Bashës i del kundra edhe Enno me dy (n)

1 Korrik 2017, 12:15Politika TEMA

Sekretari Organizativ në PD, Enno Bozdo i bashkohet zërave që mendojnë se dorëheqja e kryetarit Lulzim Basha është në të mirë të procesit zgjedhor brenda partisë, pasi ofron barazi për kandidatët e tjerë.

Në një shkrim të publikuar te “Gazeta Shqiptare”, Bozdo shkruan gjithashtu se nuk mjafton fakti që Basha e ka pranuar përgjegjësinë e këtij rezultati në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas tij kjo është diçka, por jo e gjitha.

“Demokratët kanë nevojë të dëgjojnë nga zoti Basha përse-në e kësaj humbjeje, duhet të dëgjojnë të gjitha arsyet, edhe gabimet personale. Kjo ndershmëri në komunikim, do t’u bëjë mirë të gjithëve”, shkruan Bozdo.

Në vijim të qëndrimit të tij për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Bozdo thotë:“Ka një debat tashmë mbi çështjen e dorëheqjes së z. Basha. Unë besoj se do të ishte në të mirë të barazisë së procesit ky gjest, por besoj, gjithashtu, se z. Basha duhet të rikandidojë n.q.s. dëshiron.

Normalisht që çdo kandidat kërkon (me shumë të drejtë) garanci absolute për të hyrë në garë. Më duhet të them se deri tani këto garanci nuk janë shpalosur. Unë personalisht nuk i gjej të shkruara në asnjë dokument, apo të pasqyruara nga asnjë media. N.q.s. këto garanci do të ofroheshin, atëherë çdo gjë mund të tejkalohej, madje edhe vetë debati mbi dorëheqjen.

Por nga ana tjetër, nuk do të ishte e ndershme që në rast se të gjitha garancitë ofrohen, dikush të përbaltë procesin thjesht për përfitim politik dhe jo për meritë të tij”

3 komente në “Bashës i del kundra edhe Enno me dy (n)”

  1. Taras Bulba says:

    Dole dhe ti mor plehere,nuk ka faje Basha per humbjen por ju te gjithe qe nga krimineli Berishe e me rradhe ,pse beni sikur nuk dini gje ju duhet te futeni qe te gjithe ne burg

  2. Vesi says:

    Ky Enno se c’me ngjan me Zhorzh Fushen.

  3. kombi says:

    Partia demokratike , ose partia e leshit , ka kapitulluar me kohe ,jo per faj vetem te bashes , por te gjitheve aktorve politik te saj .Eshte nje parti pa moral ,qe ka bere SHQIPERINE RRUMPALLE .Prandaj populli nuk ka me besim tek ajo parti .
    Lulzimes dhe te tjereve do ti vij dita .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje