LETRA/ Sadije Agolli uron Edi Ramën edhe në emër të Dritëroit: Ja psherëtima e fundit e tij në spital…

30 Qershor 2017, 10:04Politika TEMA

Dritëro Agolli e ka një mesazh përherë për socialistët. Edhe pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit, ndonëse nuk është fizikisht, ai e ka uruar kryeministrin Edi Rama. E ka bërë këtë përmes gjysmës së tij më të mirë, bashkëshortes Sadije Agolli, e cila në një letër të posaçme, i ka dërguar kreut të qeverisë edhe një poezi të vitit 2014, shkruar nga dora “e dridhur” e Dritëroit.

Përmes kësaj letre, e cila botohet sot ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare”, Sadija i sugjeron kryeministrit të realizojë ato reforma të nisura në drejtësi apo në ekonomi për të përmirësuar jetën e shqiptarëve “që duan vendin e tyre dhe dëshirojnë të jetojnë, të punojnë dhe të mbyllin sytë në këtë vend të bukur dhe shumë të lashtë”.

Por, ajo tregon për herë të parë, pas kaq muajsh të ndarjes së shkrimtarit, patriarkut të PS-së, edhe ankimin dhe psherëtimën e tij të fundit, në spital: “Përsëri po zihen këta?!”. Sadije Agolli, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” rrëfen se i mungon Dritëroi në një anë, por në anën tjetër i duket sikur e ka në çdo moment pranë, bisedon me të. Madje, edhe për fitoren e PS-së, ajo e ka informuar. Vajza e tij, Elona ishte edhe dje, ashtu siç bën shpesh, tek varri i të atit, ku bisedon shpesh me të për të gjetur forcë, por edhe fjalët e duhura. Për të mundur gjithë mungesën fizike, Dritëroi u ka lënë megjithatë Sadijes dhe Elonës, mjaft punë për të bërë me veprat e tij, ndaj edhe ato e kanë sërish pjesë të së përditshmes së tyre.

Letra e plotë e Sadije Agollit, drejtuar kryeministrit Edi Rama

I dashur Edi,

Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të dytë.

Të uroj, në radhë të parë, si djali i një çifti krejt të veçantë dhe dinjitoz për kohën që jetuam, i një babai shumë të talentuar, shumë fisnik, shumë punëtor dhe që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit dhe i një mamaje të fortë, kurajoze, burrneshë, siç i themi ne veriorët.

Të uroj që edhe Ti Edi, me ekipin tënd dhe popullin përkrahës që të dhanë votat në zgjedhjet e 25 qershorit të lini gjurmë të mira me këtë mandat të dytë dhe të na nderosh edhe si pasardhës i denjë i brezit tonë, që përfaqësojmë një të kaluar jo pa luftë, jo pa përpjekje dhe sakrifica për vendin tonë, Shqipërizën e përvuajtur, por me histori të bukur në të gjitha fushat, që po e trashëgoni Ju në vitin 2017.

Në këto 27 vjet luftë dhe përpjekje për të ndërtuar demokracinë e vërtetë në Shqipëri, krahas shumë ndryshimeve në të gjitha drejtimet si dhe mentalitetet, më ka bërë përshtypje të veçantë edhe formimi, zhvillimi dhe përparimi i oratorisë, si bazë dhe institucion i demokracisë që në antikitetin e largët në Greqi e Romë, e cila në përgjithësi tek ne, me raste tepër të veçanta, ka qenë shabllone, me parafabrikate, e njëllojtë, për dekada të tëra.

Do të dëshiroja që ju ta zhvilloni dhe përsosni më shumë, jo vetëm me figura letraro-artistike, por me konkretizim real të premtimeve, duke mos e ndotur me fjalor të pistë, sharës dhe fyes për cilindo dëgjues të gjuhës së bukur shqipe.

Në grupin e oratorëve të mirë jeni dhe Ju Edi, prandaj dëshiroj që, krahas përsosjes së oratorisë, të realizoni edhe ato reforma, që Ju dhe ekipi drejtues, mendoni t’i realizoni në drejtësi dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare, në përmirësimin e jetesës së shqiptarëve, që duan vendin e tyre dhe dëshirojnë të jetojnë, të punojnë dhe të mbyllin sytë në këtë vend të bukur dhe shumë të lashtë.

Edhe njëherë Ju uroj sa më shumë suksese, pasi ndikojnë jo vetëm në jetën tonë fizike, por edhe atë shpirtërore dhe psikologjike, duke larguar nga fjalori ynë i përditshëm shprehjen: Ky vend nuk bëhet, me këta politikanë që prodhojnë të tilla situata politike.

Këtë urim e bëj dhe në emrin e Dritëroit, i cili deri sa mbylli sytë në spital, psherëtima dhe ankimi i fundit ishte: “Përsëri po zihen këta?!”. Besoj se çdo shqiptar i thotë këto fjalë, pasi jemi të lodhur dhe duam e meritojmë të gjithë si popull një jetë më të mirë për bijtë tanë.

Po e mbyll me një poezi të Dritëroit, të shkruar me duart që i dridheshin në vitin 2014: “Plaku dhe plaka”. Ai vetëm në poezi shkruante fjalët plak dhe plakë, ndërsa kur bisedonim, thoshte: “Ne të moshuarit, derisa mendja dhe truri nuk kanë zënë sklerozë ose myshk apo më mirë ndryshk, mund të mos përdorim fjalën plak dhe plakë”.

Plaku dhe plaka

Një ngjarje e lashtë,

Një serial

Televiziv natyrisht,

Në tryezë një tufë me letra,

Ku fshihet një puthje

E brishtë

Dhe dy kanatjere

Të vjetra,

Nën hënën mbi mal

Si malli…

2014 e ca

Ta rishkrova këtë poezi për ta pasur si kujtim edhe shkrimin e Dritëroit në moshën 83-vjeçare, 2 vjet e gjysmë para se të ndahej nga jeta.

Me dashuri,

Sadije Agolli

Tiranë, 29 Qershor 2017

Fjala e fundit

Këtë urim e bëj dhe në emrin e Dritëroit, i cili deri sa mbylli sytë në spital, psherëtima dhe ankimi i fundit ishte: “Përsëri po zihen këta?!”. Besoj se çdo shqiptar i thotë këto fjalë, pasi jemi të lodhur dhe duam e meritojmë të gjithë si popull një jetë më të mirë për bijtë tanë./Gsh.al/

 

10 komente në “LETRA/ Sadije Agolli uron Edi Ramën edhe në emër të Dritëroit: Ja psherëtima e fundit e tij në spital…”

  1. spartak says:

    Asnjëherë nuk i kanë munguar , dhe nuk do ti mungojnë kurrë , shqiptarët e vërtetë , këtij kombi , madje , se i kemi me shumicë , pa i kemi mbijetuar ç’do furtune e tallazi ndër shekuj . Disa , do të jenë udhë-heqës , por ama të gjithë punojnë e duhet të punojmë për mbrothësinë dhe lartësimin e këtij kombi , gjuhës tonë përrallore , dhe trojeve tona , sofra të perëndive .
    Faleminderit Sadija e Dritëroit .

    Spartak VERDHA

    1. Lugati says:

      oooo na paska folur driteziu..edhe une provoj te flas me babain tim elona ..por nuk pergjigjet…lum si ty moj elona qe te pergjigjet

  2. GK says:

    Oh sa bukur ,sot e nisa diten me nje mbrekulli qe na jep kurajo,force qe i madhi Dritero Agolli edhe ne momentet e veshtira qe Ai kalonte me jeten ,la te shkruar kete poezi.Per mua Ai dhe rradhe si Ai dine te mesojne me shembullin e tyre gjenial ,puna dhe vepra jane morali me i mire i aktivitetit njerezor .Fat per mua dhe cdo Shqiptar duke permendur emrin e nje qytetari nderi, gjeniut te letrave Shqipe,edukatori te madh DRITERO AGOLLI. Zonja Sadije Agolli me shume respekt e mirenjohje qe dini dhe rrini perkrah Atij burri te madh te Shqiptareve,edhe pas vdekjes,ne fakt njerezit e medhenj fizikisht ikin nga kjo bote,por emri dhe vepra e tyre jane te gjalle ne perjetesi.Zonja Sadije ,ju uroj Shendet, dhe plot miresi. Faleminderit Sadija e Driteroit . Granit Kamberi

  3. albgentius says:

    Ketu s’ do te jem, do jem larguar;
    Ne toke i tretur si te tjeret,
    Ne kafenene e preferuar
    Nuk do me shohin kamarieret.

    Dhe neper udhet ku kam ecur,
    S’do ndihet kolla ime e thate,
    Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
    Nje qiparis si murg i ngrate.

    Ti do trishtohesh atehere,
    Se s’do me kesh ne dhome gjalle,
    Dhe, kur ne xham te fryje ere,
    Do qash me eren dalengadale.

    Po kur te jesh merzitur shume.
    Ne raft te librave kerkome,
    Atje do te jem i fshehur une,
    Ne ndonje varg a ndonje shkronje

    Mjafton qe librin pak ta heqesh
    Dhe une do zbres, do vij pas teje;
    Ti si dikur me mall do qeshesh,
    Si nje blerim pas nje rrekeje.

    1. DYPLLOMSHI says:

      aleluja aleluja paska ndodh mrekullia..nau ngrit driteroi dhe na fliska..lum sin ne e lum si ne cfare nderi madh

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Aman mjaft, se na hapet barkun me keto melodrama te shpifura qe vine era kakë.

    1. Lugati says:

      thuje tamom o xhuxhumak jo kake…po mut mut mut mut..osht edhe vere e vape degjohet era deri n’japoni

    2. Dashamir says:

      Ju keshillij te shkoni te vizitoheni te nje mjek sepse ose jeni skulptur e nje arti pervers dhe ju kan vendosur anusin te goja dhe gojen te anusi. Ose ju keni njekeq formim fiziologjik dhe e beni jashteqitjen nga goja prandaj vazhdimisht e ndjene eren e kakes.

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Keshtu foli kaka vetë, qe quhej Dashamir.

  5. rob i zotit says:

    banalitete mediatike …., zonja autore eshte munduar ,
    por vetem per veten e saj, nuk e kuptoj cka bere kjo me teper per kryeministrin aktual te shqiperise ne krahasim me mijera nena te tjera ,
    qe te gezoje te drejten per te shkruar , aq me teper mediatizuar dhe degjuar nga te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje