Pas zgjedhjeve të 25 qershorit duhet të analizojmë sidomos një dukuri që nuk e kundërshton dot askush – fenomenin Edi Rama. Në zgjedhjet e fundit, duke e personalizuar fushatën e PS-së deri në ekstrem te imazhi i tij, duke shetitur si një poster i lëvizshëm me bluzën e bardhe me numërin 2 dhe me brekushet e zeza dhe atletet e bardha nga një studio në një tjetër, nga një qytet e fshat në një qytet a katund tjetër, Edi Rama vuri një bast të madh me të gjithë, me PD-në, me të dashurin armik Ilir Meta, me gazetarët e kazanit, siç i quajti ai publikisht një pjesë të analistëve dhe zgjodhi si tema të ligjërimit elektoral jo temat klasike të debatit teorik që shtillen me pyetje për programin dhe me debatet mes palëve në zgjedhje, por monologun folklorik që mbështetej mbi një temë të vetme: kërkesën për të votuar vetëm atë dhe PS-në dhe paraqitjen e qeverisjes me metaforat orientale që vijnë nga koha e Sulltanit ku qeverisja është një tepsi dhe arti i të qeverisurit është lufta për të rrëmbyer bakllavanë, pilafin, kabuninë, revaninë dhe gjithë ëmbëlsirat më sherbet që në traditën shqiptare kanë ardhur nga kuzhina turke bashkë me fjalët që i shenjojnë ato.
Vetëm në fjalimin e fundit përmbyllës të fushatës elektorale në Vlorë, Edi Rama ndërroi stilin dhe nga tepsija e revanisë së Stambollit u spostua te flamuri kuq e zi dhe te imazhi nacional romantik i liderit patriot i cili e identifikon veten jo më me një administrator, por me udhëheqësin, me prijësin që ka për amanet të çojë përpara idealin e etërve të kombit dhe të ngrejë në një nivel të ri dinjitetin e Shqipërisë. Këtë model ai e forcoi edhe në fjalën përmbyllëse në sheshin “Skënderbej”.
Për gjithçka që manifestonte në fushatë, Edi Rama u vu në qendër të kritikave pothuajse të të gjithë komentatorëve dhe analistëve edhe të autorit të këtyre radhëve. Në të gjitha studiot televizive ai vihej me shpatulla për muri, sidomos për stilin e tij “të shthurur” të fushatës dhe në të gjitha komentet anatemohej për përmbajtjen folklorike të bisedave që bënte me zgjedhësit. Ai bëri kujdes që në këtë fushatë të gjithë prozhektorët të ishin drejt tij dhe pothuajse asnjë drejtues tjetër i lartë i PS-së nuk u shfaq më shumë se ç’kishte parashikuar e urdhëruar Edi Rama.
Sondazhet parashikonin fitore të PS-së, por askush nuk kishte parashikuar fitoren e Edi Ramës dhe të PS-së të vetëm në masën mbi 50%. Mirëpo ai fitoi dhe kundër dëshirës së të gjithëve atyre që nuk e besonin, ai arriti që fjalorin e rëndomtë me tepsi e timon, bakllava e revani, ta kthejë në një mandat të fuqishëm qeverisës. Çfarë ndodhi?
Unë do të përpiqem të jap mendimet e mia, pa pretenduar se kam thënë të vërtetën. Në fillim duhet të pranojmë të gjithë që analizat dhe komentet duhet të bëhen mbi atë që ndodh, jo mbi atë që mendoj unë se do të duhej të kishte ndodhur. Ajo që ka ndodhur është fitorja e Edi Ramës i vetëm kundër të gjithëve. Konkluzioni i parë që më vjen ndërmend është se komentatorët e shtypit, analistët që e paragjykuan dhe anatemuan Edi Ramën, studiot televizive që e vinin me shpatulla për muri dhe i përmndnin dështimet pa fund dhe stilin karagjoz, mesa duket nuk përfaqësojnë më opinionin publik dhe nuk janë zëdhënës të tyre. Edhe në Shqipëri po vertetohet ajo që po ndodh edhe në vende të tjera të zhvilluara ku format e shumta të komunikimit përmes rrjeteve sociale i kanë nxjerrë jashtë lojë mediet e mëdha gjeneraliste dhe show-men-ët e talk-show-ve politikë janë kthyer në aktorë që zbavisin publikun dhe jo në opinionbërës. Ashtu si edhe në vende të tjera, ndikimi i tyre mbi publikun është 0. Fb i Ramës dhe tv i tij nga dritarja e këtij fb pati efekt më të madh te publiku se të gjitha mediet e mëdha gjeneraliste që u reshtuan kundër tij. Në ndonjë rast, si këtu te ne, shfaqje si ato që u organizuan në ndonjë tv kombëtar në të cilën shfaqje të gjithë sipas mënyrës së tyre iu kundërpërgjigjën etiketimit të kazanit të Edi Ramës duke e sharë atë dhe duke e paraqitur si të çmendur, mesa duket paska bërë efektin e kundërt.
Një konkluzion tjetër është edhe aftësia vetjake prej publicisti dhe oratori të pakonkurueshëm që shfaq Edi Rama. Shqipëria si vend ballkanik dhe mesdhetar i jep shumë rëndësi fjalës dhe është mësuar që prej kohës së komunistëve që me fjalën të sillet me shumë përunjësi. Shqiptarët janë popull që komentojnë pafund dhe kanë ndërtuar një mjedis të tillë ku të gjithë janë autorë dhe lexues. Në këtë mjedis është e vështirë të konkurosh në qoftë se nuk ke shijen, talentin dhe ironinë. Duke qenë se përballë tij ishte një megafon i çjerrë si Sali Berisha në kuvend ditëve të enjte dhe Lulëzim Basha që pikën më të dobët ka ligjërimin në publik, Edi Rama e kishte të lehtë që të shpartallonte gjithçka dhe të gjithë. Në fillim u duk se i vetmi që mund të konkuronte ishte Blushi, por, sipas mendimit tim, sidomos kur PD-ja vendosi çadrën në bulevard, Blushi e humbi elokuencën dhe shtoi dozën e retorikës sipas frymëzimit të PD-së duke u reshtuar pas akuzave të PD-së që kishte në qendër Ramën.
Në fund fare, duhet thënë se Edi Rama siguroi mbështetjen e të gjitha kancelarive të fuqishme dhe publiku e ka perceptuar atë si një nga figurat më arrira që e ka ngritur dinjitetin e vendit më shumë se të gjithë të tjerët në këtë periudhë tranzicioni. Ai ia doli që Shqipërinë ta nxjerrë nga varësia e humorit grek dhe ta bëjë një vend që sot shihet si faktor i rëndësishëm në Ballkan. Iku koha kur Greqia na kërcënonte se do të vinte veton edhe kur binte ndonjë tullë shtëpie në Himarë. Greqia ka në tryezë dosjen çame dhe kjo është meritë e Ramës, ashtu si shqiptarët e Maqedonisë janë të bashkuar dhe pjesë e konstitucionit shtetformues në këtë vend dhe kjo u arrit sepse Rama ishte politikani i vetëm që u besua nga aleatët perëndimorë që të përcjellë mes politikanëve shqiptarë në Maqedoni idenë e bashkimit.
Kjo është vetëm njëra anë që shënjoi fitoren. Komunikimi, përsosja e stilit të ligjërimit publik e ndihmuan Edi Ramën që të arrinte këtë fitore, sipas meje. Natyrisht ka dhe arsye të tjera.
Rama nuk është modeli i përfunduar i shtetarit shqiptar. Por këtë radhë ai është fituesi dhe fituesi nuk gjykohet. Humbësit duhet të nisin analizën dhe në fillim duhen gjykuar ata se përse u mundën në mënyrë poshtëruese nga një njeri i vetëm. Pas kësaj mund të nisë analiza për defektet e mëdha që ka dhe Edi Rama. Por sot jo, sot ai është fituesi dhe personalisht mendoj që është mirë të fusim edhe në ligjërimin publicistik stilin e shtrëngimit të dorës për fituesin, sidomoas kur ndeshja sapo ka përfnuduar. Fituesit i jepet dora në fillim dhe urohet.
Ilir ti mire i ke radhit keto rrjeshta por duhet ta dishe se ne keto votime rama pas nj pune 4 vjeçare si kryeminister ka shtu 40 mije vota .600 mije votat e tjera jane kontigjent I PS qe i ka pas ne te gjitha votimet .
Tashme eshte bere praktike te thuhet se “Une e kam ditur se keshtu do te perfundojne zgjedhjet”!
Une nuk them ashtu, une them ndryshe sepse vertet kam thene ne vitin 2013, pra para kater vitesh se Edi Rama ka per te bere B UM dhe vertet BUM beri.
BUM beri ne Beograd, BUM beri me grekun, Bum beri me rusin, Bum beri me maqedonasin dhe Bum beri me zgjedhjet e 25 qershorit 2017.
Kushdo qe tenton ta zbehe figuren e Edi Rames, ai njeri duhet shoqeruar te mjeku neuropsikiater.
Besoj qe ne kete mandat do t’ia arrij edhe reformes ne drejtesi si dhe turizmin ta ngris ne nivelin europian.
Une besoj sepse pa ngarkes mendoj.
Ky Babkulla pretendon se I ka ne xhep 600 mijë vota të PS. Po te ishte ky ne krye te PS, dhe t’i jepja edhe une nja dyzete mije vota te tjera, atehere Babkulla kryeminister dhe une zevendes. Hajde qeveri hajde.
Flasin njerezit si kodra mbas bregut, por natyrisht. Kur behet edhe Blendi Fevziu analist, pse te mos behemi edhe ne?
Edi Rama eshte fenomen. Por kur te heqim dore nga militantizmi i semure, atehere do na hapen syte dhe t’i shikojme politikanet ashtu siç janë:
Sali Berisha – derr Katunaro-kinezi
Lul Basha – nje i paafte I mjere, I perdorur
Ilir Meta – matrapaz I ndyre
Ben Blushi – nje pordhac i perkedhelur
Edi Rama – ekstravagant, maverik, idealist, shprese
Pra Edi Rama he per he eshte shpresa jone. Mund te na zhgenjejë komplet, po te presim. Ne 2021 do t’i vije Dita e Gjykimit te Madh edhe atij. Te tjeret para tij Jane gjykuar me kohë.
SHume mire i ke shgru problemet vetem kisha deshire te them nje problem aty ku flet per medjat . Nuk e di a e keni vene re ju qe ker Z. EDI RAMA shtron ndonje problem kombetare apo problem perspektive te larget te vendit hidhen disa medja gazetare opinonist dritshkurter si KLANI me opinonistin e “famshem” bledi fevziu buzhgsla i Kosoves (se nga na mbiu ky nuk e marr vesh) ky fare opinonisti krymadhi i gazetes 55 qe nuk kuptojne fare dhe e kundershtojne duke bere si kopetenta dhe me vone kur flasin medjet e huaja apo udheheqes te atyre vendeve dhe i japin te drejte EDI RAMES atehere ata mbesin si guak dhe mundohen me u justifiku duke folur ndonje vjale te kote pa lidhje
Partite perpara bangos se te pandehurve .
Eshte java e pare e perfundimit te zgjedhjeve parlamentare , 2017 . Kane pushuar thirrjet histerike , per armatosje dhe revolucion demokratik . Njerzit ecin rrugeve te sigurte se askush nuk do t’i godasi me gure , me grusht , do t’u shpoje gomat . Turistet nga e gjithe bota shetisin me taxite shqiptare , ne fushe dhe ne mal .
Partite europjane gjende ne reformim te perhershem . Partite e pa reformuara dhe kunder reformave , i zene brenda germadhave , jo vetem drejtusit , por gjithe antaresine .
Jetojme kohe heroike . Per ceshtje analoge , Lermetovi ka shkruar romanin e famshem “ Nje hero i kohes sone “ . C’do kohe ka dhe heronjte e saj historike .
Ne kohen tone , nuk ka force me te madhe se sa vota popullore . Vota popullore , largon nga skema qeverrisisese atokraci partiake si dhe konfirmon ekipe te suksesheme. Kur politikani hap gojen te genjei , votusit i shofin mushkrine dhe i lexojne ndergjegjen .
Vota popullore e ktheu Berishen ne bufon digital ose nuse pelecke, ndersa LSI i hoqi pushtetin , karremin , qe peshkon vota . Vota popullore rrezon Parti , sic rrezonte revolucioni perandori .
Idete e revolucionit ekzisojne ne ndergjegjen politike te Sali Berishes . Kete fushate berishist i perkorre , u identifikua edhe Ilir Meta . Praktikisht PD , ne te tere veprimtarine e saj nuk ka realizuar asgje demokratike , por ka perdorur dhune , grabitje , tjetersim prone, fshefje krimi . Ka ndertuar shtet informal dhe ka percare popullin . Te punesoheshe ne shtet , duhet te kishe tesren e Pdose LSI . U rrenuan arsimi, shendetesia , policia . U shtuan radhet e analfabeteve dhe universitete u bene shitore te diplomave .
Punesimin e njerzve keto parti e ktheu ne monedhe . E mbushen administraten me militante , qe ne teresi nuk kishin statusin civil . U vertetuan shume rraste se te punesuarit ishin te pa afte , te dhunshem dhe te korruptuar . Zyrat e e Partive u bene banke ku qarkullonte monedha punesim . Kembimi i postit me vote dhe me teser , rrjeth nga psikollogjia fshatare :” Nderi shperblehet me nder“ . Mbi kete platforme qendrojne te ngritura Partite dhe autoriteti i Kryetarit .
Enveri , barinjte e dhive dhe bekshinjte e fshatit i veshi me rroba engleze dhe i privilegjoi gjithe jeten . Ketu rrithte “Uniteti “ dhe dahuria , per udhheqsin . Eshte identike skema edhe per Partite e sotme pluraliste . Partia moniste ne ate kohe frymezohej edhe nga fryma e luftes clirimtare . Partite e sotme idealin e barazojne me interesin . PS u reformua dhe dolli si parti e individualizuar , kur u distancua nga Enveri . PD dhe Lsi , do te demokratizohen , kur te denojne seriozisht Berishen dhe te ndahet nga ideollogjia e tij rrenuse .
Punesimi pa merite , per vote , kushdo mund ta zbertheje si krimin me te rende , qe i kryen elektoratit , qe beson ne fjalen e mashtrusve profesionale . Zonja e pare e shqiperise , Kryetaria e re e LSI se , ne fjaliin e pare si kryetare, dekllaroi se do te beje opzite “te pa pare “ .
Nuk mund te jete ndryshe Partia ne pushtet nga ajo ne opozite . Eshte po ai ind . Opozita , qe behet nen hijen e mesimeve te Berishes , rralle mbeshtet nga populli . Populli ju njohu sakte , duke paguar kosto te larte , ne humbjen e prones dhe kufizimin e lirise .
Joshia e te rinjve per punesim ,me genjeshtra dhe antaresimet e tilla ne Parti , grumbullime ne plazhe ekzotike , sjellin punesime pa merite , kalamajte behen drejtore dhe deputete . Partia nuk vjen ne jete , per te punesuar disa shtresa spontashit , por vjen ne arene , per te zbatuar qindra programe , qe te cojne te punesimi dhe ngritja ekonomike . Shitbleria e vendit te punes eshte nje mostruizitet moral.
7 pretendete kishte kete radhe, qe dollen me prirjen per t’u bere Kryeministra . 6 prej tyre paraqesnin nje liber-program , qe ishte i turpshem dhe qesharak . C’do njeri me kulture mesatare , po te ulet 2 ore , shkran 3 programe te tilla utopike . Programet nuk jane te veshtire , per t’u shkruar , por per t’u zbatuar. Keta lloj kryeministrash , dalin ne fushate , jo per elektorat , por per te siguruar klientele .
Publiku e njef faktin mire , qe Berisha dhe Meta jane politikane te vjeteruar , sepse vine nga 1990 . Cadra eshte nje sajese , qe u frymezua nga Berisha dhe u mbajt ne kembe nga oportunisti Meta . Menyra si jane drejtuar Partite prej ketyre burrave i cuan Partite ne gremine , ne Qershor 2017 . Per kete deshtim spektakular duhet te pergjigjen shkaketaret , sepse partite jene pasuri kombetare .
Duket sikur LSI nuk ka falimentuar , por eshte rritur . Faktikisht eshte nje lloj e deshtuar , sepse kjo Parti eshte parazitare . Jeton vetem me pushtet, qe “ siguron “ vende pune , me te cilet genjen te rinjte , qe behen elektorati kryesor i saj . Ky ishte kufiri limit qe u besoi elektorati , ketyre xhonglereve politike , qe nuk e ndjejne pulsin e popullit.
Parazitizmi i LSI se eshte gjithperfshires . Kane qarkulluar 10 Ministra te LSI , ne te dy mandatet. Nuk mbahet mend ndonje pune e tyre , qe i ka sherbyer Shqiperise, perjashto ish ministrin punetor , L. Koka , qe aksidentalisht eshte gjendur ne kete parti . Aktualisht , Partite e pa reformuara jane bere sterile nga ndershmeria , sedra , profesioni, intelekti . Gjithcka e kane vene ne sherbim te gjetjes te vendeve provizore te punes , per klientet votus . Punesime te tilla , jane vrastare , sepse nuk i sherbejne ngritjes ekonomike , zene vendet e punes te specjalisteve . Behet zero rendimenti i punes dhe i mbajne hapur shtigjet e korrupsionit .
Si do te ndiheshin , po te perdorte dikush keshtu femijte e tyre ?
Punesime reale dhe programore , realizon Erion Veliaj ne Tirane . Qeverrisje e paster , profesionalisht rigoroze . Titullari le shume nga vetja , ne c’do veper punesimi . Arritjet i lexojne edhe anlfabetet potenciale , qe jane krijuar gjat ketij tranzicioni . Krahasoni kete punesim dhe qeverrisje me ato qe na kane pare syte kete cerekshekulli
Eshte pa kuptim nxitimi i veteraneve pedeiste , per te shkarkuar Bashen , si shkaketarin kryesor te humbjes spektakolare te 25 Qershorit 2017 . Nuk eshte Basha , ai , qe duhet te pergjigjet , por gjithe PD ja , perfshire dhe nismetaret reformiste , qe bene peticionin. Keta mocioniste , pse nuk u kujtuan ne 97 , ne 21 janar , dhe ne tragjedine e Gerdecit . C’prisnin keta nga nje Parti , qe eshte kthyer me kohe ne organizate kriminale . Kerkojne tani nje kale te ngordhur , t’u ngjalli Partine , me Berishen digital . Pastrimi I Partise fillon me Berishen dhe me shumicen e ketyre , qe bene mocionin dhe jane te kriminalizuar sa dhe Basha . E djathta shqiptare , duhet te kthehet te rrenjet , te e djathta tradicionale , por ata , qe kane bere krime , duhet te pergjigjen , perfshire dhe Bashen , qe nuk mbetet pas kryekriminelve qe kane qeverrisur , nen siglin PD.
Vota popullore e 2017 jo vetem nuk ka gabuar , por mbetet shpetimtare , deri ne heroike . Jane jasht konteksit shprehjet e Nikoll Lesit dhe Artan Hoxhes , qe e quajne “Popull i blere “. Disa dhjetra analiste kritikojne marrveshjen Rama – Basha , te 18 mait . Te krijohet pershtypja se keta nuk ngopen me Shqiperine e destabilizuar , qe kullon gjak . Kete periudhe zgjedhjesh u vu ne rrezik rendi dhe siguria , nepermjet cadres , armatosjes se popullit , revolucionit , mosbindjes civile, zgjedhjevet te Kavajes . Nderhyri vota popullore , per ta shpetuar vendin dhe popullin nga nje katastrofe spektakolare e mundshme . Frymezusi dhe menazhusi i kesaj situate heroike ishte , pa dyshim , Edi Rama. Per situata analoge , Lermontovi na ka lene romanin “ Nje hero i kohes tone . “
Kam besim se Edi Rama , ne kete mandat qeverrises do te krijoi nje klime korrekte dhe me perspektive ne Shqiperine e lodhur . Do te rrisi ne menyre te ndjeshme ekonomine dhe punesimin , duke i dhen popullit shqiptar mundesine , qe te ndertoi lumturine ne Atdheun e vet , pa mbajtur vemendjen nga rruget emigratore .
Bujqesia edhe gjat ketij mandati dhe me tej , do te mbetet kjo , qe eshte , sepse bandat qeverrisese te tranzicionit e kane shkaterruar infrastrukturen e tokes , ne menyre te pa ndreqshme . Me buxhetin modest , qe disponojne qeverite shqiptare, bujqesia do te ruaj kete statacuo, me ndonje permiresim pjesor . Zgalem
Vertet qenke ZGALEM ! Kaçaket po ikin, mendimtaret po marrin ne dore fatet e vendit. Ka kaq vjet qe duhesh nje njeri si Edi Rama. Sado pak te beje, do beje shume here me shume se ç’eshte bere.
o zagalem ja ke qi nonen…mu shkarku bateria tu lexu komentin tat
Cfaredo qe thane anal istet dhe cfar do thon tani e tutje,sado qe Rama nuk ka qene perfekt ose aspakt korrekt me premtimet ose fjalorin e megjthate ai fitoi bindshem dhe kjo tregon se sa urrejtje eshte akumuluar per hajdutet edhe kriminelet e pd dhe leshelise
Pd nuk beri dhe nuk po ben nje analize te vertet te humbjeve por kapet pas fijes se kashtes.Po te kishte bere nje analiz per zgjedhjet e kaluara dhe te kishte vene para pergjegjesis abuzusit me pushtetin,sot nu do kishim fenomenin Rama.
O pika qe s’te bije o Yzeir,
Edi Rama, po te perifrazoj fjalet e tij per shahun, beri nje simultane me te gjithe ju edhe politikanet te marre sebashku, ju te gjithe ulur ne tavolinat e studiove televizive, vollet vrer e plot mllef, luajtet per ta vene me shpatulla pas murit, por dolet te mundur gjithandej, dhe tani pas betejes se humbur me te, vreri qe u ka ngelur ne shpirt, vazhdoni ta nxirrni me te njejten furi, por besoj qe shpejt do t’u ndodhi si akrepit, do ta injektoni ne trupin tuaj, vdekja shpirterore eshte e sigurt, jo ajo fizike. Nuk do mund ta helmoni nje popull te tere.
Bravo Gregor. Me ke lehtesuar shume. Por do shtoj se shume veta si eshe ky Yzeiri nuk e kuptojne dot gjuhen e Rames. Ajo eshte gjuha e popullit tone, prandaj fitoi, eshte gjuhe e shqiptareve te vuajtur, qe luftojne per kazan, tepsi e tenxhere qe ja u kane mare e zaptuar politikanet, gazetaret dhe opininistet. Keta nuk i kene lene gje popullit. Ajo gjuhe eshte gjuhe e sportisteve qe natyrisht “intelektualet” si Iliri, apo te tjere, nuk e kuptojne dot. Eshte gjuhe e njeriut me zemer te madhe, qe lufton per Shqiperi, pavaresisht nga balta qe i hedhin, pavaresisht nga urejtja e verber qe kane kur nje tjeter ben mire. Edhe nje here bravo Gregor.
Do jete njish po’ anulloi lejen per kompleksin ke policia bashkiake
“Nuk keni pare gje akoma”..!
Nje fitore aq relative eshte kjo fitore..56 per qind te Shqiptareve as nuk u interesuan per keto zgedhje.
Edi Rama do fitonte per arsyet qe ju shtjelluat me lart,do fitonte dhe per shume arsye qe ju nuk i preket,E.Rama do fitonte se eshte i vetmimi model pune ne keto 27 vjet,fakt te cilin asnje nga ju qe merreni me analiza nuk e komentoni,E.Rama do fitonte se eshte i vetmi lider ne politike qe karjeren politike nuk ja ka dhuruar kush,po e ka arritur me shume pune, me shume durim,me shume vullnet,me shume pasoja,qe te gjtha merita te tijat,E.Rama do fitonte se ishte i pari lider qe arriti ti veje dinjitetin ne vend popullit te majte,qe u masakrua keto 27 vjet nga nje klase pseudodemokratesh dhe anti shqipetaresh dhe nje nga arsyet kryesore eshte se kjo klase politike,duke e mbajtur pushtetin me dhune,nuk arriti asnjehere te analizoje punen e saj,bemat e saj te cilat dihen publikisht dhe jane te vertetuara katerciperisht dhe sot qe keta udheheqes te medhej naq i lika pergjegjsine nje individi te vetem po marre per vete asnje pergjegjsi per kete humbje te madhe,qe ne fakt eshte humbje qe ka filluar shume shpejt,qysh ne zgjedhjet lokale te 92 e me rradhe humbje te cilat jane te memorizuara dhe analizuara nga votusi i ri dhe i moshuar.I urojme E.Rames per fitoren,i kerkojme te pastroje administraten nga te korruptuarri kriminelet dhe te pa aftit.
Z. Yzeiri, dukshem je mare vetem me formen.
Si shume te tjere edhe ti nuk mund te mereni me thelbin sepse u thoni mirmengjez, mirdita, mirembrema e naten e mire te gjithe pilitikaneve.
Une po i bie shume shkurt. Edi Rama nuk fitoi me brekushet e bluzen e tij por per dy aresye qe per shqiptaret jane bere dritheruese.
E para, i kerkoi popullit bashkepunim dhe pashkeautoresi per te nxjere nga skena politike me vote politikanet qe per 27 vjet vetem e kane mashtruar e dhunuar te gjalle e te vdekur ne kete vend duke luajtur me varferine per tia lene ne dore njeri tjetrit.
E dyta, mori guximin dhe u bashkua jo me perceptimin por me bindjen e shoqerise shqiptare se mediat dhe te punesuarit e saj kane degjeneruar moralisht dhe kete degjenerim me gjithe forcen e tyre kane kembengulur ta ngulitin si njemoral te ri te shoqerise tone.
JAM BESIMPLOTE SE SHQIPERIA DO BEJE PERPARA MBASI NE KETE PERIUDHE 27 VJECARE U NJOJTEN NJERZIT EKEQINJ ME GJITHE MANOVRAT E TYRE PER TI BERE KEQ KETI KOMBI, ME NE FUND ERDHI MOMENTI STOP.
Z Yzeiri te konsideroi tek gazetaret qe mund ti beni me mire punet tuaja. Shkrime te ketij niveli leriani Cupit, Zogajt Lubonjes, Bushatit, Rakipit, Fevziut, Zheit te cilet vetem peshtyhen ngamasa enjerzve, pavaresisht se ata s’kane cipe e nuk e ndjejne.
Me vjen keq o “I.Y” qe je habitur kaq shume ti dhe banda e “anal-isteve” te parapaguar nga oligarkia e politikaneve dhe juristeve kriminele te bere njesh me krimin. Populli nuk eshte qor apo shurdh, Salehu cirrej cdo jave me aprovimin e I.Metes njeriu qe bente loje te dyfishte. Meta donte nje dore ne bakllava e tjetren ne kadaif, kurre nuk mendoj per Shqiperine dhe Shqiptaret por vetem per banden e tij familjare. Pra i vetmi qe mendoj dhe beri per Shqiperine, per shtetin Shqiptar dhe per Shqiptaret eshte Edi Eama. Dinjiteti e Shqiperise u ngrit ne rang nderkombetar, i tregoj vendin Greqise, Serbise dhe Maqedinise. Krahasoni o anal-iste poliken bythelepirese te Salehut te Pare, shitjen e Shqiperise tek Greqia, nuk mund ta mendoja qe jeni verbuar kaq shume, por populli ju shikon ju degjon dhe kur vjen data ju gjykon.
Kjo habitje e madhe e jotja tregon qe paraja e parapagur ju ka verbuar o te mjere.
ALPINI Vleresimin me te nire ,per mendimin tim e ka dhene ish Ministri i Jashem i Frances KUSHNER
Zoti Ilir;Po ceshtjen ;MASAKRA E OTRANTOS: Perse Edi Rama mundohet ta fsheh,ku te gjitha faktetet jane te pastra me ze dhe figure, ku dhe vete Prodi pranon ne Tirane me 15 nentore 2015,qe ne e kryem vrasjen ,por jo me qellim.Po ju rikujtoje qe ne kete masaker u masakruan 120 shqiptare ku 50 deri 60 ishin femije te vegjel.Ne perfundim te procesit fallco te zhvilluar prej 20 vjetesh,ku ne 9 maj 2014 jepet vendimi perfundimtare nga gjykata e kasacionit,qe shqiptaret; U MBYTEN VETE;.Avokati qe ka perfaqesuar shqiptaret ne vendimet e turpshme,pa pranine e te afermeve te viktimave,ne menyre te fshehte(nuk dime sot e kesaje dite se kush e vendosi kete person qe te perfaqesonte shqiptaret) ,sot eshte keshilltare i zotit Rama.Pra Rama, mos del me kete rast ne varesi te ndonje tjetri.Sa per dijeni, te aferm te viktimave i kane kerkuar disa here ndihme per kete ceshtje ,pasi eshte masakra me e temerrshme qe kane pesuar shqiptare ne shekullin e kaluar,pasi jane masakruar shume femije ,gra etj, dhe ku te gjitha faktet jane te pastra me ze dhe figure,por ai ka kthyer vetem pergjigje fyese.
viron pyetje te drejta..masakra ndodhi me vet dije..e pergatitme nga evropa kurve..pergjigjet i ke ke fotot..qi KM(PRODI) qe shkon ne vlore me stafin e tij dhe ne krah te djathte ka zani caushin..ne ate moment ne syte e botes bie qeveria legjitime e at’hershme..cdo gjo ka qene e planifikume..ajo qeveri e mire o e keqe ate e dine shqiptaret..por ne ate moment ishte qeveri…sa per avokatet e familjeve dy te paret i vrane..dhe e klasifikuan si aksident…jane shume personazhe me rendesi ne evrope ato qe ben te mundur ket masaker..pranej mos harro ..do jete e mbuluar per shume vjet me sekret shteti…si shume ngjarje ne itali….ceshtjeve si puna..brigatat e kuqe+aldo moro..shtet +mafie ne 90..vatikan+mafie..sismi+banda della mangana..ustica etj etj..pranej kjo masaker ska per tu zbardh kurre i dashur viron..se ne shqiptaret skena dhe s’kena pas ndonjehere shtet..mrapa se di do kemi ajo..koha do ta vertetoje
Zoti Yzeiri! As per freskollek nuk te mban Rama pas bythe ty e jo me te lexojme budalleqet e tua. Ti dhe te gjithe ju qe duke dale be ekrane dhe skruajtur pacavure ju duket vetja se coc ini. Por populli ju njeh dhe me voten e tij fshihu menderen me ju te gjithe. Vazhdo shkruaj cfare te thone se keshtu do pastrojne parate televizojenet private.
Eshte e thjesht pse fitoi edi Rama . Nuk fitoi fare per cfare thoshte apo vishej ne fushate po fitoi per ate qe beri ne kater vitet parardhes.
Populli do shtet dhe rregull.Reformat qe beri Edi rama ne kater vjet e dhane rezultatin e tyre. Ne kohen e sales bosat e medhenje nuk paguanin energjine elektrike qe harxhonin jo se nuk kishin por kishin perkrahjen e shtetit . Deputet dhe politikanet jo vetem qe nuk i ndalonin policit por edhe i tallnin. Mesuesit duhet te paguanin 4-5 mije euro per tu punesuar. Te gjitha keto e te tjera populli i shenon dhe kur vet ne kutine e votimit votonn ate qe ben shtet dhe rend.Kaq – shkruani artikuj, komente apo libra po deshet sekreti i Edi rames eshte puna e tij
T’u lumte dora Ilir! E ke pershkruar Ramen sakte, shkurt por sakte. Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere askush tjeter nga pushtetaret qe kane ardhur dhe ikur ne Shqiperi. Normalisht, edhe ata qe e kane inat Ramen duhet t’i japin hakun. Dhe ne fund, jam plotesisht i nje mendje me ty qe fitimtari duhet te urohet, jo te anatemohet. A do t’ia arrijme valle kesaj dite?
Gjigand u cfaq Edi …Ps me e fote me Edin
NJEREZVE JU KA ARDHE NE MAJE TE HUNDES , SI ME KARAGJOZDHIQET E BASHES ASHTU DHE ME HIPOKRIZITE E ILIR METES KESHTU QE DETYRIMISHT TE EDI RAMA DO MBESHTETESHIN SE NUK KISHIN TJETER ALTERNATIVE . POR SI SHQIPETAR ME DUHET TE NENEVIZOJ 2NGA GJERAT ME KRYESORE QE RAMA I KA PRIORITET; 1 REFORMA NE DREJTESI ;2 HAPJA E NEGOCIATAVE ME BE ne. NE SE RAMA REALIZON KETO 2 GJERA AI NGELET NE HISTORI. NDERSA CESHTJET E TJERA TE BRENDESHME JANE PROBLEME TE ZGJIDHESHME. SEPSE HAPJA E NEGOCIATAVE DO TE THOTE ME SHUME PARA NGA BANGA EUROPJANE PER ZHVILLIM. DHE TJETRA E ME KRYESORJA ESHTE SISTEMI I DREJTESISE, NE SE HARIN TA MBYLLE ME SUKSES REFORMEN NE DREJTESI ,DO TE THOTE ME SHUME INVESTIME TE HUAJA SE KA KUSH IMBRON.SE QE TE JEMI REALISTA ATA INVESTITORE TE HUAJ QE VINE NE SHQIPRI VINE THJESHTE PER TE PSTRUAR PARATE DHE IKIN.
Luani e ka thene tamam. Ed Rama fitoi se njerezia besojne te ai. Rama eshte punetor, po e tha e ben, eshte dinjitoz, I kulturuar e me vizion, e do te bukuren, e do popullin dhe vendin e vet. Ka fituar me djerse, tre mandate ne Tirane dhe dy si Kryeminister.
Ju siguroj se Ilir Yzeiri nuk eshte pjese e Kazanit,ai eshte vete-vetja,ka nje bosht,boshti i tij eshte prospjeriteti i ketij vendi,Shqiperia,jo partia.Ne kete analize ai thote te verteta te fresketa.Me vjen keq qe “Gregor Lato” dhe ndonje tjeter e shikon ngushte kete gazetar,mbase atyre i eshte prekur interesi nga keto zgjedhje,mua jo,nuk kam prona,nuk kam njeri te punsuar ne shtet,jetoj jashte,e ndjek situaten aty si nje njeri qe kam djersitur per nje Shqiperi me te mire nga ajo qe pata.Ne fund,nje falnderim z.Yzeiri per gjuhen e qeruar dhe mendimet e qarta dhe pa ekujvok.Ju e krasisni fjaline,ju shkruani per njerzit e zakonshem.”Elitat” shkruajne me akdemizem,mbrapa shkrimeve te tyre fshihen interesa.Kur lexon shkrime te tilla qe nuk te lodhin,me nje shqipe te qarte,kjo tregon edhe nje here qe permbajtaja eshte e qarte.
46% e popullit votuan. Kjo do te thote qe simpatizantet e PS kane besim dhe e duan Ramen. Simpatizantet e PDs kane humbur besimin tek lideri i tyre, ose Basha. Kane 4 vjete tani te rregullojne partin dhe te rifitojne besimin simpatizanteve te tyre.
Fenomeni Rama nuk ka sens pa kuptimin e nje fushate elektorale e mbeshtetur te formulat klasike te fushatave elekorale ne vendet e tjera.E vecanta e timonit e gjerave Turke si bakllava ravani etj. ishin gjera konkrete qe z.rama e kishin shqetesuar dhe do ta shqetesonin ne punen e tij si k.minister.Sipas meje e vecanta e kesaj fushate eshte se zoti rama foli thjesht popullore si ballkanas e kete thjeshtesi ja dha edhe zoti basha qe i dha mundisi qe te thoshte qe:votat behen per pushtet e pushteti kerkohet per prevelegje-shum parti me shum previlegje nuk ngelte gje per miletin e z,Rama, tha troc e toni shoim sinqeritetin e z.Rama fuqia e tije eshte te nje qeveri me njerez te sinqerte human e te disiplinuar qe nuk do perdorin asnjehere pushtetin per te mbuluar scondalet qeveri -nje scandal nje dorheqie e dorzim mandati
TE PAKTEN DITEN E 2 KORRIKUT, KUR 25 vjet te shkuara per here te pare hapur U BE NDARJA E MADHE mes pushtetit dhe njerezve te thjeshte, meditoni pak me teper .PERGEZIME TE GJITHE KETYRE KOMENTUESVE QE E NDJEJNE DEMOKRACINE SI DHURATE PER FOLETE E TYRE PAS 25 VJETESH.
undefined