Ish-ministri i PD-së hedh hije dyshime për të shkuarën e hershme dhe afatmesme të kritikëve të Lulzim Bashës.
Në vijim të intervistës për “Gazeta Shqiptare”, z. Gjana i kërkon kreut aktual të PD-së që të hapë ‘kutinë e zezë’ të atyre që po e kritikojnë.
Z. Gjana bën të ditur se, sa kohë ata ishin në pushtet vunë pasuri marramendëse dhe se edhe sot bëjnë jetë luksi nga favoret e pushtetit.
Jemin Gjana këshillon ish-liderin e PD-së Sali Berisha që secilin prej tyre t’i thërrasë dhe t’u thotë: “Mjaft, deri këtu, ju njoh gjithsecilin prej jush…”.
Z.Gjana, çfarë roli duhet të marrë ish-kreu i PD-së Sali Berisha me qëllim zgjidhjen e krizës brenda PD-së?
Z.Berisha ka bërë një zgjedhje të vetën duke mbajtur një qëndrim neutral. Gjysmë deklarimet e tij janë bërë publike dhe nuk jam në brendësi të atyre që nuk janë publike. Por mendoj që ca gjëra mund t’u thotë disa prej kolegëve. Në mos në mënyrë publike, le t’i thërrasë secilin në mënyrë më të ngushtë dhe t’u thotë: mjaft, deri këtu sepse dimë disa gjëra për njëri-tjetrin.
Përse nuk e bën një gjë të tillë?
Këtë nuk e di, por njerëzit i japin të drejta vetes më shumë se ç’kanë. Unë kam vlerësime shumë pozitive për Jozefina Topallin, sepse vjen nga një familje që në Shkodër gëzon respekt maksimal, që im atë dhe njerëz të tjerë që unë kam pasur në burgje më kanë folur për njerëzit e saj që në burgje kanë mbajtur qëndrim të jashtëzakonshëm. E vlerësoj, sepse ajo është shkodrane, vjen nga një komunitet anti-komunist, ka një performancë shumë të gjatë në PD, por sjelljet e saj lënë për të dëshiruar. Unë kam qenë në zyrë kur e kam parë të “kacafytur” me Berishën duke i thënë që ti ke marrë Arben Imamin shef kabineti dhe këshilltarin e ke komunist. Kurse tani e shohim në krah të Imamit. Ajo e di shumë mirë që unë e kam drejtuar tri herë shtabin elektoral të Bashkisë së Shkodrës dhe e di shumë mirë arsyen. Bëhet fjalë për vitin 2000, 2003 dhe 2007. A mund të më thotë ajo përse? Pse jo ajo, por unë? Mos të flasë edhe për gjëra të tjera. Njerëzit bëjnë mirë të përmbahen dhe mos të na detyrojnë që ne të flasim.
Ju përmendet debatin e Topallit me Berishën, por sot atë e shohim bashkë me Imamin…
Janë bërë bashkë për inat të Lulzim Bashës. Por këtu gabojnë sepse dimë shumë gjëra për ta. Ndaj duhet të vetëpërmbahen.
Po për Astrit Patozin çfarë dini?
Po ju them një gjë, Patozi e Topalli për 8 vjet rresht nuk kanë dashur t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit. Këta njerëz si mund të dalin dhe të më bëjnë mua moral. Unë ndjehem keq dhe i fyer kur ata sillen në këtë mënyrë, sepse e di se çfarë vlerësimi kanë për njëri-tjetrin.
Po për Ridvan Boden dhe Arben Imamin?
Për z. Bode më vjen shumë keq, sepse ka qenë një drejtues i mirë politik në PD në funksion të sekretarit të përgjithshëm, por heshtja, qëndrimet e tij të stokuara lënë shumë për të dëshiruar. Ai duhej të shkonte në Korçë, në Pogradec, në Devoll dhe të bënte fushatë, sepse ai ka ndihmuar shumë këto zona, madje më shumë se kushdo tjetër. Imami deklaroi se nuk ka pasur ftesë për të shkuar dhe për të bërë fushatë.
Atëherë si mund të bëhet bashkimi i demokratëve?
Duhet lënë mënjanë mëritë. Të gjithë bashkë, jo për hir të njëri-tjetrit, jo për hir të karrigeve të pushtetit, por për hir të mijëra demokratëve që na kanë mbështetur edhe në kohë krizash të vështira. Ky bashkim duhet të bëhet edhe për hir të gjithë Shqipërisë. E vërteta është që këta njerëz, jetëgjatë në PD dhe këta të rinj, që janë aktualisht në strukturat e partisë, janë pjesë e një force politike që më shumë i ka bërë të mira Shqipërisë sesa i ka bërë dëm vendit. PD-ja nëse s’të ka ndihmuar dot, nuk të ka penguar. PD është parti e lirive, liria është më kryesorja. PD anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe mundësoi lëvizjen e lirë. PD-ja përmirësoi jetesën e shqiptarëve, u dha atyre dimension ndaj duhet bërë kujdes kur flitet për PD-në dhe mos të detyrohemi të flasim kundër njëri-tjetrit. Ne na quajnë si një vend që na ka dominuar kanuni, i cili ka qenë një ligj i atyre periudhave brilante. Njerëzit janë vrarë me njëri-tjetrin. Kanë shuar familje të tëra, por janë ulur dhe kanë gjetur gjuhën e pajtimit. Përse mbahet mend Anton Çeta? Kosova ndërmori një proces pajtimi gjaqesh jo debatesh për para dhe karrige. Bëhet fjalë për pajtim gjaqesh me qëllim që Kosova të shkonte drejt bashkimit e vëllazërisë.
E ka këtë mundësi PD-ja, pra pajtim debatesh jo gjaqesh?
Absolutisht po. Nëse qetësohemi, shohim vetveten. Duhet t’ia bëjmë një analizë vetvetes, edhe tjetrit, të jemi të çlirët me njëri-tjetrin. Por nëse vazhdojmë të rrimë peng i të shkuarës sonë të hershme, të shkuarës sonë të djeshme që ka të bëjë me pushtetin do të jetë më keq. Unë nuk kam heshtur dhe nuk do të hesht kurrë, sepse nuk pajtohem dot me të keqen. S’kam mëri për askënd, kam vlerësime për ata që kanë punuar mirë.
Si e shikoni kandidaturën e Eduart Selamit?
Ajo që mund të them për z.Selami është se e njeh partinë dhe i ka të gjitha mundësitë që edhe ai të jetë një kandidaturë potenciale. Por ka një performancë të dobët.
A duhet të rikonfirmohet z.Basha në krye të PD-së?
Do të votohet dhe të shohim. Ajo që mund të them është se ai duhej të votëbesohej në parti. Votëbesohet edhe kryeministri, edhe qeveria votëbesohet edhe kryetari i partisë. Gjithsesi, ai ka hapur garën dhe nuk ka shkelur statutin e partisë siç pretendohet në rastin e delegimit të kompetencave te dy nënkryetarët e PD-së.
A rrezikon PD-ja që të ndahet dhe a rrezikon Shqipëria të mbetet pa opozitë?
Nuk rrezikon veçse krijohen këto turbulencë, të cilat japin sinjale jo të mira. Këto turbulence i kemi kaluar njëherë në vitin 1997, “kutia e zezë” e së cilës, siç ka thënë i ndjeri Safet Zhulali, nuk dihet se kur do të hapet.
Edhe 2017-a ka “Kuti të zezë” që duhet hapur?
Ndoshta edhe ajo.
Dhe çfarë përmban kjo “kuti e zezë”?
Nuk e di. Ndoshta duhet pyetur zëvendës/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit.
Për çfarë bëhet fjalë?
Nëse nuk është “kuti e zezë” Lulzim Basha bën gabim, nëse nuk bën transparencën maksimale të saj. Është një ndëshkim ajo që ka ndodhur. Njerëzit jetuan në perceptimin se e mbolli kryesisht Edi Rama, se ne kemi bërë një marrëveshje të fshehtë, se ne do të kemi pozicionet tona etj. dhe njerëzit patën njëfarë demoralizimi. Por kjo është një çështje që hap diskutim dhe nuk mund ta them unë se çfarë është bërë me atë marrëveshje.
Bëhet fjalë për të shkuarën e disa prej politikanëve të PD?
Çështja e të shkuarës është një problem i madh, sepse ka shumë njerëz që kanë problem me të shkuarën e tyre.
Janë ish drejtues të lartë të PD-së?
Po, sigurisht. Ka të bëjë me të shkuarën e hershme të tyre, por edhe me të shkuarën afatmesme të tyre. Jeta e tyre luksoze, vilat nëpër qendrat rezidenciale që u shndërruan nga fshatra turistike në qendra rezidenciale të njerëzve të politikës, të njerëzve të medias dhe të biznesit. Këto tre kategori janë ata që fshatrat turistike i kthyen në vila dhe i blenë për vete. Janë me vila në periferi të Tiranës, me fëmijë që shkollohen shumë shtrenjtë jashtë shtetit, mënyrën se si performojnë, se si i bëjnë pushimet, si vishen, si sillen.
Nga se vjen luksi i tyre?
Sigurisht nga abuzimi me pushtetin
Janë ish-ministra të PD-së?
Sigurisht. Janë ish-ministra të PD-së dhe jo ish-ministra, por edhe ish-drejtorë të rëndësishëm, ndërmjetës, sekserë të kësaj natyre. Një deputet ka një rrogë dhe nuk ka asnjë vendimmarrje. Një deputet, nëse nuk shndërrohet në ndërmjetës dhe sekser, kurrë nuk mund të bëjë para, sepse ka një rrogë. Me këtë rrogë ai mund të mbajë familjen në kushte mesatare. Unë di veten dhe shumë kolegë të tjerë të mitë që kemi jetuar me rrogën e deputetit. Unë edhe sot vazhdoj të jetoj në dy dhoma e kuzhinë në një pallat të Entit të Banesave. Kam tjetër këndvështrim për shumë kolegë. Por të dojë ndokush të vijë dhe t’i shtrojmë letrat.
Cili konkretisht?
Kush të dojë. Me secilin nga ata që sot bërtasin. Kam ditur dhe unë të bërtas kur jam larguar nga politika në 2013. Jo me dëshirën time, por pa asnjë keqardhje, sepse kjo sofra e madhe nuk është vetëm për disa. Është për shumë të tjerë, sepse kur e nisëm në fillim, e nisëm me shumë të tjerë, kur e vazhduam kishim shumë të tjerë për rreth, por me vjen keq që i japin vlera vetes që, në fakt, nuk i kanë. Kërkojnë disa të drejta përtej asaj që nuk i meritojnë.
Atëherë, si mund të tejkalohet kjo situatë?
Ne e kemi kaluar edhe krizën e vështirë të 97-ës. Kemi kaluar edhe krizën e 2013 që pësuam një humbje të thellë. A mbajnë ndonjë përgjegjësi këta që kryesuan listat dhe e çuan PD-në në një humbje të thellë në 2013? U thellua edhe më shumë në 2015 pikërisht për faktorët që përmenda më lart. Kështu që janë kriza që do të kalohen. PD-ja nuk do të copëzohet. Nuk do të ndahet. Do të ketë disa gërmërre, të cilat do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, por PD-ja nuk është disa, apo maksimumi 100 individë që shëtisin klubeve, kafeneve apo televizioneve, e portaleve të Tiranës. PD-ja është frymë. PD-ja është qindra e mijëra njerëz. Po të ishin siç isha unë në fushatë do t’i shihnin se ata janë të shumtë. Kur ne ulemi me bazën, e kuptojmë se kush është PD-ja e vërtetë. Janë njerëz që i qëndrojnë pranë PD-së prej vitesh edhe pse prej saj mund të mos kenë marrë asgjë. PD-ja është një strukturë e gjerë, një potencial i madh njerëzor. Ata nuk pranojnë që të bëjnë lojëra, sepse pjesa më e madhe e tyre kanë vuajtur diktaturën dhe sakrifikojnë edhe sot. PD-ja ka përgjegjësi e detyrime ndaj ish-të përndjekurve, ish-pronarëve, ndaj kontribuuesve ndër dekada. Çfarë bënë për ta kur ishin në pushtet? Sot bërtasin që u ikën karriget. Kjo është faqja e zezë.
Ju do të vazhdoni të jeni sërish aktiv në PD?
Nuk kam asnjë lloj dëshire, si të thuash, që të kem ndonjë post në Partinë Demokratike. Jam ofruar në zgjedhjet e 2013. Kam qenë pjesë e fushatës. Kam zhvilluar fushatë për organizmin e partisë kur më është kërkuar në Paskuqan e më pas në gjithë qarkun e Lezhës, jam përballur atje me njerëz, të cilët e kanë dashur dhe e duan partinë pa asnjë interes. Jam përfshirë në fushatën e 2015-ës, kam drejtuar shtabin elektoral të Bashkisë së Kavajës. Kam qenë intensiv në Bashkinë e Kamzës, sepse atje më çoi PD-ja. Sa të kem frymë dhe mundësi do të bëj atë që unë mundem për demokratët, sepse e ndjej veten borxhli ndaj tyre. Kushdo mund të hyjë në pasuritë e mia të së shkuarës dhe aktualet dhe t’i shikojë. Unë nuk i njoh vetes asnjë pikëpyetje, për asnjë që dikush mund të më mbajë peng, që të më tërheqë për kapistër. Unë skam bërë pasuri, por kam bërë emër. Kudo që lëviz nëpër Shqipëri njerëzit më takojnë dhe më japin dorën dhe kjo është një kënaqësi e madhe. Mund të më njihnin në katundin tim, por këtë emër nuk ma jepnin dot. Këtë emër ma dha PD-ja për të cilën punova pa pushim. Si unë janë qindra e qindra të tjerë që PD-ja u ka dhënë emër.
Z.Gjana ben te ditur se,sa kohe ata ishin ne pushtet vune pasuri marramendese dhe se sot bejne jete luksi nga favoret e shtetit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Bravooooooooooooooo!Ju lumteeeeeeeeeeeeeeeeeeee!
PD eshtë 1 Lum i Madh Abuzusish dhe Hajdutësh Injorantë, sot ky Lum i Madh i Qelbur këmbë e kok po thahet dalë ngadalë, shpresojmë të thahet edhe Paraleli i tij Lumi i Majtë.
Ky eshte Gjana dhe Jozi me shoke te PD se Berishes! Hajdute dhe kriminele te zgjedhur nga Berisha!Patjeter qe do t’ja nxjerrin lakrat njeri tjetrit sepse kane bere nomin! Ne Shkoder vetem Jozi ndertonte! Lloton Gjana ja dha nje banori nga fshati i gruas,Starove, kur nuk doli asnje fitues! Keta demokrate te flakte i kemi njohur edhe ne kohen e Enverit e te Ramizit! Plehra kane qene! Dhe tani i bejne presion njeri tjetrit! Por jo! Kutia e Pandores do te hapet shume shpejt neqoftese nuk eshte hapur! PD nuk ka njeri dhe Zot qe e shpeton per krimet qe ka bere!
Ne nje shtet perendimor ky zoteria sot do te ishte ne prokurori te shpjegonte kte interviste se akuzat e tije jane te renda duke u nisur nga fakti qe ka qene pjese e asaj qeverie. Por se si eshte pasuruar dhe pasurohet klasa politike ne shqiperi e dine dhe koalat qe hane gjethe ne maje te pemes ne australi.
Z. Emin thote se PD eshte fryme ?! Hahahahaaa !
Ishte dikur ne fillim. Po ku te linte Berisha , Topalli dhe Gjana & Co qe PD te ngelej fryme.
Berish, Topalli dhe Gjana , keta tre nivele te pushtetit te PD shume borgje i kane ketij populli dhe vete anetarve te PD.
… marrim Z.Gjana 2005-2013 perfitimi te hapura nga pushteti :
1. Vellai ne dogana, vend paraje jo dosido, megjithese Berisha si demagog nxorri nje ligj qe vellezrit e ministrave te tij jo ne Dogana. Ku ish ti Emin ?
2. Gruaja e Eminit nga agronome ne Keshilltare e Kryetares Topalli per 8 – vjet. Ku ishe ti Emin ?
3. Dy djemte ne pune ne shtet ne vende kryesore. Ku ishe ti Emin ?
4. Vajza e Eminit pa stazh fare ne nje Ambasade jashte. Ku ishe ti Emin ?
5.Te aferm te tjere ne pune ne shtet pa asnje merite. Ku ishe ti Emin ?
Epo deri sa ska nje ligj dhe jeni te gjithe spiuj te nderfutur me njeri tjetrin perralluni me te Shkretin Popull o Emin Gjan & Co.
Nga ligji do te shpetoni, por nga Perendia Jo ! Mbajeni veth ne vesh kete dhe ketu do te jemi.
PD eshte ajo qe thote Profesor Shenasi Rama para ca ditesh .
Inderuar zoti Jemin,
E lexova intervisten tuaj dhe deri diku ju jap te drejte. Ju respektoj se me dinjitet jeni larguar nga postet dhe nuk keni folur, besoj se i keni menduar mire. Por ajo qe me ben te replikoj me ju eshte fakti qe ju i drejtoheni Zonjes Jozefina apo dhe te tjereve ne PD kritike te zotit Basha te mbyllin gojen se per ta dihen shume gjera. Kjo eshte pak a shume ajo qe ju doni te thoni. Nuk e kuptoj perse keni heshtur deri tani, te tille qenkan njerezit ne PD qe mbahen me frike, cila eshte ajo kuti dhe çfar dini ju per ta. Atehere ne se ju dini dhe heshtni gaboni. Nuk mbahet nje parti me te heshtur dhe me te mbyllur gojen zoti Jemin. Atehere mua si lexuese dhe qytetare me lind e drejta qe PD e paska merituar humbjen, pasi ato qe ju dini te jeni te sigurt qe i di dhe populli i thjeshte, mbase me ato qe ju dini ka ardhur koha qe te rithemelohet PD me njerez te idealeve dhe jo ata qe e duan per interesa. Zoti Jemin kam pershtypjen se njerzit kane abuzuar me PD, flas per fituesit e PD, deputetet e kane perdorur PD per privilegje te tyre dhe familjareve te tyre. keshtu qe urgjrntisht duhet be nje vleresim i figurave, kontributeve te tyre , te kete opinione edhe nga populli votues i cili nuk dha votat per dhjetra arsye midis te cilave jane edhe ato qe ju shkruani ne interviste. Populli eshte shume i zgjuar, dinjitoz dhe nuk harron kollaj. Biografia te ndjek kudo qe te shkosh. çfar ke bere do e paguash ne forma nga me te ndryshmet, o nga robi o nga zoti. Gabove kur u shprehe se do ti them ato qe di per ju. Cilat jane ato qe ju dini, mjer ky popull kush e ka udhe hequr.
Rivleresimin e figurave jo vetem te PD-se, po te te gjithe partive, do ta beje VETINGU, nuk ka bere kurre faki qe rivleresimin ta bejne vete hajdutet.
Koment i shkelqyer, bravo . Ndaj plotesisht te njetin opnion me, Sevilja
Po ate shtepine e blinduar qe ke ne Pogradec dhe bencin qe i bleve per ditelindje tit biri sikur i harove o Gjoni. Po shoferin personal kunatin tend qe e kishe dhe sekser per punet e tua te pista. Mire eshte te thuash se te gjithe ju jeni maskarenj e plera dhe e shpreheni qe duhet hapur “kutia e zeze” ate që e hape sa here ja do interesi pronarit tuaj kriminel Berishes. Se nqf se hapet ajo duhen te ngrihen burgje te rinj se aty e keni vendin te gjithe nga Berisha e deri tek ty mor i “ndershemi” Gjona. Dhe se fundi pse skerkon te shkosh te besh fushate ne Pogradec se aty ke jetuar e je martuar ke dhe fisin e gruas apo sta mban te perballesh me ata qe te njohin mire dhem e dhempalle.
Emin, këta që kritikojnë Bashën, mendon se kritikojnë PD-në? Pra, mos vallë Basha është PD-ja? Pyetje tjetër:Pse ke heshtur më parë për këta të korruptuar, por kujtohesh për ta vetëm tani kur kritikojnë Bashën?Pyetje tjetër:Po këta që e duan Bashën, a janë edhe këta me vila e salltanete të tjera, që me një pagë nuk mund t’i kishin?(Shënim:Unë që të bëj këto pyetje jam një themelues i PD-së në një rreth të Veriut, siç ishe ti në Pogradec.)
hahaha c’bohet !
or taj
ky gabeli i ngjan atyne arixhinjve qe terhiqnin ariun me ane te atij zinxhiri, prej humnde
por Jozefines t’ja rrush .
ky surrat arabistani ,qe kur ishte minister i bujqisis mduket ,blinte mishtrishte ne miljona nga Beogradi
dhe ja shiste femerit shqiptare per miser loooooooooooooool .
si mundet me pas ren kaq poshte ai komb . lene pasanej , kur thone ,se kishte ene dashnore ,sekretare sexi , te rejat demokrate ky arixhi i fisit te shpelles .
hahahahah te vjen me qesh e qajt nga ana tjeter ,per ate vend ,se si i lejoj vehtes te degjenroje
aq shume ,te fundoset aq shume ne llumin e asaj maskarade pseudodemokrate e pseudopolitike
ky vet do duhej te ishte sot ne burg ,per shperdorimet ne moljona qe i ka sjell shtetit shqiptare ,e pastaj te tregoje Qejfet e Jozefines
Mendimi i Gjanës është që padrinoja i mafies të thërresë një nga një mafiozët që ka në varësi e t’i kërcënojë me ndëshkim. Provat i ka padrinoja, prokurorisë nuk i lejohet t’i dijë. Ja ky është stani i PD-së.
“Po me hoqe nga kryeminister ,une do te flas”,,,keshtu e kercenoi publikisht dr.mortjen me 1997-en aleksander meksi.
Heshtja e bashkepuntoreve ne krim;ky eshte standarti I vetem qe garanton funksionimin e mafies,kudo ne bote.
Kete po konfirmon edhe jemin gjynahqari ne kete palo-interviste,,,KODIN e HESHTJES,,,,,si te vetmin mjet per mbajtjen e bandes ne jete.
Qofshin te shenjteruar verdiktet e shqiptareve ne shumice,me 23 qershor 2013 dhe 25 qershor 2017,qe mbyllen me vote kapitullin pengmarrjes se shtetit te shqiptareve nga banda antishqiptare e perbetuar shqup-se dhe nga ajo komplementare lesh-e-liste.
TUNG.
E moret vesh ,o shqiptar ! E moret vesh se cilin kemi patur ne pushtet e cilet kane kerkuar voten tone? Ja po ja zbulojne njeri tjetrit petet lakrorit. Edhe vet po e pranojne se brenda tyre jane ngrene si qente e jashte dukeshin sikur qanin hallin e popullit. U kujtohet Jozefina qe uluriste: ” Po ata nuk kane buke per te ngrene more! Po si rrini ju ne ato karrike? Po ju jeni lytura ! ………. E pate ,o demokrat se cilet kane drejtuar partine tuaj? he ,me i’u pifsha dolline ,o demokrat ,qe nuk i votuat. Edhe ku Gjana nuk eshte me i mire se ata .po ka therne nje te vertet. keta kane shire ,ashtu si Genc RRuli nen hijen e arres e ne mes te minierave……..
Sa flori pagoi Gjana qe te transferohej nga Kukesi ne Pogradec pasi u nda nga gruaja ne kohen e Ramizit?
Kjo quhet “blackmail” dhe denohet nga kodi penal! Por kush do te zbatoje ligjin ne Shqiperi? LLalla?!
Zoti Gjana thote me demek ta mbyllin plagen e te mos flasim për bemat e njeri tjetrit si kan abuzuar me pushtetin e karrigen? Le te mbyllen krimet qe kanë ba drejtuesit e PD dhe te zgjdhinn problemet e e popullit duke kaluar ne paqe gjithcka.
Jo Zoti Gjana gjithcka duhet thanë me te vertetat e te mos mbulohet asgja ndryshe nuk ashte parti demokratike.Nese ke gja për te thanë , thuaje si për Jozefinën ashtu edhe për te gjithe apo ke hall qe ti hysh ne qejf Lulit me qe ka përjashtuar nje here edhe ty për për gjërat e bukura qe ke ba kur ishe Minister?
Po ti o Jemin si i ke bere ato shtepi e biznese kafejeetjetj? Si agronom, deputet apo minister me rrogen e zakonshme?
Nje mut jeni por me mut jane ata qe iju degjojne.
?
Ky edhe e pranon per abuzime te medha te krereve te PD se si fjala vjen fshatra turistike te kthyera ne vila dhe te blear nga bejleret e rinj te kesaj partia…flet per kutire te zeza dhe kercenon me hapje te tyre nese , nga ky fshihen krime pafund , te bera nga bandite pedist, dhe pastaj thot Pd eshte fryme kombetare per ta cuar vendin perpara …O zot ku jemi katandisur me keta politikane qe jo vetem nuk bene ndonje gje te mire por disa here e cuan ate ne buze te varrit vetem per interesa te tyre qe fshatrat turistike ti kthejne ne pasuri te tyre…ha ha kejo eshte fryma pediste..lume ne…
Hahahahaha. Filluan te nxjerin larot dhe te kercenojne. Do Zoti ja nxjerni syte njeritjetrit qe te mbarojme perfundimisht me keta. Megjithse ne keto lloj rastesh besoj se prokuroria duhet te nderhyje sepse flite per zhvatjen e popullit por na duhet dikush me BOL3 per kete pune. Mereni me mend se sa do i kete Berisha DOSJET per ter keta “bashkpuntoret” e ngushte. Berisha eshte produkt i PPSH-se o deputete dhe ish deputete te PD-se dhe si i tille nuk e ka haruar zanatin e dosjeve, perkundrazi, e shtoi akoma me shume per bashkpuntoret e tije sepse e shpinte ne ekstaze ideja se po beheshe i plotfuqishem si idhulli i tij Enver Hoxha. Kur te caktonte diku Berisha duheshe te vidhnje dhe te korruptoheshe se ishte menyra e vetme per te te patur ne “xhep” per ter jeten perndryshe nuk ishe i mire. Tani ja ku i keni provat. Mos fol se ……. kercenon ky nenprodukti i PPSH-se.
Hahahahaha. Filluan te nxjerin larot dhe te kercenojne. Do Zoti ja nxjerni syte njeritjetrit qe te mbarojme perfundimisht me keta. Megjithse ne keto lloj rastesh besoj se prokuroria duhet te nderhyje sepse flite per zhvatjen e popullit por na duhet dikush me BOL3 per kete pune. Mereni me mend se sa do i kete Berisha DOSJET per ter keta “bashkpuntoret” e ngushte. Berisha eshte produkt i PPSH-se o deputete dhe ish deputete te PD-se dhe si i tille nuk e ka haruar zanatin e dosjeve, perkundrazi, e shtoi akoma me shume per bashkpuntoret e tije sepse e shpinte ne ekstaze ideja se po beheshe i plotfuqishem si idhulli i tij Enver Hoxha. Kur te caktonte diku Berisha duheshe te vidhnje dhe te korruptoheshe se ishte menyra e vetme per te te patur ne “xhep” per ter jeten perndryshe nuk ishe i mire. Tani ja ku i keni provat. Mos fol se …….
Jemin Gjana antikomunist! Ha!ha!ha! Lexojeni me kujdes e do ta kuptoni qarte se me Enveriste nuk ka askund se keto plehra. Edhe Enveri u bente biografine te tjereve dhe nuk thoshte ku kane duke gabuar. Zoti Jemin Enveristi e din se “drejta per te harruar” eshte fut ne te 30-te te drejtat e njeriut ketu ne Europe. Zoti Jemin Enveristi se do te ishe ne Europe vetem per keto deklerata do te hapej fashikuj penale. Pse Zoti Enverist? Eshte e thjeshte se dikush ka kryer krim, psh Topalli dhe ke dijeni, ligji te denon per mosdenoncim Zoti Enverist. Pse nuk shkon te denoncosh ne Prokurori o te spiunosh ne SHIK se ke frike! JU jeni Enveriste e Mafioze kjo eshte PD e dhjere qe shpejt do te marre fund.
Jemin turkoshaku beni thirrje per unitet dhe heshtje,jo per te miren e vendit,por te pd dhe te vetvetes;rri urte jozef stalin=jozefin se une di shume gjera per ty e co,do cohet gjeneral imam ballajdija qe di shume gjera per jeminin,do cohet patozi qe dinte edhe per vrasjen e olldashit,por heshti se do shkonte ta takonte tek azemi……Dhe padrino sali rri e veshtron se i ka te gjitha dosjet qe nga komunizmi deri tek vjedhja me e thjesht qe kane bere ministrat e tij deri tek ilirfloriri.
Prokuroret ferkojne duart se mund te bejne ndonje lek me akuzat e ketyre ndaj njeri tjetrit(duke heshtur dhe mbuluar gjerat).
Populli i shikon vilat e tyre dhe cdo trushplar eshte krenar me zotesin e idhullit te tij,eshte krenar se idhulli nuk eshte i varfer(ose nga nje brekgrisur jeton si bllokmeni qe keta e kan inat) si puna e atyre qe e votojne.
cfare te harxhosh kohen per keta plehra po do zoti tja nxjerin pislliqet njeri tjetrit.
Cfare keni qe ankoheni qe na vodhen voten , se populli na do por ja na vodhen , narkotrafikantet , kriminelet ? Populli i di keto dhe te kaluaren , dhe te tashmen tuaj , s’ka nevoje te na i thoni ju , prandaj ju ndeshkoi me vote . Me falni, por po ju them se je pak i vonuar ne keto qe thoni , se zgjedhjet u bene me 25 qershor , keto do kishit bere mire ti kishit thene ne fushate , atere kishin vlere , apo ajde te tundim DOSJET , se keshtu e do situata .
Ti therase Berisha e tua thote ato te kutise, O jemin ti ke mbet ne vitin 89, jo 90, por 1989.Sa keq me vjen me kete vend ka goxha burra me mend dhe per kaq vite ka mbetur ne dore te ketyre fshatareve te malsise, mendje mbyllur e pa pike intelegjence.O zot shpetoje Shqiperine nga keta idiote ne udheheqje, le te hane buken e vet por jo te drejtojne vendin dhe vendosin per fatin e te tjereve, eshte gjynaf prej zotit.Nuk e dij por kur lexova intervisten e ketij ish ministri , vertet me erdhi keq cfare idiotesh kane qene ne drejtim te ketij vendi, ti marrin te keqen Muho Asllanit dhe Lenka Cukos, po me duken te mencur tani keta te fundit.
Shkrimi Emin Gjanes , per situaten ne PD e shpartalluar , eshte I drejtperdrejt , dhe nje denoncim I plote , per korrupeionin e pa pare te PD , ne qeverrisjen e fundit . Jane befasuse lidhjet kriminale te Ministrave , seksereve dhe dallkaukeve . Eshte pervetesuar ne menyre te organizuar buxheti i shtetit . Partia eshte krijuar , per te vjedhur pasurite publike . Shkrimi i Eminit eshte roman triller , per te gjithe funksionaret . Duket se Gjana ndryshon pak nga keta hajdute me cizme , por ne kete baterdi te tere jane nje lloj . Komentusit , poshte shkrimit te Gjanes , kane vertetuar se dhe Gjana , nuk ka ndenjur inaktiv , ndaj kesaj sitúate , te pa njohur ne asnje vend te botes . Cfardolloj Prokurori ka mundesi te burgosi kete bande , qe kerkon nje burg me dimensine te medha . Kjo nuk ka qene kurre Parti , por bande plackitese e popullit , der isa Gjana ka arritur te thote “Te hapet kutia e zeze “. .Keshtu ka thene dhe Meksi , per Berishen :” Po me pushove , do flas “ . Ky hajdurt me cizme , kurre nuk foli , por u struk pas pasurise dhe pertyp ate , qe pervetesoi dhe nuk dihet se per sa breza eshte e bollshme . Gjana , si dhe denoncusit pdiste “cuba “, nuk e drejtojne gishtin te Berisha , orkestranti i vjedhjes me te madhe dhe e poshterimit te kombit .
PD nuk ka c’rinovon . Duhet te denojne , keta , qe u denoncuan dhe te formohet nge fillimi nje Parti e re e djathte , mbi trashegimine ete djathtes tradicionale . Zgalem
Kur thua se mos te te bejne te flasesh me vjen te te shqyej prej bythe!! Krime e afera ne kurriz te popullit qe ti nuk I thua sepse dikush apo nje tjeter ne PD eshte me I rendesishem se populli dhe ti po luan strategjine tende duke I fshehur. Je nje pidhmotre qe nuk e ke shokun ti dhe ata qe “me mire mos flasin” do ju vije dita te gjitheve me rradhe!
Zoti “Shtegtari”mos doje te thoshje te hapen te gjitha dosjet e PD me fjalen kod “Kutia e zeze”.prit edhe pak se akoma krye dosieri I juaj nuk I ka dhene urdher si sigurimi I shtetit dhe UDB Prandaj dhe sekretaret e shtetit qe permend ti kane nje pakt zoti Shtegetari Pogradecit.Ki kujdes se mos te hapin ty kutine e zeze
Kush nuk ka sy dhe mendi nuk e kupton qe PD eshte nje cerdhe mbulimi e spiuneve te cdo agjensie prandaj ja dini njeri tjetrit se njiheni qe ne kohen e merhumit..
ouuuu?!!!!! Si u be kjo pune keshtu… kercenon “Panxhari” “I vogli” “Disenjatoren”- te bijen e shoqes “Shtiza”?!!!!!
ore ka ngel ndonje fije fashikulli aty se dosjet jane shit per karton….
Sharlatani mbetet sharlatan. Ky zotëria nga njëra anë i bën shantazh kundërshtarëve të Bashës se ai di ca gjëra të fsheta për ta duke presupozuar që ai ja di maskarallëqet që ata kanë bërë prandaj ta mbyllin gojën, nga ana tjetër i fton për bashkim. Kë fton ,maskarejtë??? Të bashkoheni për të mos ja nxjerë ndyrësirat njëri tjetrit. Kjo ka qenë, kjo është dhe kjo ka për të qenë udhëheqia e PD-së . Një kazan ndyrësirash.
Qesh muti shuren, ti je nje prej tyre mor mi halesh…..
Z. Emin thote se PD eshte fryme ?! Hahahahaaa !
Ishte dikur ne fillim. Po ku te linte Berisha , Topalli dhe Gjana & Co qe PD te ngelej fryme.
Berish, Topalli dhe Gjana , keta tre nivele te pushtetit te PD shume borgje i kane ketij populli dhe vete anetarve te PD.
… marrim Z.Gjana 2005-2013 perfitimi te hapura nga pushteti :
1. Vellai ne dogana, vend paraje jo dosido, megjithese Berisha si demagog nxorri nje ligj qe vellezrit e ministrave te tij jo ne Dogana. Ku ish ti Emin ?
2. Gruaja e Eminit nga agronome ne Keshilltare e Kryetares Topalli per 8 – vjet. Ku ishe ti Emin ?
3. Dy djemte ne pune ne shtet ne vende kryesore. Ku ishe ti Emin ?
4. Vajza e Eminit pa stazh fare ne nje Ambasade jashte. Ku ishe ti Emin ?
5.Te aferm te tjere ne pune ne shtet pa asnje merite. Ku ishe ti Emin ?
Epo deri sa ska nje ligj dhe jeni te gjithe spiuj te nderfutur me njeri tjetrin perralluni me te Shkretin Popull o Emin Gjan & Co.
Nga ligji do te shpetoni, por nga Perendia Jo ! Mbajeni veth ne vesh kete dhe ketu do te jemi.
PD eshte ajo qe thote Profesor Shenasi Rama dhe mire ti behet bashke me akshixhijte e saj .