qe t’ja cirrje masken Edi Rames si Cobo Rrapushi? Tani flet ti, qe mbaruan zgjedhjet? Delegatet iken tani.

  5. butrinti says:

    TU BEFTE UDHA DRITE .

  6. bregdetari says:

    Reforma ne administrate te shoqerohet edhe me “reformen” e punesimit, e cila duhet te crrenjos imazhin e krijuar nga LSI se eshte parti e punesimit te te rinjve dhe, per rrjedhoj, kishte menduar ( por dhe bere diku realitet), se ishte partia e rinise , e LRI-se, e cila ka qafmare brezin e ri qe po mendon se gjerat behen lehte, se punet gjenden ne se ke nje teser te LSI-se, etj, etj.

  7. DETARI [email protected] says:

    besim,vetem tek Edi Rama,te tjeret…….jane tu veshe flaken ne sume !

  8. Shqiptar i Ndershëm says:

    @ KARIKATURIST,
    1.
    Sherbimi i vertete i perunjur ndaj qytetareve shqiptare nuk behet me sharlatanizem fjalimesh dhe batuta mitingjesh.
    2.
    Nuk kam asgje me individin, por eksponenti i PS Eduard Shalsi deklaroi hapur se do te vjedhim me bukur, dhe ti e ke patur ne çdo ekip.
    PYETJE:
    1- Përse e ke patur praktikisht në çdo ekip drejtues partiak dhe qeveritar ??
    2- Si na garanton që ti tani praktikisht do te veprosh ndryshe; me fjalime & batuta ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje