Rama zbardh skenarin: Ja investimet e mandatit të dytë nga Jugu në Veri, s’keni parë gjë akoma...!

2 Korrik 2017, 19:41Politika TEMA

Në komunikimin e parë javor në Facebook pas fitores së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri Edi Rama ka shpalosur programin e investimeve për mandatin e dytë qeverisës.

“Ne do të financojmë edhe shumë më shumë në mandatin e dytë duke filluar nga Muzeu Kombëtar, te Piramida dhe të tjera projekte për të fuqizuar turizmin kulturor.

Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma.

Po shikoja sot që herët në mëngjes një raport për turizmin. Vitin e shkuar numri i shtetaseve të huaj që kanë vizituar vendin tonë është 4735 mijë.

15 % më shumë se një vit më parë. Këtë vit prite një rritje tjetër e konsiderueshme.

Po mandatin e ri do të konkretizojmë besoj disa hapa për të cilat po mendoj prej kohësh që të shkojnë në një fazë të re.

Fillimisht duke ndërtuar kapacitete me 5 yje dhe paralelisht duke vijuar me programin kombëtarë të rilindjes urbanë.

Për sezonin e ardhshme do të ketë përfunduar realizimi i projektit në Himarës, Vunoi, Jalës, Dhërmiut të vjetër dhe plazhit poshtë në Dhërmi.

Ndërsa në infrastrukturë do të investohet duke filluar nga Rruga e Arbrit, rrugët në Jug të vendit dhe shumë projekte të tjera” tha Rama ndër të tjera.

Por ka treguar dhe me tej skemen e investimeve ne te gjithe sektorej jetike te ekonnomise dhe te jetes se vendit.

Rilindja urbane do shtrihet si zgjerim i potencialeve turistike. Program kombëtar për rilindjen urbane. Në hartën e turizmit do të hyjë edhe zona e Dibrës. Do të financojë rrugën e re Delvinë-Kardhiq.

Do financojmë rrugën e re Milot-Lezhë. Do financojmë rrugën e Thethit.

Programi për rindërtim do injektojë një shumë të konsiderueshme paraje dhe do krijojë mijëra vende pune. Kontributi i turizmit në ekonomi çmohet në 267 mijë vende pune.

Falë zhvillimit të turizmit, qoftë punësimi qoftë përqindja e PBB do të rriten ndjeshëm në mandatin e dytë.

Fluturimet çarter rritje mbi 100% por shifra është qesharake në krahasim me potenciale. Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma”, deklaroi Rama.

20 komente në “Rama zbardh skenarin: Ja investimet e mandatit të dytë nga Jugu në Veri, s’keni parë gjë akoma…!”

  1. taraboshi says:

    O z. Kryeminister pash zotin kape ne dore Shkodren me ndonje projekt sidomos Shiroken dhe Liqenin e Shkodres .

    1. shvejku says:

      Zoti Rama!
      Ti mund te premtosh edhe henen,por 50 mije banoret e getos se Yzberishit ne Tirane nuk kane pare qe shteti te ngule asnje gozhde ketu!
      E dime qe ne Yzberish nuk ju reklamohet puna,por ne banoret e tij gjykojme se ju na trajtoni si dikur sklleverit ne SHBA!

  2. TR says:

    AMANET berishen ,lulin ,meten.

  3. Edi Rama , fantastiku qe nuk munde ta fantazonte askush !

    Hallall qumeshti i nenes !

    Je brilant.

  4. ritvan says:

    shkodra asht shqiperi

  5. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    UJE o koqe kandari,fuci me uje per popullin………………

    1. Kico Mustaqa says:

      Ui kanali per dush se s’lahemi dot

  6. laveri says:

    Sikur te nxirrje te punonin ( pa para) per te hapur rruge e te ndertonin ura ata burgaxhinjte qe hane sup qyl e ngrohen ne diell gjithe diten,nuk do ishte keq zoti kryeminister

  7. ritvan says:

    shum e bukur per te qen reale

    1. enter"" says:

      Eshte reale, mjafton te hapesh mendjen dhe te kesh besim.
      Dynjaja tjeter si eshte bere?

      Shqiperia ka potenciale te paimagjinueshme. 20 vjet i humbem, tani kemi te ardhmen qe mund ta ktheje Shqiperine me mire se Monte Carlo, Zvicera, eku di une se cfare.
      Shqiperia eshte e ardhmja. Durim. Besim

  8. Na gr says:

    Po rrugen Berat -Fier nuk e zure fare ne goje eshte segmenti me i keq ndoshta ne te gjithe vendin ata qe e pershkojne per dite e dine , more 4 deputet ne berat dhe 10 ne fier nuk besoj qe e meritojm .Sepse kur ti humbesh heren tjeter votat do te thuash mi vodhen i shiten apo i blene si thone keta opzitaret e sotem po nuk dhe nuk merr prandaj veri theksin beratit dhe fierit

  9. ce guevara says:

    Po rruga Tirane Durres a nuk ka ardhur koha te zgjerohet dhe te behet nga 2 ne 4 korsi ne çdo drejtim. Do hyje ne histori po ja bere Shqipërisë kete rruge.Megjithate ju keni hyre ne histori ….

  10. Falcon says:

    “4735 mije” ?! sikur s’ka kuptim; ose 4735 (pa mije) ose perndryshe 4 ,735,000 (kater milion e shtateqind e tridhjet e pese mije’?

  11. pedro i ri says:

    sa me shpejt sistemin shendetsor te lutem. Shendetesia ka nevoje per ndryshime rrenjesore

  12. sali Serbi says:

    Turizmi eshte burim i leverdishem per ekonomine e nje vendi por asnje prej shteteve qe kane prioritet turizmin krahesuar me prodhim e drejtperdrejte nuk ka mundur te shpetoje nga kriza e fundit.Shembujt si Greqia Spanja Portugalia jane mjafte domethenes ne kete aspekt.Proshimi i drejtperdrejte i te mirave materiale, kryesisht industriale por edhe bujqesore eshte shtylla kryesore ku duhet te mbashtetet ekonomia. Shqiperise nuk i mungojne resurset natyrore dhe krahu i punes per kete drejtim ekonomik. Edhe pergatitja profesionale ,fale kohes se Socializmit nuk eshte e keqe. Nje kombinim i prodhimit te drejtperdrejte industrial e bujqesot me turizmin do ishte mjafte rezultativ per vendin.Pa dyshim qe kerkon krijimin e kushteve infrastrukturore per mbeshtetjen e ketyre dy drejtimeve ekonomike por gjerat ecin edhe paralel.

  13. Eri says:

    Genje Edo…popull trap jemi ne..kenaqemi me vilen tende dhe syzat e diellit te tet biri…mos harro: bliji breke floriri Lindes.

  14. noku says:

    Per ketej nga llixhat e Leskovikut ju lutemi te vendosni nje dore rruga Leskovik 3 urat mbaroi me ne fund por asnje investim pwr rrugen qe te con tek spitali i dikurshem e akoma me ,tek banjat e vjetra Sikur ti kushtohej vemendje kesaj zone edhe turistat do te dhjetefishoheshin!

  15. martini qe ta shtini says:

    hallall o kryekar me falni kryetar,se mandatin e pare e qave me lot dhe ky i dyti do dali bosh hallall per ata que te votun se kan me ta pa hajrin o kryekar

  16. anilaa says:

    per mua ka ardhur koha te hapet autostrada Tirane-Kavaje, qe te lehtesohet autostrada Tirane_Durres.

  17. mirel says:

    Opa, e hapi thesin ky..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje