Deputeti i zgjedhur i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, ka folur për humbjen e PD-së dhe zgjedhjet për kryetar në këtë parti. Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i PD-së shprhet se ishte e drejta e Bashës të zgjidhje ngrirjen e funksioneve të tij në parti me të drejtë rikandidimi, duke qenë se për të do të votojë gjithë anëtarësia.
“Është e drejta e z.Basha të vendosë se si ai do të veprojë, do të japë dorëheqjen e plotë pa rikandiduar, do të rikandidojë, duke bllokuar funksionet kryesore për të mos pasur influenca në procesin e votimit etj. Ai ka zgjedhur këtë të fundit, që është një formë dorëheqjeje me të drejtë rikandidimi. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Mos harrojmë se për kryetarin e ri do të votojë e gjithë anëtarësia e jo delegatët e një kongresi. Unë nuk besoj se një anëtarësi e tërë do të manipulohet a impresionohet nga të tilla detaje.” – u shpreh Shehu.
Po ashtu, Shehu ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me PS, gjë të cilën ai e ka mohuar kategorikisht. Ai tha se PD duhet të përgatitet për një opozitë të fortë.
“Absolutisht jo! PS i ka numrat e saj e duhet të qeverisë vetë. Ne nuk mund të bëhemi shtojca e kurrkujt. Ne duhet të përgatitemi për një opozitë të fortë, programore, të qartë, të shumëllojshme e demokratike. Dhe të shikoni se gjërat mund të ndryshojnë shumë më shpejt sesa mendohet. Mos të harrojmë se pushteti i tepërt bëhet edhe “varri” i atij që e rrëmben, veçanërisht kur e merr me rrugë jodemokratike, siç ndodhi në këto zgjedhje.” – tha Shehu.
Ah ah ,do me hanger edhe nje presh te fort ky!…
Pushteti humbet kur keqperdoret, kur jo kur ka mireqeverisje.,o idiot i berishes.
Tash mbasi ishin gati me fjet me Ramen, po doni me ba opozite te forte?. Kur duhet t’ju besoj populli shqiptar ne mengjes apo nembremje, se ju dy tri here ne dite nderoni aleatet …
O Tritan Preshi akoma nuk e ke kuptuar ti qe sa te kete ty dhe Saliun me bandat PD do jete nje parti njerzish pa principe morale ,pa din e iman. Nuk mbahet partia me shpifje monstruoze kunde kundershtareve, me peralla te sajuara qe nga floriri i Enver Hoxhe ,çeku i bardhe etj dokra si keto qe vazhdojne prej 27 vjetesh nderkohe qe ju jeni bere si sheiket e Shqiperise. O letyra te nje populli qe nuk ju merriton,per tu larguar nuk largoheni se jeni si qeni qe eshte mesuar me mu… por nuk eshte e larget dita qe do terhiqeni zvare neper rruge per gjithe krimet qe keni bere ndaj popullit.
Ore ky uturaku qe kur engri preshin , ne vend ti vinin mend, i iken , o te keqen nena oreeee te goditi keq preshi , po per cfare opozite e ke fjalen o karagjoz???? Ik o legen ik , ik rembe ndonje presh , shume e cuditshme eshte me keta kreret e pd , nuk e kane kuptuar qe populli shqiptar nuk i do me tua shikoj suratin , dhe meren duke nxjere teza te ndryshme se si humben , dhe se si mund te ngrihen prape dhe te bejne opozite te forte, keshtu dhe tritan preshi , llap poshte e perpjete , kush ???? Tritani ,