Edi Rama përkujton një personalitet mjaft të shquar të artit shqiptar dhe zbulon një fotografi të rrallë

30 Qershor 2017, 20:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar  70 vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtares së shquar lirike  Tefta Tashko Koco.

Rama publikon në rubrikën e tij AMARCORD në rrjetin social Facebook edhe një fotografi ku shfqen personalitete si Vangjush Mio dhe Teni Frashëri,

“Këtë vit do të përkujtohet 70 vjetori i ndarjes nga jeta të virtuozes së madhe Tefta Tashko Koco, e cila i dha skenës koncertore shqiptare letrat e saj të fisnikërisë.

Në këtë foto e shohim gjatë një pikniku me personalitete si Vangjush Mio dhe Teni Frashëri, me të cilët e lidhte jo vetëm dashuria për artet e bukura dhe dëshira për progres, por edhe një rrjet i hershëm familjar dhe social ?” shkruan Rama në Facebook. 

1 komente në “Edi Rama përkujton një personalitet mjaft të shquar të artit shqiptar dhe zbulon një fotografi të rrallë”

  1. Faro says:

    Lexoni librin e Eno Kocos, per te vlersuar patriotizmin e jashtezakonshem te babait te Teftes, i mbeshtetur i gjithi ne ldokumente e leterkembime, ku perfshihen personalitete si F. Noli, si bir Shqiperie i sponsorizuar financiarisht po nga filantropi i madh, babai i Teftes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje