1.Fushata e Koço Kokëdhimës për bojkotimin/abstenimin masiv të votimit, duket se ndikoi shumë pak tek votuesit e majtë, sepse rënia e pjesëmarrjes u përqendrua kryesisht tek votuesit e djathtë urbanë. Në fakt, rreth 73% e 2.2 milionë zgjedhësve që banojnë në Shqipëri, morën pjesë në votim më 25 qershor (krahasuar me 81% në 2013-ën), dhe vetëm 1.9% e fletëve të votimit rezultuan të pavlefshme (krahasuar me 1.6% në 2013-ën).
2.Në garën për kryebashkiakun e Kavajës, kandidati i PD-së doli i pari me vetëm 0.1% diferencë. Ndërkohë, në të njëjtën ditë, në votimin për deputetët e kuvendit, PS-ja doli e para në Kavajë, me 4% epërsi ndaj PD-së…
3.Në qarkun e Vlorës, Vangjel Dule (i treti në listën e PD-së), do të kishte mbetur pa mandat, në qoftë se për PD-në, do të kishin votuar vetëm 830 zgjedhës më pak seç votuan më 25 qershor (mandatin e tij do ta kishte marrë kandidati i 9-të në listën e PS-së). Duket se fushata intensive e kandidatit çam demokrat, Dashamir Tahiri, (i pesti në listën e PD-së) ka rezultuar vendimtare për mandatin e minoritarit Dule…
4.Në qarkun e Tiranës, edhe në qoftë se 12 mijë votues demokratë nuk do të kishin shkuar fare të votonin më 25 qershor, PD-ja do të kishte marrë po aq mandate sa ç’mori (11). Ndërsa siç erdhi puna, në qoftë se zgjedhësit që votuan për PR-në do t’ia kishin dhënë votën aleates PD, mandati i Luan Ramës së LSI-së, do t’i kishte shkuar kandidatit të dymbëdhjetë demokrat. Në fakt, Fatmir Mediu u bëri thirrje të gjithë republikanëve që të votonin vetëm për PD-në (e jo për PR-në), por disa nga republikanët tiranas, nuk e morën mesazhin, duke ndihmuar kështu, pa dashje, Luan Ramën që të siguronte mandatin…
5.Në qarkun e Shkodrës, edhe në qoftë se 12 mijë votues socialistë nuk do të kishin shkuar fare të votonin më 25 qershor, PS-ja do të kishte marrë po aq mandate sa ç’mori (4). Ndërsa siç erdhi puna, në qoftë se PS-në do ta kishin votuar vetëm 1500 nga votuesit e panumërt të Tom Doshit (Doshi mori 5300 vota më tepër seç i duheshin), mandati i Nard Ndokës (i pesti në listën e PD-së) do t’i kishte shkuar kandidatit të pestë socialist…
6.Në qarkun e Kukësit, PS-ja mori pothuaj 12 mijë vota më tepër seç i duheshin për mandatin e vetëm që siguroi, por me 1480 vota më shumë seç mori më 25 qershor, mund ta kishte mbyllur rezultatin e mandateve 2-1 në favor të saj (Safet Gjici do të kishte marrë mandatin e dytë të PS-së)…
7.Në qarkun e Durrësit, PD-ja mori mbi 10 mijë vota më shumë seç i duheshin për 4 mandatet që siguroi. Sidoqoftë, Agron Duka (i pesti në listën e PD-së) do ta kishte marrë mandatin (duke ia hequr LSI-së), në qoftë se 3 mijë votues të djathtë, në vend që të shkonin në plazh më 25 qershor, do të kishin shkuar te kutitë e votimit…
8.Në qarkun e Elbasanit, PDIU-ja mori 11 mijë vota më shumë seç i duheshin për 2 mandatet që siguroi, dhe vetëm për 1850 vota, do të kishte marrë edhe të tretin, gjë që do ta linte pa mandat Edmond Haxhinaston e LSI-së…
9.Në qarkun e Beratit, në qoftë se LSI-në do ta kishin votuar vetëm 1450 zgjedhës më pak seç e votuan më 25 qershor, mandati i dytë i saj do t’i kishte shkuar PD-së, e cila mori vetëm një…
10.Në qarkun e Korçës, në qoftë se LSI-në do ta kishin votuar vetëm 1450 zgjedhës më shumë seç e votuan më 25 qershor, mandati i 4-ët i PD-së do t’i kishte shkuar LSI-së, e cila mori vetëm një…
11.Rritjen më të madhe të votave në rang qarku e shënuan PDIU dhe PSD. Në qarkun e Dibrës, PDIU-ja u rrit nga 250 vota që mori para katër vjetësh, në 12.500 vota më 25 qershor (një rritje 50-fish), duke siguruar kështu 4300 vota më tepër seç i duheshin për mandatin e Reme Lalës. PSD-ja, nga 570 vota që kishte marrë në qarkun e Shkodrës para katër vjetësh, mori 13.100 vota më 25 qershor (një rritje 23-fish), duke siguruar kështu 5300 vota më tepër seç i duheshin për mandatin e Tom Doshit. Në qarkun e Elbasanit, PDIU-ja u rrit nga 12.000 vota që mori para katër vjetësh, në 29.200 më 25 qershor (një rritje pothuaj 3-fish), dhe për 1850 vota, mund të kishte siguruar edhe mandatin e tretë (nga vetëm një që mori në 2013-ën).
12.Rreth 100 mijë zgjedhës, banojnë në zona të Shqipërisë ku nuk e kanë emrin në listat e zgjedhësve – ata janë shpërngulur vetë fizikisht, por figurojnë juridikisht si banorë të qytetit/fshatit të origjinës. Nuk dihet se sa prej tyre e kanë marrë mundimin më 25 qershor, të shkojnë në qendrat e largëta të votimit (ku e kanë patur emrin në listë). Sidoqoftë, sipas raportit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR-it, rezultonte se, në 5% të qendrave të votimit të vëzhguara prej tyre, ishin hedhur vota të njerëzve që nuk kishin qenë të pranishëm në ditën e votimit…
13.Në qoftë se zgjedhjet e 25 qershorit, do të ishin zhvilluar me një sistem të pastër proporcional – pa prag/prim dhe pa përthyerjet e formulës D’Hondt apo të ndarjes së vendit në 12 zona zgjedhore – votimi do të kishte prodhuar një parlament me këtë përbërje deputetësh: 69 të PS-së; 41 të PD-së; 20 të LSI-së; 7 të PDIU-së; 2 të LIBRA-s; 1 të PSD-së (Shihni tabelën shoqëruese).(AFP.al)
Sikur une te isha rregjistruar ne zgjedhje ne tirane dhe te merrja 12700 vota une do kisha marre nje mandat. Ndersa po te merrja 21000 vota do merrja 2 mandate.
Kjo verteton faktin se Ligji Elektoral, i gatuar nga mafia qe ka privatizuar pushtetin dhe shtetin, eshte nje pacavure e demokracise..
Keni bere nje gabim ne analize!Mandati I 5 ne Berat I shkonte PS po te merte LSI ato me pak vota.
me nje fj dajeale ne se halla do kishte k….do ti thonim
i ka vjedhur pikturisti dhe gramoz mafiozi me sistem…..dhe na kerkojne ne te jetojme ne Shqiperi e te behemi sklleverit e ketyre pushtave.
Eh cfare ligji elektoral kemi: edhe 5 pqind te njerezeve votojne pa qene aty fare.cfare mrrekullia ndodhin n’albanistan: votojsh pa pike nevoje me leviz tij. A nuk jemi shume perpara botes ne? Rrnofshin politikanet tone qe na mundesojne me votuar pa leviz bythen..
Apo keta 5 pq jane perpunimi i kutive per fitoren….