Djali i Fari Balliut vijon me “perlat” e tij, jep mendim për garën në PD dhe shpreh krenarinë se është djali i babait

3 Korrik 2017, 11:08Politika TEMA

Klevis Balliu, djali i Fahriut, është deputeti i ri i Partisë Demokratike në legjislaturën e ardhshme të Parlamentit shqiptar.

Ai u zgjodh nga kreu demokrat Lulzim Basha në pjesën e sipërme të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës, duke përfaqësuar zonën e Pogradecit dhe vendlindjen e të atit të tij, Fahri Balliu, Mokrën.

“Perlat” e djalit të Fahriut në fushatën elektorale kanë qënë me të vërtetë mbresëlënëse, që nga dielli demokratik që do lindë pas hyrjes së tij në Kuvend dhe deri tek sulmi ndaj kryebashkiakut të Pogradecit, që nuk e dinte se ishte përfaqësues i PD.

Të gjitha këto bënë që të humbiste dhe në fshatin e babait të tij, Slabinjë.

Por ‘perlat’ e djalit të Fariut vijojnë dhe pas konfirmimit si deputet.

Për “Shekulli”, Klevis Balliu i jep përgjigje kritikave që erdhën në adresë të tij, por dhe ndaj kreut demokrat Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sulmet personale, thotë se nuk e impresionojnë, pasi beson se është një prej përfaqësuesve të denjë të të rinjve në Shqipëri.

“Fillimisht dua të them se jam krenar që jam djali i Fahri Balliut, pasi babai im në jetën e tij nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka punuar duke dhënë kontributin e tij për shoqërinë nëpërmjet pasqyrimit të së vërtetës në gazetën “55””, thotë jo pa krenari djali i Fariut.

Ndërsa për kritikët e Bashës, të cilët e akuzojnë për shkelje të statutit, ai shprehet i bindur se nuk është cenuar statuti në asnjë pikë.

Basha i hapi rrugën një gare legjitime.

Nëse dikush mendon që mund të jetë një kryetar më frytdhënës le të paraqitet në garë dhe të konkurrojë si i barabartë me zotin Basha”, nënvizoi Balliu.

Njëherësh flet dhe për përfaqësimin në Kuvend, duke deklaruar se deri më tani Pogradeci nuk ka pasur përfaqësim dinjitoz.

“Mbi të gjitha do të pasqyroj problematikat e Pogradecit e të Mokrës dhe do kërkoj që qeveria të bëjë atë çka vërtet duhet bërë për të rritur ekonominë dhe për të hapur vende të reja pune për qytetarët që unë do të përfaqësoj, pasi prej një kohe të gjatë Pogradeci vuan mungesën e një përfaqësimi dinjitoz në Parlament”, thotë jo pa krenari djali i Fariut.

6 komente në “Djali i Fari Balliut vijon me “perlat” e tij, jep mendim për garën në PD dhe shpreh krenarinë se është djali i babait”

  1. loni says:

    beme baba te te ngjaj.

  2. Refi says:

    M… i ati, kake i biri. Me 55-en babai yt ka dhene kontribut per shoqerine, po me Zeri i popullit ckontribut ka dhene. Po kur u rrinte ngjitur Hekuran Isait e Gegpriftit, Belulit ne Poradec si sekretar i pare? Kontribut ishte dhe ky. Mos i ngjaj tet ati o djale, nje zorre e kryezorre, i te gjitha poshtersive, pa moral.

  3. Lafsha says:

    P o i k o k a r
    o
    i
    k
    o
    k
    a
    r

  4. Genti35 says:

    Krrici normal qe ndihet krenar i Gomarit.
    O djal, babai yt eshte idioti me i madh qe i ben hije kesaj toke. Babain e ke objekt tallje trapi.

  5. ronny says:

    Cdo vend ka nxjerre komedianet e vete,,,ne nje kohe te caktuar,, por si keat te dy bab dhe bir rralle ndonjehere do shohim prape,,,,jane dy ekzempare dhe pasqyre e gjalle sesi degjeneron nje vend nga mend kur kellira te tilla ngrihen nga bataku dhe sot e hedhin shure perpjete,,,,,dhe te japin edhe leksione qe kur i degjon dy gjera te provokojne rende,,,,,ose te vjellura nonstop ose diarre te papare heheheee

    1. Ledio says:

      Ahhhh sa bukur paska dale baba ,ma i shemtut nuk bohet. Per gjynof!!!Ne fund te fundit cdo njeri ka surratin qe meriton.!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje