Besnik Mustafaj sulmon Bashën: S’ka ‘ngrirë’, po përdor partinë

1 Korrik 2017, 16:23Politika TEMA

Besnik Mustafaj, thotë se është koha për ulje tensionesh brenda demokratëve dhe të kuptohet që grupi kritik kundër Bashës është faktor brenda Partisë Demokratike.

“Ajo që e quani grupi kundër Bashës është tashmë një faktor në PD.

Janë figura me autoritet politik, të rinj dhe të vjetër si të thuash.

Kështu që në këtë kuptim është absolutisht e domosdoshme të gjendet çelësi për uljen e këtij tensioni”, shprehet ai për TV Klan

Për thellimin e klimës së tensionuar Mustafaj bën përgjegjës Bashën, pasi sipas tij, ka një seri veprimesh që tregojnë se kryetari nuk është ngrirë, por se është shumë aktiv:

“Po përdor selinë e partisë, po përdor zyrën e tij, gjithë infrastrukturën, sekretariatin, makinën telefonin e partisë, zyrën e shtypit, gazetën e partisë për të ushtruar ndikimin e vet mbi zgjedhjet e ardhshme.”

Mustafaj  thotë se grupimi kundër Bashës duhet të dalë me një kandidat që të mishërojë edhe alternativën e tyre.

Atëherë dhe kushtet që ka për të zbatuar në mënyrë të detyrueshme Basha, sipas tij bëhen dhe më konkrete.

Afati i dorëzimit të kandidaturave sipas vendimit të firmosur nga dy nënkryeyarët Spaho dhe Paloka përfundon të dielën dhe një mbledhje kryesie pritet të caktojë komisionin që do të menaxhojë procesin zgjedhor, ku secili kandidat do të ketë përfaqësuesit e tij.

1 komente në “Besnik Mustafaj sulmon Bashën: S’ka ‘ngrirë’, po përdor partinë”

  1. albani says:

    Per ju te grupit kritik kunder Bashes!
    Nje gje duhet te dini, se persa kohe eshte gjalle Sali Berisha, ne PD do te behet sipas deshires dhe vullnetit te tij.
    Ai jo me kot e emeroi Bashen Kryetar te PD.

    Sipas meje, grupi perkrahes i Bashes, nenkuptohet grupi Berisha, nese veprojne ne kundershtime me rregullat e brendshme te PD,
    ne vend qe ta permiresojne gjendjen e perkeqesojne ate, duke ju dhene juve te drejte te kaloni ne kundermasa te tjera.

    Mendoj, se kembengulja e Grupit Probasha, per te ecur sipas strategjise se “ngrirjes”, ne vend qe te vene vetullat do te nxjerrin syte, dhe me kete do te behet viktime edhe vete Berisha.

    Basha, ka marre fund, jo si udheheqes i PD, por edhe si deputet i Parlamentit. Tani nuk ia var me njeri, atij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje