Linçim tipik komunist ndaj Eduard Selamit

30 Qershor 2017, 12:27Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Eduard Selami është i vetmi deri tani që ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD. Ne nuk e dimë ende se si do të zhvillohet kjo garë, sa kandidatë do të jetë, dhe çfarë formati do të ketë.

Do të jetë një garër alla amerikane, pra me takime të hapura me anëtarësinë ku kandidatët të shpalosin platformat, apo do të jetë një garë skuthërishë, me takime tëfshehta kafeneve e restoraneteve, duke ndarë e premtuar poste politike e më tej.

Por ajo që shikohet në ditët e para është një linçim i Selamit menjëherë sapo ai deklaroi futjen në këtë garë.

Duke kujtuar e nxjerrë nga sirtarët letra, studime, biseda e telefonata. Një mendësi tipike komuniste, që çdokujt që shfaq një pretendim, i bëhet biografia e gjithë jetës.

Eshtë normale që kandidati të publikojë jetëshkrimin e tij, por kjo në shërbim të garës dhe transparencës dhe jo tia bëjnë të tjerrët për ta intimiduar në garë. 

I pari që nuk duhet të pranojë këtë lloj fryme duhet të jetë vetë Basha. Ai, më shumë se kushdo, duhet të nxisë një garë të drejtë, me shumë konkurentë, një garë reale jo formale, një garë që ti japë mundësi gjithkujt të shpalosë aftësitë, një garë që mundëson komunikimin e drejtëpërdrejtë me anëtarët, dhe jo një garë me sms telefonash dhe korrierë e ndërmjetës matrapazë.

Nëse do të ndodhë kjo e dyta, PD-së shumë shpejt nuk do ti hyjë në punë një seli aq e madhe, pasi do ti mjaftojë një zyrë 2+1.

15 komente në “Linçim tipik komunist ndaj Eduard Selamit”

  1. Miri says:

    Nuk ekziston akoma ne shqiperi nje parti me status demokratik. As qe behet fjale. Partite ne shqiperi jane prona te disa familjeve. Prandaj mos u genjeni qe al kapone te dhuroje pronen e familjes dikujt tjeter falsas.

  2. andromeda says:

    Në përballjen me Saliun ke humbur aq shumë pikë sa askush s’është i interesuar për opinionin tënd. Të këshilloj të mos shkruash më.

  3. BB says:

    Ne demokraci , nqs kjo egziston brenda nje partie, secili nga anetaret ka te drejten e hedhjes se kandidatures per kryetar te saj, ne te kundert nqs interesa klanore apo grupimesh te ndryshme brenda saj e pengojne dhunshem kandidimin e cilido anetari te partise , i interesuar per postin e kryatarit, atehere nuk behet fjale me per demokraci ne parti dhe lind nevoja e rithemelimit te saj mbi nje baze demokratike. Tek e fundit votimi i lire percakton kush do te jete kryetari i ardhshem dhe kjo nqs behet fjale per votim te lire.

  4. Albi_I says:

    Ore budalla, Selami eshte kandidat fallso. Po ja bejne fjalimet keshilltaret e Bashes. Ka marre rolin e Maqo Lakrorit per ti dhene legjitimitet gares.

    Ate punen e artikullit ne komunizem nuk ja nxorri fare PD-ja, po ish te internuar qe nuk jetojne me ne Shqiperi.

  5. arbereshi says:

    Selami nuk je ti per ate parti. Ajo parti e tregoj veten se kujt i perket. Ajo parti eshte tkurur qe dy vitet e para te saj dhe nuk do te ngjitet me kurre, largohu se je djale qytetar dhe do te jesh shume me i dobishem diku tjeter

  6. lili says:

    Po a jeni ne mend ju? Cfare lincimi? :Vetem faktet per te po shpalosen: Ai eshte i madhe edhe ne gjendje me iu pergjegje ketyre fakteve, perndryshe nuk ka pse konkuron!
    Ai mundet te votohet nga anetarsia e PDse, po a eshte figure qe bashkon apo qe percan? EAi eshte nje figure e djegur per mu..? Kur jo… edhe e di fort mire ai pa pasur nevoje t’ia permendim te bemat e tij …

  7. Mentari says:

    Zoti Kikia PD nuk eshte Sperma Enveriste qe te mos Kandidatit te mos I kerkohet Biografia(Bashkepunimi dhe trashegimesia me Banden Kriminale Enveriste ashtu sic eshte PS) Prandaj ne PD duhet me cdo kusht Biografia Komuniste.A ishte apo eshte Kandidati per kryetar Enverist antishqiptar apo jo sepse po qe se ai ka qene bashkepuntor me Banden kriminele komuniste 1944-1991 ai eshte kunder Demokracise dhe nuk ka nevoj per prova se prova eshte vet Historia e tij para 1991,t.Tani le te hyjme ne teme; Selami ishte nje Lakenj I :Mesimeve: te Enver Hoxhes dhe nje indivit qe asnjehere nuk punoj ne USA por jetoj me lemoshat e ati shteti si parazit dhe tanikerkon te jetoj ne shqiperi po siparazit duke mashruar Demokratet dhe duke gjetur perkrahje tek Komunistet.Turp [er PD qe ptanon emrin e tij per Kandidat partie.Selami duhet te largoht me cdo kusht nga PD sepse ai eshte Kali I Trojes se PD.Simpatite apo interest personale te tuajat apo te Socialisteve nuk jane interest e PD.

    1. Arjan says:

      Mentar Partia demokratike eshte kthyer ne nje parti S(t)aliniste e udhehequr nga grupi i geshtenjave , grup kriminal qe Ka vrare ,Ka eleminiar kundershtare politik brenda partise ,Ka shitur detin ,ka vjedhur pronat e Shqiptareve duke i pervetsuar familjet mafioze , vjedhjen e parave te Shqiptareve me firmat piramidale ,kane uzurpuar shtetin me shtator te 98 , kane vrare nje qyteze te tere ne gerdec,kane vrare Azem Hajdarin e Shume e shume krime te tjera.Sa per enverist Sali kerma ka qene komunist ne spitalin nr 2 ne tirane kardiolog ,i ka sherbyer diktatures.Grupi i geshtenjes mban pergjegjesi per gjendjen ku ndodhet PD dhe Shqiperia .

      1. Lugati says:

        o mentar..nuk gabon asedhe nje presje per ca ke shkrujt ..por ke harruar dy emrat kryesor..eduard selami eshte kali trojes i financuar nga ekrem bardha qe ne te njejten kohe ka lidhje me lobet greke dhe sorosin

  8. Brryli says:

    Lincim……? Te vrasesh me metoda barbare jo ligjore nga nje grup individesh i nje personi tjeter……
    Nuk e kuptoj kete perdorimin e fjaleve te huaja ne gjuhen Shqipe…… Vjen kjo nga mosdija, nga budallalleku apo sepse duam te tregohemi me te zgjuar??????
    Ve bast qe 90% e popullsise nuk I marrin vesh fare keto fjale. (them per ata qe jetojne ne Shqiperi)

  9. Aron says:

    Në PD duhet të garojnë njerëz që mund të mundin Edi Ramën jo njëri tjetrin. Eduard Selami është ndoshta i vetmi më PD që mund të ndeshet dhe fitoj me Edi Ramën, të tjerët janë i ardhtë keq zotit.

  10. Gezimi nga cepani says:

    O Mentar jep dhe mente ,per krye shpellarin deri tani nuk na ke thene asnje .

  11. goni says:

    Kerkoj falje ndaj Eduart Selamit,ne kjofte se e kam lenduar,por ket e kam then pa qellim lendimi!Vetem kerkoj te jap nje sqarim,pse te gjithe Udheheqest e Vendit te quajtur Shqiperi,qe nga themelimi,vijne nga Shtete te jashtme,pasi jetojne Shum vjet atje?Mund te jap ndonje pergjigje per ket qeshtje?Jap emrat,Enver Hoxha,France,Ramiz Alija,Rusi,Sali Berisha France,Fatos Nano Greqi,Edvin Rama France,dhe tash eshte Eduart Selami,USA!Mendoj se Shqiperia,ka Njerez qe mund ta udheheqin pa qene jashte Shtetit!!Shqiperia,shkon ksaj rruge,pra Udheheqesit e Saje,sjellin diturine nga Vendet ku jetuan,dhe keshtu,,tentohet kopjimi,i ketyre vendeve!Pajrashtim ben Gjermanija,e Cila,pas LDB,u skllaverua,dhe sot e ksaj dite,skllaverimi vazhdon!Sklaverimi ka arritur deri aty sa Gjermanet tashme te zgjuar,nuk bejne Femije,sepse automatikisht Femijet e Tyre bien ne duart e Skllaverise latente qe eshte e tmerrshme! Pra shikoni me kujdes,deri ku ka arrite Puna,Gjermanet e zgjuar,nuk bejne Femije,sepse nuk deshirojne qe Femijet e Tyre te ken fatin sikurse vete ,pra te jen Skllever!Dhe shtoj edhe diqka,nuk eshte e vertete se tek Gjermanet degjenerimi eshte masiv,ndersa eshte pikerisht rasti ne fjale qe ndodh tek Gjermanet e padegjjenerur,qe shmangin berjen e Femijve,sepse lufta per mbijetese,pa degjenerim i ka thyer,dhe nuk do te ket fat te njejte edhe femija qe vjen pas!Shikoni me kujdes te gjithe udheheqesit Europjan,me pak perjashtime,sepse i njejti rast sikur ne Gjermani eshte ne krejte Europen,te Gjithe,Udheheqesit Europjan,me pak perjashtimie,shiten popujt e Tyre,dhe kur kishin mundesine per kryengritje,pra qe Pushteti te binte ne duar te Europjaneve tashme te zgjuar,mbyten ne menyre latente kta perpjekje,sepse vete i perkisnin,latentizmit,qe mbyti Europen,pra degjenerimi te udhehiqte,ndersa te zgjuarit qe deshironin shkuarje drejt tjeter rruge,pa degjenerim,dhe i kishin mundesite te udhehiqnitketa udheheqes shtruan rrugen ,te shkonin nga kjo Bote!(eshte fjala per Europjanet qe kerkoniin te shkonin rruges se re pa degjenerim!)

  12. Pallatet Agimi says:

    Mendoj se zoti Selami eshte nje vlere e paperseriteshme ne demokracine tone dhe per mentalitetin tone. Sepse ka nje kulture te vecante, ka nje sjellje te vertete fisniku, ka nje pergatitje “par exelonce” per te spjeguar normat e psikollogjine tone, ka nje karakter teper te spikatur, me fuqi intelekti e qetesi argumenti, di mjaft mire te ruaj masen dhe qetesine qe i duhet nje politikani te pershtatshem per te drejtuar nje tufe delesh sic jemi katandisur ne.
    Lerini keto pordhe me enverizem e komunizem me Selamin, e jo vetem me Selamin. Zoti Selami ka aq lidhje me enverizmin sa c’ka lidhje breshka me nallbanin. Mos beni krahasime me kohen kur njerzit kishin te drejte te jetonin, e per pasoje edhe te flisnin aq sa duhej per tu quajtur njerez. Zoto Selami e ka vertetuar patriotizmin e vet qysh atehere kur te hiqnin koken. Pa mare parasysh asgje ai u be flamurtari i demokracise shqiptare, kur ate filluan ta shkelnin me kembe, filluan ta cfrytezonin per interesa familjare.
    E keqja jone eshte se kurdohere te mires i kemi vene shqelmin, kurse te keqes i kemi hapur dyert. Sepse jemi popull me komplekse, te prapambetur, me mentalitet bajraktarizmi, te nenshtruar deri ne lluc kur behet fjale per te drejta, e kapadainj te padurueshem deri ne peshtirosje kur behet fjale per barazi perpara ligjit.
    Eduart Selami eshte nje vlere e vecante. Lum ne, ne se antaresija e p.d- se ka nxjere minimumin e konkluzjoneve te kohes. Si do te shkoje e ardhmja e kesaj partije ashtu eshte dhe perspektiva e vendit. Mut P.D-ja, mut edhe vendi! Kjo tashme eshte nje postulat
    Ju lutemi shpetojeni P.D-ne, shpetojeni vendin!

  13. Rozafa @ yahoo.com says:

    Kush asht PD e ka percaktue sakt zotni Shenasi Rama ,Eduart selami ashte nje personalitet ekselence,por gabon
    qi behet pis me nji tuf horrash e kopilash,kelyshe sigurimi e antishqipetare si Agron Tufa e Men..ari…. e tj. keto antiamerikane or Eduart…..´ dun baben…..´

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje