Duket se kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të ketë rival vetëm Eduard Selamin për postin e kreut të PD.
Një tjetër demokrat ka shpallur kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Astrit Sinanajn, anëtar i PD në qytetin e Fierit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale Sinanaj shkruan se shpall kandidaturën e tij për vendin e kryetarit të Partisë Demokratike.
“Përshëndetje! Unë anëtari i PD, u vë në dijeni, se nga sot shpall kanditaturën time, për vendin e kryetarit. Shpresoj të jem i duhuri e të realizoj arritjen e qëllimit të lindjes se kësaj force politike.
Nëse më besohet shërbimi i kryetarit nga anëtarsia, zotohem, se do të propozoj të vendosim së bashku, si parim bazë: partia jonë, jo vetëm të mos kërkoj të mari pushtet nga populli por t’ia kthej atij edhe kur me mashtrime i rrëmbehet nga të tjerë.
Për mua Demokracia është produkt i marrëdhënieve reciproke.
Ajo ka dhe do te këtë si bazë lirinë dhe pushtetin e popullit si pronë të tij dhe jo përvetësimin e tyre. Së bashku do të krijojmë demokracinë e kerkuar.
Shpresoj e shumë shpresoj që të mirëkuptohem e të bashkëpunojmë për arritje ëndërrimtare” shkruan Sinanaj.
Bravo,je i madh.Ti do ta fitosh,puno fort me bazen dhe analistet e Pd-se.
Ha ha ha … bravo, gjithe jeten ne opozite.
Ha ha ha. Eduart Sinanaj. Kandidat per kryetar partie? Koplimenti per kurajon.
POR o Eduart do të kujtoj nje gjë të Vogel.
Sa të jete Sali krimineli né krye të pd-s asnje jugor nuk duhet Ti shkoj né mendje. Ndryshe Kur të shkosh per të peshkuar peshk ose per gja. Bej kujdes se do humbasesh néper moçalishte.
Sepse Sali Krimineli ka bindjen se PD-ja duhet të drejtohet nga verioret ose mercenaret. Pd-ja sipas tij duhet të jetë e islamizuar né radikal. Pd-ja të jete Si opsion per ndarje veri jug. E provoi Eduart Selami né vitin 1995 e iku. E provoi Sokoli né 2013 dhe e vrane. PSE e vranë? PSE dy drejtuesit kryesore Edi Rama e Sokol Olldashi të dy të krishtere tdy nga Berati e të dy nga dhpiragu. Kujdes Eduart. Sala me Iliri floririn të vraskn
Janë horrlleqet dhe horrat e Berishes, që po kërkon të manipulojne procesin e kryetarit të ri të PDse! Shpallja e dhjetra kandidaturave gjoja të pavarura, i shërben vetëm Bashës , që ka një grup kompakt votuesish. Kjo shërben që nga ana tjetër, kundërshtarët e Bashes të mos nxjerrin një kandidat të vetëm, që e mbështesin masivisht, pasi para shumë kandidatëve , gjoja kundërshtare të Bashës, humbin rëndësinë para votuesve dhe duket,
Basha i vetëm përballë njëqind kandidaturave!