Që të shkarkohesh nga President, më parë duhet të ngarkohesh si President

30 Qershor 2017, 16:10Politika TEMA

Nga Arben Isaraj

Në një Kushtetutë të shkruar qartë në shqipen zyrtare, nuk është i nevojshëm sqarimi ligjor i njerëzisë.

Do të mjaftonte leximi me qetësi dhe dashuri i dy neneve, si më poshtë të saj.
***
Neni 88 i Kushtetutës
(Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)

1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës.

Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.

2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.

3. Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin përpara Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet. Presidenti bën këte betim:

Betohem se do t’i bindem Kushtetutes dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar”. Presidenti mund të shtojë edhe: “zoti më ndihmoftë“.

4. Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij”.

Neni 91 i Kushtetutës
1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë.

Në rast të vërtetimit të pamundësisë, Vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.
***
Tani, lexuar si më sipër Kushtetutën dhe pa patur nevojën e sqaruesve ligjorë, kuptohet qartë se:

1. Procedura kushtetuese (pika 2/1 e nenit 88) për zgjedhjen si President të ri të Republikës së Shqipërisë, të shtetasit shqiptar Ilir Meta, KA NISUR.

2. Procedura kushtetuese për zgjedhjen e shtetasit Ilir Meta si President i Republikës së Shqipërisë përfundon, me betimin e tij përpara Kuvendit të Shqipërisë.

3.Afati i qëndrimit/mbarimit në detyrë të Presidentit të Republikës, nuk lidhet me datën e votimit në Kuvend, por me datën e betimit në Kuvend. (pika 2, neni 88).

4.Presidenti i ri i Republikës Ilir Meta, e fillon detyrën si i tillë, vetëm pasi bën betimin përpara Kuvendit (pika 3 neni 88).

Mosbërja e betimit përpara Kuvendit si “shërbëtor i interesit të përgjithshëm” e bën të pamundur ngarkimin e detyrës si President i Republikës, shtetasit Ilir Meta.

5. Kur vendi i Presidentit mbetet vakant, për shkak të pamundësisë për t’u betuar, zbatohet procedura kushtetuese e lejuar nga neni 91 i saj.

Zoti e ndihmoftë Presidentin “në procedurë” të betohet sipas Kushtetutës për t’i ngarkuar si President në detyrë.

Zoti na ndihmoftë e të kemi Presidentin që sipas Kushtetutës të jetë shërbëtor i interesit të përgjithshëm të shqiptarëve.

*Terapi ligjore: Nuk shkarkohesh nga një detyrë pa t’u ngarkuar ajo detyrë.

24 komente në “Që të shkarkohesh nga President, më parë duhet të ngarkohesh si President”

  1. Ilmi says:

    He. Mo te lumte ajo mendje e ndritur, uroi qe Ilir Meta te mos munde te betohet si president, sepse nuk e meriton, nuk eshte i pa anshem, eshte inatcor dhe po u ba president do jete snum problematik pe reformat, qeverin dhe te miren e shqiperise. Like blloku ka miljarda dollar te pervetsuar nga tenderat dhe duhet hetuar si i dyti mbas Sali kriminelit.

    1. everest says:

      Ilir Meta e vertetoi se nuk mund te jete president i te gjithe shqiptareve duke marre pjese ne fushaten elektorale te LSI-se dhe duke u marre me sharjet per 2 partite me te medha ne venbd!
      Ai eshte nje percares i popullit shqiptar!
      Shporreni ketre shushunje antishqiptare nga politika!
      Ai e ka vendin ne burg!

  2. floriri i Bençes says:

    Ha ha ha … je shume i qarte, pra nuk i dihet se do kemi president Like Florine o Like Gjerdanin.

  3. agim says:

    Gjykata Kushtetuese sikur nuk i jep kete vlere BETIMIT, lexo me poshte;
    ……
    Vendimi nr. 44, datë 07.10.2011
    (V – 44/11)

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Vitore Tusha, Sokol Sadushi, Sokol Berberi, Altina Xhoxhaj, Admir Thanza, anëtarë, me sekretare Blerina Çinari, në dat묬¬¬¬¬¬¬¬ 23.12.2010, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen nr. 41/26 Akti që i përket:

    KËRKUES: KUVENDI I SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Lulzim Lelçaj dhe Jonida Dervishi, me autorizim.

    SUBJEKT I INTERESUAR:
    ILIR BEQJA, përfaqësuar nga avokatët Genc Cifligu dhe Eno Bushi, me prokurë.

    OBJEKTI: Konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e deputetit të zotit Ilir Beqja.

    BAZA LIGJORE: Neni 70, paragrafi 3 dhe 4, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

    GJYKATA KUSHTETUESE,
    pasi dëgjoi relatorin e çështjes, Admir Thanza; kërkuesin që u shpreh për pranimin e kërkesës; subjektin e interesuar që u shpreh për rrëzimin e saj dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

    V Ë R E N:
    I
    1. Në përfundim të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2009, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me vendimin nr.602, datë 1.8.2009, ka shpallur kandidatët fitues për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë. Midis fituesve ka qenë edhe Ilir Beqja, i cili është shpallur deputet në Qarkun e Shkodrës. Ai ka bërë betimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë me datë 25.2.2010.
    2. Deputeti Ilir Beqja është ortak me 51% të aksioneve në shoqërinë “Intech+” shpk. Ky fakt vërtetohet nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR), e cila ka lëshuar një vërtetim që i është bashkëngjitur dokumentacionit të paraqitur prej kërkuesit. Shoqëria “Intech+” shpk ka marrë pjesë në tenderin e shpallur nga Bashkia Durrës në datën 22.10.2009 për informatizimin e kësaj Bashkie dhe është shpallur fituese e tenderit. Shuma e tenderuar për këtë qëllim ka qenë 24.240.000 lekë, e cila i është paguar Shoqërisë “Intech+” pjesërisht në datën 17.2.2010 dhe pjesërisht në datën 21.5.2010.
    3. Një e dhjeta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë inicioi procedurën për deklarimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Ilir Beqja, për shkak se ai kishte përfituar të ardhura nga fondet publike gjatë kohës që ishte deputet. Për këtë qëllim, deputetët inicues vunë në lëvizje Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili zhvilloi një seancë dëgjimore në prani të deputetit Ilir Beqja. Në përfundim të seancës Këshilli vendosi miratimin e projekt-vendimit: “Për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetit Ilir Beqja”. Në datën 21.10.2010, Kuvendi i Shqipërisë e miratoi projektvendimin me shumicë votash.
    4. Kërkuesi pretendon se deputeti Ilir Beqja, në kundërshtim me nenin 70/3 të Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga buxheti i pushtetit vendor nëpërmjet një aktiviteti privat të ushtruar gjatë periudhës që ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht ditës së betimit, deputeti Ilir Beqja ka qenë në kushtet e papajtueshmërisë, pasi Kushtetuta e lidh papajtueshmërinë me marrjen e mandatit jo me ushtrimin e tij. Për këtë arsye, bazuar në nenin 70/4 të Kushtetutës, ai kërkon konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Ilir Beqja nga Gjykata Kushtetuese.
    5. Subjekti i interesuar, deputeti Ilir Beqja, nëpërmjet përfaqësuesit të tij, në seancën e zhvilluar para kësaj Gjykate, ndër të tjera, deklaroi se:
    5.1 Vendimi nr.65, datë 21.10.2010 i Kuvendit është i pavlefshëm, pasi është marrë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Votimi është i bërë i hapur, gjë që bie ndesh me parimin e votimit të fshehtë për çështjet që lidhen me personat. Përveç kësaj, pavlefshmëria e vendimit qëndron edhe tek fakti se ai nuk ka marrë numrin e duhur të votave të anëtarëve të Kuvendit, duke mos plotësuar shumicën e kërkuar nga neni 78/1 të Kushtetutës, pra kuorumin prej të paktën 71 anëtarë të Kuvendit. Bazuar në nenin 61/1 të Rregullores së Kuvendit, ky vendim është absolutisht i pavlefshëm dhe si i tillë nuk ka prodhuar asnjë pasojë juridike.
    5.2 Ai nuk është në kushte papajtueshmërie, sepse mandati i tij quhet i filluar në ditën kur ai ka bërë betimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe jo në ditën e shpalljes deputet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Duke qenë se detyrimet e kontratës së lidhur me Bashkinë Durrës janë kryer para kësaj date, ai nuk ndodhet në kushte papajtueshmërie me mandatin e deputetit.

    II
    Lidhur me vlefshmërinë e procesit të votimit të vendimit nr.65, datë 21.10.2010 të Kuvendit të Shqipërisë

    6. Përfaqësuesi i subjektit të interesuar, Ilir Beqja, pretendoi se kërkuesi nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, pasi vendimi i Kuvendit nr.65, datë 21.10.2010, me anë të të cilit është vendosur dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Ilir Beqja, është i pavlefshëm. Pretendimi për pavlefshmëri bazohet në dy shkaqe: i pari i referohet procesit të votimit të hapur dhe jo të fshehtë, i dyti ka të bëjë me mosarritjen e kuorumit të përcaktuar nga Kushtetuta për miratimin e vendimit objekt shqyrtimi. Sipas subjektit të interesuar, në sallën e Kuvendit kanë qenë prezent 140 deputetë, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 139 deputetë. Kanë votuar pro vendimit 70 deputetë, kundër vendimit 67 deputetë dhe kanë abstenuar 2. Shkaku që vota e një deputeti mungon, sipas subjektit të interesuar, ka qenë se vota e tij nuk është numëruar qëllimisht. Për këtë arsye, rezulton që numri i votave pro të jetë më i vogël se ai i kërkuar, pra në vend të 71 deputetë që duhet të votonin pro vendimit kanë votuar vetëm 70. Ky numër nuk përbën shumicën e deputetëve të pranishëm sipas nenit 78/1 të Kushtetutës dhe vendimit interpretues nr.29/2009 të kësaj Gjykate. Për këto arsye, ai pretendon se vendimi për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Ilir Beqja është i pavlefshëm.
    7. Gjykata Kushtetuese (Gjykata) vlerëson se pretendimi i subjektit të interesuar është i pabazuar dhe nuk duhet pranuar. Lidhur me shkakun e parë për pavlefshmërinë e votimit, pra të votimit të hapur ose të fshehtë, Gjykata vëren se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Rregullorja e Kuvendit nuk parashikojnë mënyrën e votimit për raportin e 1/10 së anëtarëve të Kuvendit, kur vendoset dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit. Megjithatë, parimisht, sa i takon mënyrës së votimit në Kuvend, Gjykata vlerëson se vota e deputetëve nuk është e detyrueshme të jetë e fshehtë në të gjitha rastet, pasi deputetët janë pjesë e një organi ku formohet vullneti politik. Deputetët nuk kanë detyrim që, gjatë veprimtarisë së tyre, të jenë të paanshëm ose të pavarur politikisht, pasi ata nuk janë nëpunës publikë, gjyqtarë ose funksionarë të tillë nga të cilët pritet vendimmarrje e paanshme politike. Deputetët janë funksionarë të mandatuar politikisht dhe zgjedhësit presin prej tyre të sillen si të tillë duke respektuar parimet kushtetuese në një demokraci parlamentare.
    8. Nisur nga ky fakt, Gjykata vlerëson se mënyra se si duhet votuar (hapur apo fshehtë), në rastet kur nuk është përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit mund të vendoset nga vetë deputetët, sipas rastit dhe çështjes, duke iu referuar edhe praktikave të mëparshme të ngjashme, nëse ka. Pranohet se në praktikën e parlamenteve operohet kryesisht me votim të fshehtë kur vendoset për persona (kryesisht në procese të emërimit dhe shkarkimit të tyre), për shkak se votimi i hapur mund të sjellë një paragjykim të personit që voton ose votohet dhe do të mund të ndikonte në sjelljen e deputetit ose shprehjen e vullnetit të tij politik, në rast se do të votonte në mënyrë të hapur.
    9. Në çështjen në shqyrtim, subjekti i interesuar pretendon se meqë votimi për miratimin e vendimit të Kuvendit kishte të bënte me një deputet konkret, si rrjedhojë votimi duhej të ishte bërë i fshehtë. Gjykata thekson se, në çështjen konkrete, anëtarët e Kuvendit nuk votuan për heqjen ose për pavlefshmërinë e mandatit të deputetit Ilir Beqja, por votuan për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar ose jo papajtueshmërinë e mandatit të tij. Rezultati i votimit në Kuvend nuk solli shpalljen e papajtueshmërisë ose përfundimin e mandatit të deputetit, por vetëm vënien në lëvizje të Gjykatës, siç parashikohet në nenin 70/4 të Kushtetutës. Është kjo Gjykatë që vendos nëse ka shkaqe për të konstatuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.
    10. Gjykata sjell në vëmendje vendimin e saj të mëparshëm, ku është shprehur se “…Kuvendi është organi që me rregullore interpreton jo vetëm normat kushtetuese por edhe normat e tjera të rregullores së tij në praktikën e rasteve konkrete. Në vendimin nr.75, dt.19.4.2002, Gjykata ka nënvizuar se pavarësisht nga rregullimi në Kushtetutë apo në ligj i procedurave të shkarkimit të gjyqtarit apo prokurorit, një gjë e tillë nuk e pengon Kuvendin të adaptojë rregulla të veçanta për çdo rast konkret apo për të gjitha rastet në tërësi…kur Kuvendi bën vetë interpretim të normave që nuk janë parashikuar nga Kushtetuta, por i takojnë interpretimeve e diskrecionit të vetë organit, Gjykata nuk mund të arrijë në konkluzione se votimi i hapur i Kuvendit në këtë çështje përbën element të një procesi të rregullt ligjor në kuptimin kushtetues.” (Vendim i Gjykatës Kushtetuese nr.21/2008). Për këto arsye, Gjykata vlerëson se mënyra e votimit të hapur nuk e bën të pavlefshëm vendimin e Kuvendit për këtë çështje.
    11. Sa i takon argumentit të dytë lidhur me pavlefshmërinë e vendimit të Kuvendit nr.65, dt.21.10.2010, pra të mosarritjes së shumicës së kërkuar për miratimin e tij, Gjykata çmon se ky pretendim nuk është i bazuar. Neni 78 i Kushtetutës parashikon se “Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar.” Në mbështetje të kësaj dispozite është miratuar neni 55/1 i Rregullores së Kuvendit, sipas të cilit “ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezolutat konsiderohen të miratuara nga Kuvendi, kur për to kanë votuar pro shumica e deputetëve, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit, me përjashtim të rasteve kur në Kushtetutë parashikohet shumicë e cilësuar për miratimin e tyre”. Koncepti i shumicës së votave lidhet, në kuptimin primar të saj, me votimin pro ose kundër të gjysmës së votave të anëtarëve të organit që voton plus një votë. Ndryshe kjo njihet edhe me shprehjen shumicë e thjeshtë. Për të arritur këtë shumicë duhet të llogaritet paraprakisht kuorumi i domosdoshëm që kërkohet të votojë dhe më pas të verifikohet numri i të pranishmëve në procesin e votimit. Me qëllim plotësimin e kuorumit të domosdoshëm llogariten edhe abstenimet, megjithëse nuk ndikojnë në rezultatin e votimit.
    12. Gjykata, në një vendim interpretues të saj, ka arritur në përfundimin se numri i anëtarëve të pranishëm për zhvillimin e procedurave vendimmarrëse është të paktën gjysma plus një e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pra 71 deputetë. Rritja e pranisë në procesin e votimit mbi kuorumin e domosdoshëm sjell rritje të numrit të anëtarëve që votojnë. Vendimi i Kuvendit konsiderohet i miratuar kur për të kanë votuar pro jo më pak se gjysma plus një e anëtarëve që janë të pranishëm (Vendim i Gjykatës Kushtetuese nr.29/2009).
    13. Vendimi nr.65, dt.21.10.2010 i Kuvendit, sipas interpretimit të mësipërm të Gjykatës, në kushtet kur votojnë të gjithë deputetët e pranishëm, duhet të votohej me 71 vota pro. Në rastin konkret, është votuar fillimisht për praninë e deputetëve në sallë me qëllim përcaktimin e kuorumit të domosdoshëm për votimin e kërkesës së grupit të deputetëve. Sipas tabulateve të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton se lidhur me praninë në sallë kanë votuar 137 deputetë. Pas verifikimit të pranisë së deputetëve në sallë, në një interval kohor prej disa minutash, është votuar për kërkesën e një grupi deputetësh të Kuvendit për dërgimin e çështjes Gjykatës Kushtetuese. Sipas tabulateve të këtij votimi, rezulton të kenë votuar 139 deputetë. Nga këta, 70 deputetë kanë votuar pro, 67 deputetë kundër dhe 2 kanë abstenuar. Nga procesverbali i votimit rezulton se 3 deputetë (P.Stërkaj, D.Tahiri dhe F.Tushe) nuk kanë votuar për praninë në sallë por kanë votuar lidhur me kërkesën e grupit të deputetëve. Ndërsa një deputet (F.Toçi), megjithëse ka votuar për praninë e tij në sallë, nuk ka votuar lidhur me kërkesën e grupit të deputetëve. Kjo ka sjellë që numri i deputetëve sipas votimit për praninë të mos përputhet me numrin e deputetëve që kanë votuar lidhur me kërkesën. Për sa më sipër, Gjykata konfirmon qëndrimin e saj të mëparshëm se për përcaktimin e kuorumit në një proces votimi duhet t’i referohemi vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar dhe jo numrit të përgjithshëm të deputetëve që ndodhen në sallë dhe që nuk votojnë (Vendim i Gjykatës Kushtetuese nr.29/2009).
    14. Gjykata çmon se një deputet që nuk shpreh vullnet me votën e tij dhe si rrjedhojë nuk ndikon në procesin e votimit në Kuvend nuk duhet të llogaritet në konceptin “shumicë e të pranishmëve” për efekt të kuorumit të votimit. Nëse do të pranonim të kundërtën, atëherë do të prodhohej një rritje artificiale dhe e pajustifikuar e kuorumit, gjë e cila nuk është në përputhje me qëllimin e ligjvënësit.
    15. Sa i takon pretendimit të subjektit të interesuar se deputeti F.Toçi ka votuar lidhur me kërkesën e grupit të deputetëve, por vota e tij nuk është llogaritur qëllimisht, Gjykata vlerëson se në seancë nuk u soll asnjë provë që të vërtetojë këtë pretendim.
    16. Për sa më lart, Gjykata vlerëson se vendimi i Kuvendit për dërgimin e çështjes para saj për konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit të zotit Ilir Beqja është votuar rregullisht dhe ka marrë shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që kanë votuar.

    III

    A. Lidhur me momentin e fillimit dhe të mbarimit të mandatit të deputetit sipas nenit 71/1 të Kushtetutës.

    17. Doktrina mbizotëruese e përkufizon mandatin parlamentar si një akt të kalimit të sovranitetit nga populli tek përfaqësuesit e tij. Përfaqësimi, në kontekstin e mandatit parlamentar, nënkupton delegimin e të drejtës nga shumë persona tek një person i vetëm për të vendosur mbi çështje që lidhen me qeverisjen e vendit. Çdo qytetar konsiderohet si mbajtës i një copëze të barabartë të sovranitetit, i cili, i marrë në shumën totale të tij, bën të mundur marrjen e vendimeve nga mbajtësi i sovranitetit që është populli, nëpërmjet përfaqësimit të tij nga deputeti .
    18. Në një sistem ku sundon sovraniteti popullor dhe parimi i demokracisë indirekte qeverisja realizohet nëpërmjet vullnetit të shumicës në parlament. Parlamentarët, nëpërmjet mandatit të marrë nga zgjedhësit, ushtrojnë sovranitetin kombëtar. Mandati parlamentar, në parim, është i përgjithshëm, domethënë parlamentarët përfaqësojnë kombin si të tërë dhe jo një grup votuesish, gjithashtu ai është dhe përfaqësues, që do të thotë se deputetët nuk janë të lidhur pas ndonjë urdhri apo dëshire që vjen nga elektorati. Parlamentarët gëzojnë pavarësi të plotë përballë elektoratit por edhe ndaj grupimit politik ku ata bëjnë pjesë. Ata mund të largohen apo bashkohen sipas dëshirës dhe vullnetit të tyre. Për këtë arsye, pranohet se mandati parlamentar në një demokraci është i parevokueshëm.
    19. Gjykata vlerëson se koncepti i mandatit parlamentar përmban detyrimin e përfaqësimit real të zgjedhësve. Populli merr pjesë në vendimmarrjen parlamentare nëpërmjet tërësisë së anëtarëve të tij dhe për këtë qëllim duhet të garantohet pjesëmarrja e të gjithë deputetëve në vendimmarrje sipas kuadrit kushtetues të parashikuar për sistemin demokratik-parlamentar. Nga parimi i demokracisë përfaqësuese rrjedh detyrimi i deputetit që mandatin e besuar nga zgjedhësit ta ushtrojë realisht. Vetëm duke qenë plotësisht efektiv, pra i përfaqësuar tërësisht me të gjithë anëtarët e tij, parlamenti mund të realizojë funksionin e tij demokratik .
    20. Nga parimi i mandatit përfaqësues dhe të pavarur nga urdhërat dhe ndikime të tjera rrjedhin disa pasoja juridike të tilla si: mosdetyrimi i deputetit për të qenë apo mbetur pjesë e një grupi parlamentar të caktuar, mosrevokimi i mandatit nga zgjedhësit apo partia politike etj. Mandati i deputetit duhet të kuptohet së pari si një akt përfaqësimi individual që lidhet me deputetin si individ dhe më pas me partinë politike ku ai bën pjesë. Si i tillë, deputeti ushtron në pavarësi të plotë mandatin e tij duke vendosur në bazë të veprimtarisë së tij interesin e të përfaqësuarve. Këtë ai e bën duke marrë vendime me vullnet dhe bindje të plotë, të cilat jo gjithmonë korrespondojnë me vullnetin e zgjedhësve që ai përfaqëson ose të grupimit politik ku bën pjesë.
    21. Megjithëse kushtetutat e vendeve demokratike përcaktojnë se deputeti është përfaqësues i të gjithë popullit, i njohur ndryshe si parimi i ndalimit të mandatit detyrues, është logjike që ai nuk mund ta ushtrojë funksionin e tij i vetëm por në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të parlamentit me qëllim funksionimin sa më normal të këtij të fundit. Nëse një deputet, për arsye të ndryshme, ndalohet ose pengohet të ushtrojë funksionin e tij si pjesë e parlamentit, atëherë cenohet parimi i përfaqësimit si dhe raporti shumicë/pakicë i vendosur nga vullneti i zgjedhësve dhe që duhet të gjejë patjetër pasqyrim në parlament gjatë gjithë legjislaturës. Në një situatë të tillë deputeti nuk do të ishte në gjendje të sillte në parlament, aty ku formohet dhe shprehet vullneti politik i zgjedhësve, përvojën, bindjet dhe aftësitë e tij me qëllim qeverisjen sa më të mirë të vendit. Në raste të tilla duhet të gjejë zbatim parimi se çdo deputet është i rëndësishëm individualisht dhe si i tillë përbën një element të pandashëm nga tërësia e parlamentit .
    22. Në këtë vështrim të përgjithshëm të mandatit parlamentar duhet parë edhe marrëdhënia e deputetit si individ me organin përfaqësues si i tërë. Deputeti është mbajtës i mandatit të lirë, i besimit të shprehur të zgjedhësit me anë të votës për ta përfaqësuar atë gjatë gjithë periudhës që zgjat legjislatura. Pra, në rradhë të parë, mandati që i jepet deputetit ka si qëllim kryesor funksionimin sa më të mirë të parlamentit dhe jo drejtpërdrejt garantimin e deputetit si individ. Për këtë arsye, megjithëse mandati i deputetit, në pamje të parë, mund të konsiderohet si individual, ai nuk mund të kuptohet i shkëputur nga mandati i Kuvendit. Aspekti individual i mandatit parlamentar qëndron tek fakti se deputeti, me qëllim që të ushtrojë mandatin e përfaqësimit në mënyrë sa më korrekte dhe pa pengesa (për shkaqe politike ose jo) “vishet” me një mburojë ndaj ndërhyrjeve të paligjshme të pushteteve të tjera ose të vetë zgjedhësve. Nga ana tjetër, aspekti kolektiv i mandatit parlamentar i referohet mbrojtjes së vetë organit ligjvënës si i tërë dhe jo deputetëve të veçantë, si pjesë të tij. Deputetët përfitojnë nga kjo mbrojtje për aq kohë sa janë pjesë e organit ligjvënës dhe në ato raste dhe sipas kushteve që parashikon shprehimisht kushtetuta e një vendi.
    23. Gjykata thekson se neni 70/1 i Kushtetutës parashikon shprehimisht se deputeti gëzon mandat të lirë. Kjo mbrojtje kushtetuese shtrihet natyrshëm edhe ndaj ushtrimit faktik të tij. Deputeti ushtron mandatin e tij të lirë nga çdo lloj ndërhyrje, në pavarësi të plotë, dhe pa iu nënshtruar urdhërave apo kërkesave të ndryshme, por vetëm bindjes dhe ndërgjegjes së tij. Pavarësia e mandatit të deputetit, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, i shërben forcimit të statusit përfaqësues parlamentar duke garantuar edhe të drejtat e pakicës parlamentare brenda sistemit të vendimmarrjes me shumicë. Deputeti është i lirë të ushtrojë funksionin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme të zgjedhur prej tij. Nga tërësia e karakteristikave që mbart në vetvete mandati parlamentar, është e qartë se deputeti gjatë ushtrimit të detyrës së tij nuk i nënshtrohet urdhërave, ndryshe nga pjesa tjetër e punonjësve ose nëpunësve të shërbimit civil. Ai pranon në mënyrë krejtësisht të lirë mandatin e tij dhe vendos me përgjegjësinë e tij të plotë mbi mënyrën e ushtrimit të mandatit . Veprimtaria e tij si deputet duhet të përshkohet gjatë gjithë kohës që ai ushtron këtë funksion nga përgjegjshmëria, ndershmëria dhe korrektesa. Ky detyrim për deputetin fillon që në momentin e fillimit të mandatit parlamentar.
    24. Kushtetuta jonë parashikon dy momente të ndryshme që lidhen me fillimin e mandatit të deputetit: neni 71/1 parashikon se mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve (kupto:KQZ); neni 72 parashikon se para fillimit të ushtrimit të mandatit deputetët bëjnë betimin në Kuvend. Bazuar në këtë ndarje të momenteve, pra fillimit të mandatit dhe fillimit të ushtrimit të mandatit të deputetit, si dhe për shkak të pretendimit kryesor të subjektit të interesuar se mandati i deputetit fillon kur ai bën betimin dhe para betimit nuk konsiderohet deputet, Gjykata vlerëson se është e nevojshme të ndalet tek dallimi midis këtyre momenteve.

    a) Dallimi midis fillimit të mandatit dhe fillimit të ushtrimit të mandatit parlamentar.
    25. Kushtetutat bashkëkohore demokratike, në mënyrë të shprehur ose duke ia deleguar ligjvënësit të thjeshtë, përgjithësisht, bëjnë një dallim midis momentit të fillimit të mandatit parlamentar dhe momentit të fillimit të ushtrimit të këtij mandati. Ky dallim bëhet me qëllim përcaktimin e momentit të ardhjes së efekteve të caktuara për secilën prej këtyre fazave. Kështu, në mjaft vende europiane, si momenti kur kandidati konsiderohet deputet quhet momenti kur ai shpallet i tillë nga organi i ngarkuar me nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Kështu, Rregullorja e Dhomës së Ulët të parlamentit austriak parashikon se në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar, kandidati fitues konsiderohet deputet dhe gëzon të drejtën e vendit në parlament dhe të votës . Anëtarësia e plotë, pra gëzimi i të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të deputetit fillon me mbledhjen e parë të parlamentit, ku bëhet edhe betimi i deputetëve .
    26. Ligjvënësi gjerman fillimin dhe përfundimin e mandatit e ka të rregulluar jo në Kushtetutë por në ligjin federal për zgjedhjen e organeve përfaqësuese. Ky ligj parashikon se një kandidat i zgjedhur e fiton anëtarësinë në Bundestag pas deklarimit përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve nga komisioni zgjedhor. Refuzimi i fitimit të anëtarësisë duhet të bëhet para mbledhjes së parë të Bundestag-ut dhe t’i dorëzohet me shkrim kryetarit të komisionit zgjedhor . Refuzimi i marrjes së mandatit mund të bëhet edhe para mbledhjes së parë të parlamentit të ri, pa bërë ende betimin. Kuptohet që mandati konsiderohet i filluar nga momenti i shpalljes së fituesit nga komisioni zgjedhor, përndryshe nuk do të kishte asnjë kuptim dhe vlerë juridike bërja e deklaratës për refuzim të mandatit, nëse deputeti nuk e ka ende një të tillë. Rregullime të ngjashme gjejmë edhe në kuadrin kushtetues dhe ligjor të vendeve të tilla si: Polonia , Estonia , Finlanda , Luksemburgu , Rumania , Ukraina , Lituania etj.
    27. Kushtetuta jonë parashikon si moment të fillimit të mandatit parlamentar atë të shpalljes së deputetit nga komisioni përkatës i zgjedhjeve (neni 71/1). Kurse si moment i fillimit të ushtrimit të mandatit konsiderohet ai i betimit (neni 72). Gjithashtu, Kushtetuta e lidh momentin e fillimit të punës së Kuvendit të ri me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve (neni 67/1), pra jo më vonë se 20 ditë nga shpallja e zgjedhjeve. Në mbledhjen e parë bëhet konstituimi i tij, i cili realizohet pas betimit të deputetëve. Kuvendi i vazhdon punimet deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri (neni 65/3). Gjykata çmon se duke i interpretuar literalisht këto dispozita dhe në tërësi arrihet në përfundimin se: i) deputeti konsiderohet i tillë që në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë deputet deri në konstituimin e parlamentit pasardhës, pra në mbledhjen e parë të tij; ii) deputeti fillon ushtrimin e detyrës së tij në momentin e betimit, pas të cilit fillon dhe gëzimi i disa të drejtave dhe detyrave që lidhen me mandatin parlamentar; iii) Kuvendi i ri fillon mandatin në mbledhjen e parë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.
    28. Nisur nga sa më lart, Gjykata vlerëson se mandati i deputetëve lidhet me mandatin e Kuvendit, pasi marrja ose fitimi i mandatit nga deputetët konsiderohet si kusht paraprak për të filluar mandati i vetë Kuvendit, i cili thirret në mbledhjen e parë të tij me pjesëmarrjen e deputetëve të zgjedhur dhe jo të kandidatëve për deputetë. Nëse do të pranonim të kundërtën, atëherë do të rezultonte që Kuvendi i ri mblidhet në seancën e parë të tij në praninë e personave pa mandat për të qenë pjesëmarrës në të. Gjykata thekson se mandati i deputetit nuk fitohet në Kuvend, ai fitohet gjatë një procesi votimi të përgjithshëm ku zgjedhësit shprehin lirshëm preferencën e tyre për kandidatët. Në fund të procesit zgjedhor, kandidati që ka marrë shumicën e votave, konsiderohet se ka fituar edhe mandatin e deputetit. Kuvendi, në seancën e parë të tij, bën vetëm verifikimin e mandatit të deputetit, pra, nëse personi që ka fituar mandatin e deputetit përputhet me personin e ndodhur në sallë ditën e konstituimit (rasti i vdekjes, dorëheqjes, pamundësisë fizike e mendore etj) si dhe verifikon nëse ka kushte pazgjedhshmërie ose papajtueshmërie nga ato të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.
    29. Gjykata thekson se një akt tjetër që realizohet gjatë mbledhjes së parë të Kuvendit të ri është edhe betimi i deputetëve. Betimi është një akt që shërben për të deklaruar vullnetin, gatishmërinë, bindjen dhe vendosmërinë e mëtejshme të deputetit të mandatuar për të ushtruar funksionin e përfaqësuesit në Kuvendin e ri, në përputhje me rregullat e parashikuara për këtë qëllim. Betimi nuk është kusht për të bërë të vlefshëm mandatin e deputetit, pasi këtë e ka bërë komisioni zgjedhor, i cili e ka shpallur atë fitues nga votat e marra prej zgjedhësve. Mosbërja e betimit përbën një nga shkaqet e humbjes së mandatit parlamentar . Ky parashikim është bërë edhe për raste të tjera të fillimit të detyrës si p.sh nga Presidenti i Republikës , gjyqtarët, etj.
    30. Kushtetuta jonë parashikon se çdo deputet, në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, bën betimin se “Do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve.” Arsyet kur deputeti mund të shtyjë bërjen e betimit janë ato të njohura dhe të gjithpranuara si p.sh paaftësia e përkohshme fizike, ose shkaqe të tjera arsyeshme (ndodhja e përkohshme jashtë vendit, forca madhore që pengojnë prezencën e tij në Kuvend në momentin e betimit etj). Deputeti ka detyrimin të shmangë, për aq sa është e mundur, pengesat që çojnë në mosbërjen e betimit, pasi një gjë e tillë jo vetëm bie ndesh me thelbin e mandatit parlamentar dhe detyrimin e deputetit ndaj zgjedhësve, por çon edhe në përfundimin e mandatit parlamentar. Prandaj, është përgjegjësi individuale e deputetit të marrë masat me qëllim bërjen e betimit në mbledhjen më të parë të Kuvendit dhe jo të përdorë mosbërjen e betimit si arsye për të mospërmbushur detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore. Një veprim i tillë nuk pajtohet me parimet e një shteti demokratik dhe të së drejtës. Mosbërja e betimit nga deputeti nuk e përjashton atë nga detyrimi për t’iu nënshtruar detyrimeve ligjore.
    31. Gjykata çmon që megjithëse ligjvënësi kushtetues ka preferuar ta ndajë momentin e fillimit të mandatit nga momenti i fillimit të ushtrimit të mandatit, në fakt të dyja janë pjesë e një të tëre, pra e fillimit të punës së Kuvendit të ri. Si shpallja e deputetit i tillë nga komisioni zgjedhor ashtu dhe betimi i tij në mbledhjen e parë të parlamentit të ri lidhen me ushtrimin e plotë dhe funksional të mandatit parlamentar . Nisur nga parimi i pavarësisë së mandatit parlamentar ose i mandatit të lirë, i cili është i garantuar nga neni 70/1 i Kushtetutës, deputeti gëzon një status kushtetues si pjesë e rëndësishme e parlamentit me të drejtat e veta. Statusi kushtetues i deputetit, i shprehur në nenin 70/1 dhe 73 të Kushtetutës, shtrihet që nga momenti i fitimit të mandatit dhe vazhdon deri në përfundimin e mandatit parlamentar. Gjithashtu, edhe të drejta të tjera si: mbrojtja nga ndjekja penale (imuniteti penal), mospërgjegjësia për deklarimet dhe votën e dhënë (indemniteti), e drejta për të përfituar një shpërblim për punën e tij si anëtar i parlamentetit (bashkë me përfitime të tjera) janë pjesë e statusit të tij kushtetues, të cilat ai i gëzon nga momenti i anëtarësisë në parlament . Vetëm duke i parë të plota të drejtat dhe detyrimet, si pjesë e tërë e mandatit parlamentar, mund të kuptohet siç duhet kompleksiteti i rolit të përfaqësimit, parashikuar nga neni 2/2 i Kushtetutës sonë.
    32. Një nga pyetjet që shtrohet para Gjykatës në këtë çështje është: Kur fillojnë efektet e mandatit parlamentar për deputetin, në momentin e shpalljes së tij deputet nga komisioni zgjedhor, apo në momentin që ai bën betimin në parlament? Gjykata thekson se detyrimi i deputetit për të marrë të gjitha masat e duhura me qëllim përfaqësimin sa më të mirë të zgjedhësve dhe ushtrimin e mandatit të tij konform detyrimeve kushtetuese dhe ligjore duhet të fillojë që në periudhën parazgjedhore (përfshi këtu edhe fushatën zgjedhore). Përgatitja për marrjen e një funksioni publik përfshin edhe plotësimin e detyrimeve morale dhe shoqërore kundrejt publikut para detyrimeve ligjore. Gjykata vlerëson se nuk pritet patjetër nga zgjedhësit që kandidati të heqë dorë nga çdo burim jetese para se të zgjidhet deputet, pasi një gjë e tillë bie ndesh me të drejtën e tij individuale për një jetë të denjë. Por ai duhet të marrë të gjitha masat për të shmangur çdo situatë papajtueshmërie apo konflikti interesi që mund të lindë në momentin e marrjes (fillimit) së mandatit parlamentar dhe gjatë gjithë kohës që ai vazhdon. Veprimet konkrete për këtë qëllim nevojiten të merren më së voni deri në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, kohë në të cilën mundësohet siguria dhe qartësia tek deputeti për të ardhurat e tij financiare. Pavarësisht kësaj, Gjykata thekson se pasojat juridike të mandatit fillojnë në momentin që kandidati shpallet deputet nga KQZ-ja. Nga ky moment deputeti është i detyruar të plotësojë të gjitha kërkesat kushtetuese dhe ligjore që lidhen me ndalimin e kryerjes së aktiviteteve të tjera apo deklarimet lidhur me interesat e tij financiarë, siç parashikon Kushtetuta në nenin 70 të saj dhe ligjet e tjera përkatëse.

    b) Lidhur me përfundimin e mandatit parlamentar

    33. Neni 65/3 i Kushtetutës parashikon se “mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.” Arsyet e këtij parashikimi Gjykata i gjen tek disa faktorë. Së pari, ky parashikim i shërben parimit të vazhdimësisë të organeve kushtetuese dhe eleminimit të boshllëkut institucional. Në një shtet demokratik institucionet, sidomos ato kushtetuese, duhet të reflektojnë vazhdimësi të funksionimit të tyre me qëllim përçimin e sigurisë tek populli se, pavarësisht rotacioneve politike dhe institucionale, ekzistenca e institucioneve dhe funksionimi normal i tyre nuk rrezikohet. Së dyti, arsye tjetër është edhe garantimi i një situate të qendrueshme (jo vetëm financiare) për ata deputetë që duan të konkurrojnë përsëri në zgjedhjet e reja parlamentare. Deputetët vazhdojnë të konsiderohen të tillë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri dhe ky rregullim shmang ose zvogëlon shqetësimin e tyre për mjetet e jetesës gjatë kohës që konkurrojnë përsëri si deputetë ose përpiqen të ridimensionohen në tregun e punës. Së treti, arsyeja që ligjvënësi ka parashikuar një rregullim të tillë ka të bëjë edhe me faktin që, edhe sikur formimi i Kuvendit të ri të zgjasë, ose zgjedhjet të moszhvillohen për arsye të ndryshme, mbledhja e Kuvendit ekzistues të jetë e mundur në raste të jashtëzakonshme.
    34. Duke iu referuar arsyetimit të mësipërm për kohëzgjatjen e mandatit të Kuvendit, Gjykata vlerëson se, pavarësisht se në pamje të parë dhe në një situatë hipotetike mund të prezumohet se në periudhën midis daljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të reja dhe mbledhjes së parë të Kuvendit të ri, kemi të bëjmë me dyfishin e numrit të deputetëve të parashikuar nga Kushtetuta, pra 280 deputetë, kjo është thjesht një mundësi teorike dhe jo praktike. Deputetët e Kuvendit “të vjetër” konsiderohen ende anëtarë të tij deri në mbledhjen e Kuvendit “të ri” por ata nuk e ushtrojnë më de facto këtë detyrë, përveç rasteve të jashtëzakonshme të parashikuara nga Kushtetuta. Ndërsa deputetët e Kuvendit “të ri” fillojnë ta ushtrojnë detyrën kur bëjnë betimin në mbledhjen e parë të tij, i cili shënon dhe fundin e mandatit të deputetëve “të vjetër”. Në këtë kuptim, numri real i deputetëve gjatë tërë kohës është ai i parashikuar nga neni 64/1 i Kushtetutës, pra 140 deputetë.

    B. Lidhur me konceptin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit sipas nenit 70/3 të Kushtetutës

    35. Gjykata vlerëson se, para se të arrijë në konkluzione lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së deputetit Ilir Beqja, të ndalet në elaborimin e konceptit të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit. Koncepti i papajtueshmërisë, në legjislacione të ndryshme, është i përfshirë pjesërisht në kushtetutë, pjesërisht në ligje të veçanta. Papajtueshmëria me funksionin e deputetit nënkupton që deputeti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër përveç atij të anëtarit të parlamentit ose anëtarit të qeverisë . Në thelb papajtueshmëria përqendrohet në dy aspekte: e para lidhet me ndalimin për të mbajtur dy funksione publike, e dyta, me ndalimin për të mbajtur një funksion publik dhe një privat me karakter ekonomik (ose jo). Në të dyja rastet, ndalimi për të mbajtur dy funksione/detyra synon parandalimin e mbivendosjes së kompetencave të ndara tek i njëjti person ose organ dhe në këtë mënyrë moscenimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe si rrjedhojë të shtetit të së drejtës. Gjithashtu, ndalimi i ushtrimit të më shumë se një funksioni/detyre parashikohet për të garantuar edhe angazhimin e plotë dhe pa rezerva të funksionarit në kryerjen e detyrës së marrë përsipër prej tij, gjë e cila mund të reduktohej ose të bëhej e pamundur për shkak të angazhimit të veçantë që kërkon kryerja e njëkohshme e dy detyrave nga funksionari . Instituti i papajtueshmërisë mbron ushtrimin e mandatit të dhënë dhe garancitë e paanshmërisë së të zgjedhurit. Ai konsiston në pamundësinë juridike për të mbajtur një detyrë për të cilën subjekti është zgjedhur në mënyrë të vlefshme ose të zhvillojë disa aktivitete të caktuara të konsideruara nga ligjvënësi si të papajtueshme me mandatin elektoral.
    36. Gjykata thekson se kuptimi i papajtueshmërisë qëndron kryesisht tek parimi i ndarjes së pushteteve, por edhe tek parimi i shtetit neutral, sipas të cilit organet shtetërore ose pjesë të tyre nuk duhet të jenë të lidhur ose të varur nga interesa ekonomikë. Për papajtueshmërinë, si koncept ndalues i kryerjes së më shumë se një detyre/funksioni, nuk është e rëndësishme nëse funksionari bie në kushtet e përfitimit për shkak të detyrës ose jo ose në konflikt interesi midis detyrës së tij dhe interesave privatë. Vetëm fakti i ushtrimit të dy funksioneve/detyrave (publike-publike, publike-private) mjafton që ai të konsumojë këtë ndalim. Duke qenë se në çështjen objekt shqyrtimi shtrohet kërkesa për konstatimin e papajtueshmërisë midis një funksioni publik dhe një funksioni privat me karakter fitimprurës që buron nga pasuria e shtetit, Gjykata e sheh me vend të ndalet vetëm në trajtimin e këtij aspekti.
    37. Ndalimi i ushtrimit të aktivitetit privat për deputetin në përgjithësi nuk është absolut. Një pjesë e legjislacioneve europiane e lejojnë një gjë të tillë me disa kufizime. Lejimi i mëtejshëm i ushtrimit të profesionit bazë të deputetit bazohet në parimin se deputeti nuk duhet patjetër të shkëputet tërësisht nga tregu i punës apo t’i hiqet mundësia për të ushtruar profesionin primar vetëm se ai merr përsipër të përfaqësojë interesat e popullit në organe përfaqësuese. Nga ana tjetër, ndalimi i ushtrimit të profesionit bazohet tek fakti që funksioni i deputetit është punë me kohë të plotë dhe duhet trajtuar gjatë gjithë legjislaturës si e tillë. Është me interes të shqyrtohet jo vetëm elementi kohë por edhe elementi pagë/shpërblim. Funksioni i deputetit është funksion që paguhet në përputhje me nivelin e përgjithshëm ekonomiko-financiar të një vendi. Për këtë arsye, deputeti nuk duhet të kujdeset për të ardhurat e tij gjatë kohës që ushtron detyrën, me qëllim përmbushjen sa më mirë të funksionit për të cilin ai është zgjedhur . Hapësira e ushtrimit të profesionit primar të deputetit para se të bëhej i tillë i është lënë në dorë ligjvënësit të çdo vendi. Kështu, p.sh ligjvënësi austriak ka parashikuar në parim moskryerjen e mëtejshme të profesionit pas zgjedhjes deputet në dhomën e ulët (Nationalrat). Parlamentarët janë të detyruar të deklarojnë ushtrimin e profesionit të tyre pranë komisionit të posaçëm për këtë qëllim. Komisioni vendos nëse do të lejojë apo jo ushtrimin e mëtejshëm të profesionit. Lejimi jepet vetëm në rastet kur ushtrimi i profesionit nuk pengon ushtrimin e funksionit të deputetit në mënyrë objektive dhe të pandikueshme nga profesioni. Nëse komisioni nuk lejon ushtrimin e mëtejshëm të profesionit, brenda 3 muajve nga marrja e vendimit për këtë qëllim, deputeti është i detyruar të heqë dorë prej tij . Ligjvënësi gjerman parashikon vetëm papajtueshmëritë midis dy funksioneve publike. Ushtrimi i profesionit privat lejohet por ekziston detyrimi për deklarimin e të ardhurave nga aktiviteti fitimprurës .
    38. Pavarësisht rregullimeve të ndryshme të legjislacioneve të huaja, neni 70/2 i Kushtetutës parashikon ndalim të ushtrimit të funksioneve të tjera nga deputeti. Ndërsa neni 70/3 konsideron të papajtueshme me funksionin e deputetit ushtrimin e “veprimtarisë fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Ndalimet e tjera parashikohen me ligje të posaçme. Nga këto dispozita rezulton se Kushtetuta jonë ia delegon ligjeve të posaçme rastet e papajtueshmërisë (neni 70/2). Ajo ka preferuar të vendosë ndalimin në rang kushtetues dhe ta cilësojë si të papajtueshëm me funksionin e deputetit ushtrimin e aktivitetit fitimprurës prej tij, kur të ardhurat nga ky aktivitet burojnë nga buxheti i shtetit. Ky ndalim është i shprehur qartë dhe pa ekuivok nga kushtetutbërësi, i cili ka patur si qëllim eliminimin e plotë të mundësive për ta konsideruar funksionin e deputetit si një mundësi e mirë për të shtuar burimin e të ardhurave private nëpërmjet pozitës së favorshme që ka ai si anëtar i organit më të lartë përfaqësues.
    39. Gjykata çmon se në thelbin e kësaj dispozite qëndron një nga parimet bazë të ushtrimit të funksioneve publike, sipas të cilit: një pagë/shpërblim për një detyrë/funksion. Edhe në rastet kur një funksionari i lejohet të mbajë dy detyra/funksione publike, ai përsëri ka të drejtë të marrë një pagë/shpërblim. Nëse deputeti përveç pagës që do të merrte si i tillë, do të mund të merrte dhe të ardhura të tjera nga buxheti i shtetit për shkak të profesionit të tij primar, atëherë ky parim do të cenohej. Kjo i shërben parimit të shërbimit sa më të mirë ndaj qytetarëve dhe në fund të fundit parimit të demokracisë, ku çdo funksionar publik duhet të ushtrojë me të gjitha forcat dhe energjitë e veta detyrën për të cilën është zgjedhur ose emëruar, detyrë të cilën ai e ka pranuar me vullnetin e tij të plotë dhe të lirë. E kundërta mbart, natyrshëm, dyshime lidhur me besueshmërinë e publikut në cilësinë e përfaqësimit të tij.

    C. Lidhur me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit Ilir Beqja.

    40. Nisur nga argumentet e trajtuara më lart lidhur me çështjen objekt shqyrtimi, Gjykata çmon se momenti i betimit të deputetit shënon datën e fillimit të ushtrimit të detyrës së tij si deputet dhe jo fillimin e mandatit të deputetit. Në bazë të nenit 71/1 të Kushtetutës, megjithëse Ilir Beqja ka bërë betimin si deputet në datën 25.2.2010, mandati i tij parlamentar konsiderohet i fituar në momentin e shpalljes deputet nga KQZ-ja, pra në datën 1.8.2009, dhe jo ditën e betimit. Duke shqyrtuar në tërësi faktet dhe rrethanat e çështjes, Gjykata çmon se deputeti Ilir Beqja ka qenë në kushtet e papajtueshmërisë së parashikuar nga neni 70/3 i Kushtetutës, kur ka marrë pjesë në tenderin e organizuar nga Bashkia Durrës dhe ka lidhur kontratë me përfaqësuesit e saj për informatizimin e mjediseve të asaj Bashkie, pasi atij i kishte filluar mandati i deputetit.
    41. Deputeti Ilir Beqja kishte detyrimin që në momentin e shpalljes së tij fitues nga KQZ-ja të shmangte çdo rast të papajtueshmërisë. Pretendimi i tij kryesor se ai në atë periudhë nuk ishte deputet, pasi nuk kishte bërë betimin, është i pabazuar. Së pari, mandati i tij ka filluar që në datën 1.8.2009, ndërsa të ardhurat nga Bashkia Durrës ai i ka marrë në datën 17.2.2010 dhe 21.5.2010. Së dyti, mosbërja e betimit nga ana e tij nuk mund të paraqitet si shkak i ligjshëm, pasi ky veprim ishte rezultat i vendimmarrjes personale të tij bazuar mbi motive politike të bëra publike pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Fakti që ai nuk bëri betimin për disa muaj pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ dhe fillimit të mandatit të deputetit nuk e përjashton atë nga përgjegjësia për të plotësuar detyrimet që rrjedhin nga mandati parlamentar, të filluar prej muajsh.
    42. Gjykata rithekson se një deputet, i shpallur i tillë nga komisioni zgjedhor për të përfaqësuar vullnetin e popullit, nuk duhet ta lidhë marrjen e masave për ushtrimin e detyrës së tij në përputhje me kuadrin kushtetues ose ligjor me zhvillimet e rastësishme politike qofshin këto të lidhura direkt me interesat e grupimit politik ku ai bën pjesë. Deputeti ka përgjegjësi individuale për ushtrimin e detyrës së tij dhe nuk mund të justifikojë veprimet e tij jokushtetuese me situata të tjera jokushtetuese. Mosbërja e betimit pa arsye të përligjura përbën në vetvete cenim të nenit 72 të Kushtetutës dhe për këtë shkak duhet të ishte shmangur me kohë nga subjekti i interesuar dhe jo të përdoret si justifikim për situatën e papajtueshmërisë në të cilën ai ndodhej. Betimi është moment i rëndësishëm për konstituimin e Kuvendit dhe si i tillë nuk mund të trajtohet si vijë ndarëse kohore midis sjelljes kushtetuese dhe asaj jokushtetuese. Deputeti ka detyrimin që në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, pavarësisht se kur bën betimin, të sillet si deputet. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në rastin e deputetit Ilir Beqja.
    Për sa më lart, Gjykata, bazuar në analizën në tërësi të dispozitave kushtetuese relevante, fakteve dhe rrethanave të çështjes, arrin në përfundimin se deputeti Ilir Beqja ka qenë në kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara nga neni 70/3 i Kushtetutës.

    PËR KËTO ARSYE:
    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 70/3, 70/4, 131 shkronja “e” të Kushtetutës, si dhe të neneve 66/3 dhe 67/2 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,

    V E N D O S I:
    – Konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Ilir Beqja.
    – Dërgimin e vendimit Kuvendit të Shqipërisë.
    Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

    Agim

    1. A.Vlora says:

      Po ti me gjithe mend beson se ka ndonje qe lexon deri ne fude cfar ke shkruar.

      1. Arben says:

        Te lumte ajo goje keta trapat e shkolluar na shkalluan kombin

      2. Ah na lodhi edhe gazeta eshte me e shkurter

    2. Une says:

      O mero! Kufizoji nje cike keta “shkrimtare” qe na botojne libra ne vend te diskutiminit.
      Mu bo mousi telef deri sa arriti te fundi I librit.

      1. Lumjani says:

        Eej, je I madh. Komenti yt ka me shume vlera Jo vetem nga ky komenti I stergjatur por edhe nga artikulli. Me ate mousin telef na dhive gazit, per zotin.

    3. spartaku says:

      Agim! Je ne metro?Kushe eshte ai njeri,dhe kushe ka nge te lexoi komentin tend kaq te gjate? Eshte e njeta gje sikur te marresh biblen prej 1400 faqe per t’a lexuar.Komentet behen te shurtera,per t’u lexuar nga te gjithe.Ke bere nje koment kot.

    4. spartaku says:

      Ilir Meta nuk duhet te zgjidhet president.Partite duhet te bojkotojne parlamentin dhe Meta te mos beje betimin.Ai eshte hajdut dhe dredharak.President duhet te jete nje njeri i ndershem,qe te jete vertete garant i kushtetutes.

  4. tr says:

    NENET I KANE MIRATUAR TRAPAT E KUVENDIT .
    mbajeni me shendet baftjarin .

  5. nje mik qe ta do te miren says:

    beno, nje elegance ligjore e jashtezakonshme, e kuptueshme qe nga ata qe i ze procesi i te lexuarit deri te ata ne fund te karrieres se tyre ne jurisprudence. me lejo te te permend vetem gustavo zagrebelskin. shtoj ketu edhe ironine e akullt me te cilen keni dashur te fshikulloni kopene e nginjur te juristeve me te mire shqiptare nese ka. perfitova nje kenaqesi intelektuale qe me mungonte prej ditesh. faleminderit

  6. Hera e pare qe nje hajdut me ze e figur,i pagezuar nga kryekrimineli saleh si ilirfloriri,do te betohet si president apo qe nuk do vjedhi apo qe nuk do jete partiak dhe te bertasi se do derdhet gjak
    Kjo monster ben mire te betohet qe nuk do te behet president.

  7. Devolliu says:

    Saktë fare; kryehajdutit me çizme e me bllok të Shqipërisë,sharlatanit Like FLORIRI, nuk duhet t’i pranohet betimi për President. Ai e ka vendin në BURG.

  8. Vesi says:

    Ne formulen e betimit te Likes duhet shtuar: “Betohem se nuk do te vjedh me”.

  9. Na ishte nje here... says:

    TERAPI LIGJORE!!!
    Guxim per nje replike “te shendoshe” ..

    I vetdijshem se ne aspektin profesional me duhet te pergezoje, gjykoje se ne formatin “ndricues” qe ke paraqitur ka disa pasaktesi
    (ne rastin me te mire) !!
    – Se kuptoj logjiken e mases qe i ashtuquajturi “komploti” kunder Metes mund te realizohet kaq kollaj!!
    – Duam/s’duam, tashme kemi nje president te zgjedhur nga 140 inteligjentet tane,, me vendim ne emer te sovranit;
    – Betimi si mekanizem kushtetues ka rendesi pa asnje kundershtim por jo sa mosberja e tij para trupes (ketu ka diskutim tjeter.. nese duhen 70+1 apo thjesht 19-teshi i tij, pasi nuk ka vendimmarrje ne kuptim te Rregullores por vetem formaliteti i leximit te formules se betimit) perkthehet automatikisht si kushtet e nenit 91 te Kushtetutes?! duke nenkuptuar pamundesine e Presidentit, thene me thjeshte… vakanca ne detyre!!
    – Mosbetimi dhe vakanca per shkaqe pamundesi jane larg njera tjetres ne logjiken Tuaj kushtetuese, besoj se po..
    – Mosbetimi eshte ceshtje vullneti (dhe jo pengese e ardhur nga trupa.. ne rastin me te keq) ndersa vakanca do te thote qe e ke len pas kete moment dhe ke pranuar detyren apo je ne detyre. Ne cdo rast Meta nuk mund te quhet “kandidati” qe nuk mundi te beje betimit por Presidenti i zgjedhur qe nuk e lane apo nuk donte te bente betimin. Gjithsesi Presidenti ne detyre e thirri sesionin e jashtzakonshem, na mbetet te presim nese do kete cudira..

  10. Me ne fund nje jurist eksilent sqaron se Like Floriri mund te shikoje nje enderr te lakmuar “Kur isha president”.

  11. optimizem per vendin says:

    Pra, presidenti shkarkohet kur e ka marre detyren. Detyra quhet e marre vetem kur ka bere betimin. Pra, po te duan deputetet, Ilir Meta nuk behet dot president se nuk i krijohet mundesia per te bere betimin. Pra edhe nje here: ai nuk shkarkohet, por duke mos bere betimin, do te thote qe nuk eshte i denje per ti sherbyer kushtetutes dhe popullit. Pra, eshte i pa bese. Ashtu si eshte ne te vertete.

  12. Dr. Kadri Kadiu USA says:

    Ky Agimi mua më duket se do të jetë ai ish ministri Manjaku a Manjani si quhet, ose ndonjë kalemxhi që e paguan Like Floriri. Tëra ato që na ka broçkullitur për një vendim të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Ilir Beqes, nuk e pengojnë Kuvendin e Shqipërisë që Like Floririt mos t’ia pranojnë betimin për President. Është fare e thjeshtë o i vetëquajturi Agim: “PRESIDENTI NUK MUND TË FILLOJË DETYRËN PA BËRË BETIMIN PARA KUVENDIT”.
    Nga ana tjetër o ” Agim”, ti i hedh poshtë tërë broçkullitjet e tua kur citon pikën 41 të Kushtetueses që thotë se: ” Ilir Beqja kishte detyrimin që në momentin e shpalljes si deputet nga KQZ-ja, të shmangte çdo rast të papajtueshmërisë me qenien deputet”.
    Mirë mo Gimçe; po sjellja e këtij Like Floririt gjatë fushatës elektorale ishte e pajtueshme me qenien President?
    Po të kishte Prokuror të Përgjithshëm Shqipëria, sharlatani Like Floriri duhej të arrestohej për thirrjjet luftënxitëse e vëllavrasëse si dhe për armatosjen e Popullit.
    ËSHTË TURP PËR SHQIPËRINË QË NJË SHARLATAN SI META TË BËHET PRESIDENT.

  13. katarakti says:

    Sa deputete duhen qe betimi te konsiderohet i vlefshem apo i pavlefshem. A mjaftojne vetem 74 votat e “rilindasve” per te mos krijuar kuorumin e nevojshem per betimin e presidentit?! Nga ana tjeter une mendoj se Rama nuk ka kellqe t’i hyje kesaj pune. Pra do kemi president Ilir Floririn me Bllok.

  14. Drejtesia says:

    Autori i ketij shkrimi eshte zv. Minister i Drejtesise. Kaq mjafton për të kuptuar shume gjera.

  15. populli dv says:

    Osé Monika ne krye te LSi ,osé Meta presidente,te dyja bashke Jane ne konflikt te hapur interessi.E lejuan meten te beje fushate ne shkelje te ligjit,tani nuk do behet ne SHqiperi sic do bytha e hajdutdve te ketij vendi

  16. Poradeci says:

    Ilir Meta nuk mund te quhet President pasi nuk kane perfunduar procedurat pra duhet edhe Betimi qe per mua eshte kryesori dhe jo me kot eshte lene nje periudhe relative e gjate kjo per te pare rreagimin e presidentit tone te nderuar dhe shyqyr qe ndodhi keshtu ku vete shqiptaret e pane dhe e kuptuan se kush do na udhehiqte nje katran me boje qe sot eshte me i urryeri se edhe Sali Berisha nga i gjith populli dihen thirrjet per lufte njelloj si SB dihet qendrimi per 4 deshmoret e bulevardit qe i quajti Koke pa lare,dihet historia e Floririt dihen felat e medha qe hengri nga tepsia,dihet Vila me 2000m bahce tek gjiri i Lalezit me 12 HaleWC vjedhjet e votave etj etj etj keshtu qe ky NUK ESHTE PER PRESIDENT edhe po e votuan pas betimit ate do e rrasi ne burg Vetingu dhe do jete turp per ju.Me mire Referendum dhe te zgjidhet nga populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje