Gara për kryetarin/ Selami: Është për të ardhur keq ku ka arritur PD-ja

30 Qershor 2017, 17:13Politika TEMA

Kandidati për kreun e PD Eduart Selami ka shprehur keqardhje që sipas tij Partia Demokratike ka mbetur pas.

Në një status në “Facebook” Selami shkruan se koha e ka lënë pas PD-në dhe se demokratët duhet të ecin përpara.

Sipas tij, tani janë mundësitë për një reformim dhe rinovim për ta ngritur PD-në.

Statusi i plotë

“Eshtë për të ardhur keq që forcën e parë politike ku unë kam patur kënaqësinë të jem ndër themeluesit e saj, koha e ka lënë pas.

Dhe këto zgjedhje treguan pikërisht këtë. Prandaj PD-ja dhe demokratët duhet të ecin me hapin e kohës dhe duhet t’i paraprijnë.

Unë jam shumë i sigurt që kjo do të vijë, dhe ky do të jetë dhe kontributi im në këto zgjedhje për kryetar të PD-së..

Unë mendoj se këto janë periudha sa të vështira po aq të mbarsura me mundësi, për një reformim dhe rinovim të vonuar të PD-së, për ta ngritur atë aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore.

Ajo çka është më kryesorja është një analizë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, e hapur, brenda familjes politike, duke parë në radhë të parë gjërat që në bashkojnë se sa ato që na ndajnë”.

7 komente në “Gara për kryetarin/ Selami: Është për të ardhur keq ku ka arritur PD-ja”

  1. santiago says:

    Ο Selam!! kjo PD jote nuk ka qene ndonjehere me mire se sot , arsyja ? PD mblodhi reth vetes gjithe llumin e shqiptareve duke filluar nga burgaxhinjte ,hajdutet,vrasesit,mashtruesit, dhe vazhdon ti kete akoma ne gjirin e saj …me keta mashtrusa PD NUK KA PER TU RINGRITUR NDONJEHERE , dhe kryesorja eshte se derisa te keni plakun Mere ne qoshe gjithmon ne opozitae do rrini

  2. ceni boston says:

    Po edhe ti ke ngelur shume mbrapa qe nga themelimi i PD o zoti Selami. Nja 20 vjet aty ne Amerike vetem makina ke shitur dhe sigurisht qe ke ngelur shume mbrapa nga demokratet e vertete!

  3. Fjala shqipe says:

    PD nuk ka qene asnjeher me kohen dhe per kete arsye nuk mund te thuhet qe ka mbetur mbrapa
    PD ka qene mbrapa nga te gjitha pikpamjet por ka qene perpara (ne front) per vjedhje, shkaterrime, vrasje, anti shtet, injorance, aotokratizem, mediokritet, ligji i te fortit pa tru,….

  4. O selam alekum nje keshill,mos shko per gjah dhe mos i jep makines deri sa te mbarojn zgjedhjet ose mbathja ne amerik se nuk te falin tropojanet.

  5. andromeda says:

    Vëreni gishtin në plagë dhe ajo plagë që lëngon për 20 e ca vite e ka emin Berisha.

  6. sali Serbi says:

    E filluat me premtimet per parajsen, e shtytet me trafiqet dhe korupsionin, e ndertuat rolin e opozites mbi genjeshtra dhe shpifje dhe shpresonit te fitonit. Ju duhen te shkrieni si parti sepse qe ne fare keni patur virusin e shkaterimit. Saliu dhe banda e tij qe efektivisht jane shtylla kurizore e kesaj ta ashtuquajture parti,eshte pikerisht shkaku i pare dhe i fundit i formimit te kesaj partie bande dhe i diskretititimit perfundimtar te saj ne syte e popullit,mjerisht pas 27 vjetesh shkaterimi te ndergjegjes civile te popullit.

  7. Adhurim Shehaj says:

    Duhet ta themi hapur , sepse perçarja e PD , dhe humbja nuk vjen sepse nuk kane nje program , per te bindur vutuesit ! Por konkorrenza dhe babezitja per ndarjen e tenderave , koçesioneve , dhe ne fund te fundit djathtas o majtas , milioneret duan te behen miliardere , dhe Shqiptaret votojne pa e kuptuar kujt duhet tja japin voten , por me instikt , kush leader politik i ka genjeshtrat me te bukura se koleget , dhe tregohet me karizmatik dhe fiton simpatine e votuesve ! Shqiptaret do varferohen sistematikisht , deri ne fund te jetes se tyre , me ilusionet e bukura ,” Do hyjme ne EUROPE ” Kur e pame dhe vete qe Anglia doli nga Europa , dhe shtete te tjera duan te dalin ! Shqiptaret mendojne te ikin nga vendi , diku larg ne perendim per pune dhe jete me te qete ! Ju zoteri politikane , zgjidhni nje tjeter kryetar , por asnje nga ata ,
    nuk do jete kryetari i Shqiptereve , por thjesht nje tjeter hipokrit i babezitur per pasuri miliona euro , dhe ne fund ata qe sot jane ne krye te politikes , jane edhe aksionere te te gjitha bankave te botes perendimore !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje