Rënia e PD-së është e pakthim. A do ketë edhe PS-ja të njëjtin fat?!

1 Korrik 2017, 09:15Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Partia Demokratike është në rënie të lirë. Kjo nuk do shumë për t’u konstatuar. Asgjë nuk mund ta ndalë më në trendin e saj rënës. Rënia e saj po përshpejtohet sepse kinse edhe ata që nuk e duan këtë gjëndje, indirekt po e ndihmojnë paq. Vërtetë Basha është shkaktari de jure i katrahurës së vitit 2017, porse z. Berisha është aty realisht me këshillat dhe orientimet, që nuk është se janë treguar shumë efikase. Dhe, çuditërisht qoftë edhe ata që duan ta reformojnë PD-në mezi e përmendin ose nuk e përmendin fare. Nëse në të gjithë ekuacionin e fundit të humbjes do të fusësh edhe paratë e hedhura për blerjen e votës, që u paralajmëruan që në zgjedhjet lokale të Dibrës, atëherë situata bëhet e dhimbshme sepse formula merr përsipër shqyrtimin edhe të PS-së. Kjo e fundit po akuzohet shpesh e më shpesh për blerje votash porse nga tjetër askush nuk mund t’i provojë. Ashtu si vetë PS-ka ka akuzuar LSI-në për blerje masive dhe kjo e fundit vice versa. Duket si një karusel i madh që i mban të gjithë në një rrotull që s’ka fund.

Por PD-ja në çdo parashikim të mundshëm nuk ngrihet dot më aty ku ka qenë sepse të vetmit njerëz që kanë fuqinë janë Berisha dhe Basha. I pari ka fuqinë historike dhe ingranazhet e ngritura me kohë që i funksionojnë për inerci, kurse i dyti konjukturat e reja që i ka ngritur po me bekimin e Berishës. Eduart Selami është kandidat shumë i mirë për këtë stad, por tepër i paqëm për një parti, ku sot janë të gjithë kundër të gjithëve.

Në një skenë më të madhe, duhet thënë se PD-ja dhe PS-ja janë aktorët kryesorë të tranzicionit shqiptar. Nga një shqyrtim i thjeshtë mund të kuptosh sesi janë bërë privatizimet e vendit, sesi është luajtur  me interesat e vendit të realizosh se njësoj ato ndajnë përgjegjësitë. Dhe, si për ironi, njohësit e mirë të historisë së tyre, përsërisin të njëjtën gjë se atyre u mungon krejtësisht shtrati ideologjik dhe janë kthyer thjesht në njësi që përfitojnë.

Në rastin e PD-së që ka marrë e para rrugën e arkivimit, historia po e dënon keq për atë zhgënjim të madh dhe mashtrim që i bëri shqiptarëve që iu bashkuan me shpirt pas viteve ‘90. Vlerat morale dhe cilësitë që duhej t’i veçoheshin kësaj partie nga drejtimi i gjatë janë krejt të padukshme, kurse masa e njerëzve që kanë përfituar në emër të idealeve të njerëzve të PD-së është e pafundme. Kjo i bën sot kinse reformatorët që të mos dalin të marrin përgjegjësi reale, sepse e dinë humbjen që i pret me hir apo me pahir. Fatkeqësisht, PD-ja nuk do ngrihet më kurrë si më parë. E përsërisim. Po humbi demokracia në parti ka humbur shpirti, por edhe mesazhi që jep vetë partia.

PS-ja mund të fërkojë duart në këto momente dhe ka të gjithë të drejtën, si fituese. Madje, edhe t’i bëjë ftesë bashkëdrejtimi PD-së, ashtu si po flitet rëndom. Aman, fati i PD-së dhe mungesa e demokracisë së brendshme të saj është si dy pika uji te PS-ja, që kultin e individit po e ngre në atë shkallë sa të mos ketë asfare figura alternative përballë UNI-t të frikshëm të kryetarit Rama.

Nga ana tjetër, sloganet e Ramës dhe Bashës ishin dhe janë të bukura, por në thelb atyre i mungon dlirësia dhe modestia. Blerja e votave dhe pazaret, ku janë zhytyr partitë e mëdha, s’kanë të bëjnë fare me demokracinë e shekullit XXI. Kjo të bën të besosh se PD-ja jo vetëm nuk do reformohet, porse po e përgatit me fatin e saj edhe PS-në për rrugën që e pret me patjetër në të ardhmen. Atë të bjerrjes prej mungesës së premtimeve të mbajtura dhe shpërbërjes në masën që tashmë po e pëson PD-ja dhe që nuk ka më kthim pas. (Javanews)

17 komente në “Rënia e PD-së është e pakthim. A do ketë edhe PS-ja të njëjtin fat?!”

  1. Mersin says:

    Ku jeton ti zoti Andoni. PD do te vazhdoje renien e lire ne qofte se vazhdon te drejtohet nga Berisha. Por renia e PD nuk ka kurrfare lidhje me PS. Ne keto 27 vjet PS-se nuk i eshte bjerre elektorati, perkundrazi. Sepse ndodh kjo duhet analizuar. Une nuk u perkas shtreses se njohur te analisteve, por duket se edhe ju nuk u perkisni.

    1. arbereshi says:

      PD fillon te reformohet vetem ne qoftese fillon dhe gjykohet KATUNARI Berisha per frymen mafioze qe udhehoqi PD. Vetem atehere do te kemi modernizim te PD ndryshe PD ishte dhe do te ngelet partia e mos te qytetruarve dhe e mafiozeve. Koha ka sjelle ide te qarta dhe normale per ecjen perpara, Kush ka sy shikon qorri ngelet qorr

  2. Lili says:

    E djathta shqiptare .e djathta e vertete.u kthejll.
    Tash i takon majtisteve te vertete me u kthell edhe ata, qe te rindertojme ne fushe politike si ka dhane Zoti, ku punohet per Atdheu e jo ku sklaverohemi per interesat e nje grusht millionera.

  3. FREDI says:

    Po shum shpejt ,1 Zgjedhjet nuk i fitoi PS por Rama PS dha mbeshtetjen me strukturat por ketyre strukturave i bashkangjiten SHUSHUNJAT qe kane aftesine per te kuptuar se kush eshte fituesi i zgjedhjeve ,dhe jane te paret qe perfitojne duke lene militantizmin jashte loje pa pune
    2 te dyja partit jane parti qe nuk mbesgteten ne struktura por te lidershipi
    3 Kordinatoret jani mola qe bluan nga brenda pse u krijuan ,thjesht per te mos bezdisur te zgjedhuri pra kontakti i strukturave organizative te partis te jete nepermjet kordinatore pra te mos na bezdisen te zgjedhurit per ndonje vend pune te nivelit te ulet sepse ato te nivelit te lart shiten me euro

  4. Oketo says:

    Z.Andoni , keni te drejte persa i perket renies se lire te PD .
    Ndersa per Ramen mund te themi se jo vetem qe ska alternative brenda PS por as edhe ne gjithe vendin.
    Ai eshte e vetmja shprese e shqiptareve per te bere shtet . Do shikojme cfare do te ndodhi gjate ketyre 4 vjeteve pastaj do gjykojme .

  5. Edheune says:

    Zoti Andoni, ju gazetaret apo analistet qe guxoni me nje lehtesi te madhe te jepni mendime qe do te thote mend jeni shume ose aspak interesant. Po thuaj se ne pergjithesi o mereni vetem me detaje o vetem beni pergjithesime te problemeve, te kohes apo te individeve. Nuk e di e beni qellimisht per te trashur mjegullen mbi problemet e ketij vendi apo jeni te papergjegjshem ne ate qe thoni e beni.
    Po si ka mundesi qe krehesoni PD e PS. Rendit njehere gjemat mbi kete vend dhe na thuaj kur kane ndodhur.
    Po si ka mundesi qe barazon lidershipin e PD me ate te PS. Na rendit dy lista si te duash ti dhe pastaj ti i pari do habitesh se me ato qe thua.
    Zoti Andoni, PD do shkermoqet sepse e mbaroi misionin e saj, shkaterimin sa ka mundur teketij vendi. Apo dhe ti mendon e keqja mbi ne ra keto kater vjet.
    Mendoj se PS nuk do te shkaterohet sepse pamvaresisht mekateve qe rendojne dhe mbi te, ajo dy here e ka mare Shqiperine njehere ne humnere e nje here tjeter ne buze te saj dhe e ga ngritur ne kembe, Apo nuk eshte keshtu.
    Do te ta them dhe dicka tjeter. mendoj se 15 – 20% Rama i mori vetem nga e verteta qe tha e kembenguli mbi rolin e ndyre e deri anti shqiptar te analisteve e disa gazetareve gjate dy dekadave te fundit te cilet hapur apo me sofizma kane mare ne mbrojtje politikanet me keqberes te ketij vendi.
    Tani do na thuash edhe ti se shkrimi eshte bere ne nje kontekst te caktuar.

  6. taraboshi says:

    Eh more gazetar keto jane parti rrimujash pa moral pa dinjitet pa program te mirefillte me prespektive per te ardhmen edhe n.q.s kane program nuk e zbatojne edhe n.q.s. mundohen me e zbati nuk te le NENA F.M.N….NENA ..BANKA BOTRORE BABA B.E EEH sa ka zanati ..Nuk mund te beshe ca don vete e ca don populli se ta ka rubineten ne dore ata qe thame me lart Kur je i mvarun ekonomikisht je edhe politikisht ushtarakish nu ke sovranitet kete e kan percaktu 5 te mbedhenjt e botes MARKSI ENGELSI LENINI STALINI ENVERI dhe nuk ka top qe ta ndryshojne .100 e sa parti jane krijuar tek ne e per cfare qe edhe emrzt nuk ju dime e cfara na bene ata na shpetuan vec me u pagu ata drejtusa nga taksat tona.

  7. xhemal says:

    andon ske thene gje fare foli e vendosi populli kush iken tatepjete e kush krijon qetesi e shtet po ju gazetaret kete pune keni ndonjehere shkruani budallalleqe se jeni larg realitetit vetem hamendesoni ,me fakte me prova behet analiza jo me fantezi as me po sikur, rama eshte politikan produktiv ,punetor,kembengules ne realizimin e ideve te tij, ka dhe mangesi si cdo qenie njerezore por qellimet e tij jane te mira e shumica e shqipetareve e kuptojne shume mire ,e fundit jo domodosmerisht duhet kritikuar kur mungojne argumentet

  8. Termal says:

    Po ky me nder analisti! Merr nje genjeshter,(blerjen e votave nga PS meqe kete e thone ata qe pershembull videon e Dritan Priftit e nxorren edhe ate gjithashtu te sajuar e te blere nga Edi Rama ) e ben fakt te kryer dhe pastaj mbi kete baze ben analizen si t’ja doje qejfi?! Krimba parazite. Tjetri i ka vene gjoksin puneve e halleve te ketij populli e vendi kurse ju gjoja me aftesine per te analizuar e parashikuar i vini verdalle si ferra neper kembe.Kujtoni se njerezit jane budallenj dhe vetem juve jeni ne gjendje te kuptoni prapaskenat ! Po si jane zhvilluar te gjitha vendet e botes dhe ne te gjitha periudhat historike o lesh ? Populli ne shumicen e tij dhe ne momentin e duhur ka aftesine per te zgjedhur njeriun e duhur.Di ndonje menyre tjeter ti o karabush?

  9. Albani says:

    Pikiata e PD ka filluar menjehere mbas dites se krijimit te saj.
    Ajo parti nuk u krijua, por u sajua. Ramiz Alia ia dorezoi Salih Berishes, ashtu sic beri Enver Hoxha me Ramizin vete.
    Qellimi: Saliu te merrte ne dore drejtimin e shtetit dhe te mbronte Bllokun, dhe ne menyre te vecante Ramizin dhe familjen Kapo.
    A ju kujtohet si u bene zgjedhjet per kryetar te PD? Me arme ne brez. Nese nuk do te fitonte Salihi, do te perdorej arma.
    – Po si erdhi ne pushtet Salih Berisha? Krijoi ngjarjen e 2 prillit ne Shkoder! Po me pas? U terhoq nga Qeveria Teknike?
    Po me tej? Ne zghedhjet e pergjitheshme me 22 Qershor, 1992 PPSH (PS) me urdher te Ramiz Alise, me mijera vota ia kaluan kutive te PD.
    Po pastaj? Me 1994, Salihi humbi ne nivel kombetar referendumin per Kushtetuten e Shqiperise, me te cilen synonte te behej Mbret.
    Te tjerat dihen, deri ne 25 Qershor, 2017. Po dihet edhe 23 Korriku i vitit 2013. Po dihet edhe ajo e vitit 2009, kur PD beri aleance me LSI, ku LSI i dha edhe 4 vjet te tjera fryme, dhe mundesi qe Salihi te vidhte cdo qindarke nga pasuria e shqiptareve.
    PD nuk ka qene asnje dite parti demokratike, aty mbijetohej me vjedhje dhe me frike: Kush guzonte te fliste kunder Familjes (Berisha), e pesoje si Kosta Trebicka, Remzi Hoxha, Sokol Olldashi etj., qe ne nuk i dime, por i di ai.
    Edhe sot, me 01 korrik 2017, kur cdo gje ka dale ne drite te diellit, prapeseprape, Salih Berisha nuk heq dore nga PD, se ndryshe ai mbetet kufome e pakallur.

  10. baseta says:

    Perfect!!!! Baza e demokracise duhet te jete demokracia ne vete partite.

  11. Albani says:

    Ky, i pari ne kete foto, eshte udheheqesi legjendar dhe historik i familjes me emrin PD.
    I dyti, eshte pjella e tij, e te parit, qe i beri mutin PD dhe familjes se PD.
    Tani, nuk ka burre mbi kete toke qe te rregulloje PD familjare.
    Ky i pari, dhe ky i dyti, nuk kuptojne se te gjithe njerezit qe kane dale kunder Bashes ne fakt jane kunder Berishes.
    Problemi eshte se ata ende kane frike nga Berisha, prandaj nuk dalin dot drejtperdrejt me emrin e tij.
    Kush e beri Minister te Transporteve? Berisha.
    Kush e beri Minister te Jashtem? Berisha?
    Kushe e beri kryetar te Bashkise se Tiranes? Berisha.
    Kushe beri kryetar te PD? Berisha.
    Pra, ne cdo hap qe ka bere Z. Lule Basha, eshte Salih Fazllic Berisha.
    Me pak fjale, te revoltuarit e PD, i bien pragut qe te degjoje dera!

  12. perkthyesi says:

    Renia apo mosrenia e lire e PD, varet nga vete antaret, kryetari i ardhshem dhe elektorati i saj! Tashme nje gje eshte evidente, largimi i Berishes nga PD! Ne se kjo nuk ndodh, atehere mos prisni permiresim te gjendjes, por rrokullisje te ketij formacioni politik! Nje vezhgues i thjeshte, dhe tere elektorati e kupton fort mire, se PD identifikohet me kete plengprishes te madh, i cili e beri vendin corap, dhe i ka sjelle tere keto fatkeqesi ketij kombi! Zgjedhja e tij deputet, perben nje gabim shume te rende te kryetarit Basha! Ta gezojne!

  13. BABAGHYSHI says:

    DUKE PASUR NE KRYE NJE NJE NJERI TE SQUT , POR ARROGANT E MOSPERFILLES , ME STRUKTURA PARTIAKE KREJT TE MEFSHTA , TE KORRUPTUARA , TE LEKUNDURA DHE NE PJESEN M,E TE MADHE TE PA AFTA , PER ATA QE E NJOHIN GJENDJEN E VERTETE POSHTE , PS_ja NDJEK PERPIKERISHT FATIN E PD_se ?

  14. malo says:

    Ky Andoni eshte moralist jo analist

  15. vezhguesi says:

    Pd ka humbur moton e jetes se saj. Ajo lindi si antikomuniste dhe gjithe jeten e saj pati flamur antikomunizmin. E pati falso ate sepese ne fakt asgje sberi per zhdukjen e komunizmit. As sulmoi ata qe ndane buxhetin e Alise dhe u bene kapitaliste brenda nates, as ata qe zhvlesruan industrite e hoxhes qe i blene me dy lek komunistet. As ata qe pushtuan toka ne kurriz te tjereve. E as denoi asnje vip komunist. Si e tille ne kohen sotme qe po vjen ne fuqi nje brez i rritur ne demokraci nuk eshte se ngre njeri ideja antikomuniste e pd. Ne kohen e sotme duke qene pa ide e pa trend nuk po pushton dot nje kurs te kohes ne te cilen jeton sot Shqiperia dhe trembet nga ndryshimi e frika e humbjes se posteve. Ndaj bie pafund poshte sa kohe do jete e tille.

  16. Don says:

    O Ben Andoni ate titullin e shkrimit e ke pyetje, sugjerim apo propozim. Partia Socialiste nuk kalon nga shinat e PD. Me sa duket ta ka qejfi ti besh lexuesit pak konfuz e te mendojne , – sa i thelle paska qene ky Ben Andoni , tamam si Nostrodamusi. I fut te gjith ne nje tufe dhen e dhi. Ca hane gjethe ca hane bare por me sa duket nuk paskemi qene nje fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje