"Puçi" teknik, ministri Demiraj 250 mln lekë tendera në një ditë

2 Korrik 2017, 08:43Politika TEMA

Pas puçit teknik fshihet një puç ekonomik.

Brenda qeverisë shqiptare vijon të konsumohet një puç teknik për interesa të mirëfillta ekonomike.

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, me anë të shtatë emisarëve të tyre në qeverinë ‘Rama’, kanë futur duart në buxhetin e shtetit. U emëruan si kujdestar të zgjedhjeve parlamentare, por ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike, ditët e fundit, po bëjnë kërdinë me tendera, në sektorët kyç të qeverisjes së vendit.

Vetëm Ministria e Brendshme, e drejtuar nga tekniku i PD, Dritan Demiraj, katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare, pra në datën 29 qershor, ka shpallur 13 tendera. Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka shpallur brenda një ditë 13 tendera me vlerë 257 milionë lekë të reja. Është vlera më e madhe që pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, i cili ndalonte çdo procedurë prokurorimi deri në përfundim të fushatës. Tenderat, të gjithë të datës 29 Qershor, janë shpallur kryesisht për blerje të kompjuterave, laptopëve, tableta, skanera, projektor, fotokopje, software, hard disk etj., për Ministrinë e Brendshme, por edhe për organe të ndryshme shtetërore, si për Agjencinë e Zhvillimi të Territorit, doganat, Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor etj.

Vetëm tenderi i shpallur për blerje kompjuterash dhe pajisje të tjera ka një vlerë prej 133 037 350 lekësh. Qeveria ‘Rama’ ka pezulluar me një vendim të posaçëm zhvillimin e tenderave në vlera të mëdha deri në përfundim të deri në përfundimin e fushatës zgjedhore. Por, në kundërshtim me këtë vendim janë vetëm tenderat e zhvilluar para datës së zgjedhjeve, pra para 25 Qershorit.

Prapaskena

Në harkun kohor mes fundit të mandatit të qeverisë ‘Rama’ dhe fillimit të mandatit të dytë, kemi një gjysmë qeveri të Partisë Demokratike, brenda qeverisë socialiste, e cila ka futur duart në arkën shtetit shqiptar, në kundërshtim me verdiktin e popullit shprehur në zgjedhjet e 2015 qershorit 2017.

Tenderat duket se janë arsyeja reale e rezistencës së gjashtë ministrave dhe një zëvendëskryeministri teknikë, për të mos dhënë dorëheqjen, ndonëse misioni i tyre, në bazë të marrëveshjes politike Rama-Basha, konsiderohet i përfunduar. Firmosja e disa tenderave gjatë ditëve të fundit, nga ministrat teknikë të PD, të publikuar nga Shqiptarja.com dhe Report TV, janë vetëm maja e ajsbergut. Që pas uljes në kolltukët ministrorë si rojtarë të zgjedhjeve, ministrat teknikë, rezultojnë se janë kujdesuar më shumë për zhvillimin e dhjetave tenderave, me vlera të majme.

‘Teknikët’ e tjerë

Edhe ministra të tjerë teknikë, vijojnë të shpallin tendera dhe të emërojnë mulinetë të PD, si të ishin pjesë e kabinetit ‘Berisha’. Dy ministrat teknikë të Partisë Demokratike përkatësisht i drejtësisë Gazmend Bardhi dhe e Financave Hegla Vukaj tre ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit miratuan tarifat e reja të shërbimit përmbarimorë privat.

Dy ministrat teknik kanë miratuar dhe tarifat për shitjen e pronave në ankand ku përmbaruesi përfiton deri në 3 % të vlerës së objektit që shitet. Ndërkaq, ministri teknik i PD, Gazmend Bardhi ka emëruar djalin e ish-Presidentit Meidani, Denion Meidani drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Denion Meidani është emëruar nga Bardhi para dy javësh, pra para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Ndërsa, ministrja teknike e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha, 11 ditë para zgjedhjeve, firmosi një tender për rikonstruksionin e shtëpisë së të moshuarve, që kap shifrën e rreth 72 mln lekëve pa TVSH ose 87 milionë lekëve me TVSH. Tenderin e ka fituar Xhavit Ismaili, vëllai i kryetarit të bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili i PD./shqiptarja.com/

16 komente në ““Puçi” teknik, ministri Demiraj 250 mln lekë tendera në një ditë”

  1. Kole Shuli says:

    Me nje here K/ministri duhet te veje dore ne kete mafje qe kerkon te veje dore ne leket e popullit .Ata “Tekniket” me nje here duhen pushuar nga puna.Vete populli te ngrihet ne demostrata per ti larguar keta debile me nje here.

    1. Edi says:

      Ata qe punojne apo kane punuar ne ministrine e mbrojtjes e dijne qe ky eshte nje tip i korruptuar dhe si i tille eshte liruar nga detyra e ushtarakut. Mero po te buberoje pak do gjeje per kete injorant xhevahire pet korrupsionin e tij dhe te xhemal gjynkshit ish shefit te shtabit qe eshte bere deputet i pd. Te dy te korruptuar deri ne qelize. Une habitem se cfare pret edvini ta zhduku kete nga minister

  2. Landi says:

    Injoranca dashakeqe juaja si gazete. Tenderat hapen nga sekretati i pergjithshem. Institucioni do egzistoje o injorante.

    1. arbereshi says:

      Kush po e mbyll institucionin ose po i heq egzistencen e tij, more Land ziu, por ne kete periudhe nuk mund te behet prokurime per tender sepse jane ministra teknike per mbarvajtjen e votimeve dhe te votes dhe jo ministra per zbatimin e programit qeverises

      1. Dr.Damo says:

        Kerkoi llogari Rames dhe jo Landit, o plehrat e PS.

  3. Haka Tekizoti says:

    Epo… nëse kryeministri e ka me gjithë mend se do dëgjojë qytetarët të marrë masa për t’i ndaluar vjedhjet që janë duke bërë këta hajdutë “teknikë”, që na i bëri peshqesh në qeveri.

    1. Ana says:

      Ha ha ha, hajdute teknike! Po ata hajdutet e Rilindjes ku mbeten? Gjithmone sulmoni PD (mire beni) po asnjehere nuk flisni per tenderat korrupsionin dhe kriminalizimin e qeverise. Per te ardhur keq se vetem medja te shitura dhe te blera ka ne kete vend. Si nuk shkruat njehere per Shqiperine dhe mjerimin ku eshte zhytur po mbetet duke bere analiza PD je Ps je dhe LSI je. Mediat dhe partite jane 2 fatkeqesite me te medha te ketij vendi.
      Ne e shohim te verteten me syte tane dhe nuk eshte nevoja te na e tregoni ju krijesa mikroskopike qe jetoni ne simbioze me sumen e pushtetit.

  4. Miri says:

    Pyetje per ate qe ka shkruar arikullin: A eshte pezulluar zhvillkmini tenderave me vlere te madhe deri ne perfundimin e fushates zgjedhore ?

    Mesa dime, fushata ka mbaruar qe te premten e dt.23.06.2017. Dt 24 heshtje zgjedhore, Dt 25 Dita e zgjedhjeve, java tjeter eshte kalur me numerimin dhe nxjerrjen e rezultateve paraprake. Nqs nuk e dini, mesojeni pra, qe periudha kufizuese e permendur per zhvillimin e tenderave, ka perfunduar qe ne dt 23.06.2017.
    Si mund te thuash qe kane futur doren ne arken e buxhetit ne kudershtim me verdiktin e popullit te shprehur ne keto zgjedhje, kur ne fakt ky verdikt i popullit vlen nga shtatori dhe ne vijim pas formimit te qeverise se re??
    Duke u bazuar ne ate qe eshte shkruar ne artikull, tenderat lidhen kryesisht me blerje kancelarie, pajisje zyre,etj qe luajne rol ne punen e perditshme dhe qe smund te presin pa u zhvilluar te pakten 2 muaj, sa te vije qeveria e re. Nqs keto blerje nuk do te beheshin, cfare do te ndodhte?? Si mund te punoje addministrata pa mjete baze?
    Nese per keto tendera ka fakte per abuzime ne lidhje me proceduart apo paracaktiminn e fituesve, kjo eshte tjeter gje dhe patjeter qe ia vlen qe te kritikohet nga ju si gazetare si edhe te ndeshkohet nga te gjithe.

    Vertete orientimi juaj editorial keto vite eshte pro PS apo kunder PD dhe te tjerave, poor edhe shkrime te ketij lloji te pabazuara ne fakte, s’mund te beni se pastaj futeni vete me kembet tuaja te llumi i “kazanit mediatik”.

    1. Speciali says:

      Bravo Miri Bravo per argumentin. Te shpresojme qe keta ministra politiko teknike ta lexojne komentin dhe ta perdorin si justifikim
      Jo z. Miri nuk eshte Normale dhe nuk duhet te vazhdojme me. Keta nuk kane patur hallin e zgjedhjeve por te tepsise. D.D ky k… I Kombit duhet te ike dhe nqs nuk ka leke per bileten le ti thote XH. Gjunkshit ti jape ndonje, leke.

  5. Besmir Kola says:

    Eshte turp i madh. Kta lloj ministrash teknik duhen hequr nje or e me par

  6. Vesi says:

    Dini gje nga ka hik kryeministri? Kush shikon numrin 2, I thoni te kthehet ne pune.

  7. Ago says:

    O naivet e mij shqiptare.
    Nuk eshte vetem pune Ministri. Ne ministri ka nje dyzine nepunesish qe merren me ate pune (qe nuk jane emeruar pas marreveshjes PS-PD)
    Te jeni te sigurte qe komisionet e prokurimit jane ngritur e kane punuar me urdher te ministrit paraardhes.
    Semundja eshte shume me e thelle sesa duket

  8. taraboshi says:

    O z.Rama .A ke thane vete qe keto ministra teknik jane deri sa te mbarojne zgjedhjet .po keto dite cfare duan ne zyra pse nuk i shkarkon?. Keshtu si ja kan nis ata tash po te bahen zote shtepie ne shtepine tende ata .Ata bashke me ministrat e L .S .I se tash po planifikojne me te heq edhe ata pak ministra qe te kan mbet ty dhe tash po i zevendsojne me ministra te vet e tash po te thojne edhe ty shko ne shtepi e pusho se deri me 9 shtator qeverine e kemi ne dhe drejtojme ne me z/v kryeministren tone .

  9. Alban Dega says:

    CFARE BEN MINISTRIA I FINANCAVE DHE BANKA E SHQIPERISE !?

    Te bllokojne cdo tender e veprim financiar qe demton Arlen e Shtetit dhe taksat e shqiptareve !

  10. Emigranti says:

    Duket cfar fytyre kaM brendeshem si Ali baba 40 ajdut . Eshte normale do mbushen cleat shqupit ku per 3 muaj ndejten ne cader,Per kete dopaguhen nga tasks pagusit .Eshte e vertetajduti mbetet ajdut

  11. Tini says:

    Morali e do te japin doreheqje…. nuk ka kuptim te qendrojne se nuk fituan dhe nuk jane maxhorance…. per mua deshtoi dhe kjo shpikje gjoja teknike sepse nuk munddn te benin gje. Nderkohe Shqiperia eshte e deshtuar me administraten. Keto vite kam pare qe eshte bere masaker mbi te si nga ps dhe lsi. Nuk ka shanse per mire dhe e dini pse sepse ne administrate nuk ka me pervoje e as vite pune. Me i vjetri ka 2 vjet pune…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje