Anëtari i Kryesisë "shuplakë" Bashës: Të largohet nga PD, nuk merr vesh

29 Qershor 2017, 23:12Politika TEMA

Analisti dhe anëtar i PD-së, Tomor Alizoti është një nga emrat publik që ka dalë kundër drejtimit të Lulzim Bashës dhe vendimit të tij për të mos u tërhequr  nga drejtimi, por duke shkuar në zgjedhjet e 22 korrikut për kreun e partisë, si kryetar i vetëngrirë.

Për këtë humbje, ai, dha dhe argumentet e tij.

Si kërkon në 2 javë të bësh një analizë të një humbje totale? Vijmë nga një sistem totalitar, dhe modeli Rama është një shembull i keq. Zotëria që është aktualisht, nuk ka zë politik dhe nuk mund të bësh me faj kundërshtarët për humbjen e betejës. Të bëjmë analizën reale, Republika e Re, listat personale, unë jam unë. Mendimi im personal është se ai nuk merr vesh nga kjo punë.” tha Alizoti.

3 komente në “Anëtari i Kryesisë “shuplakë” Bashës: Të largohet nga PD, nuk merr vesh”

  1. Dan says:

    Basha eshte siguracioni I familjes Berisha Z. Alizoti dhe ke shume te drejte: Ai nuk merr vesh nga kjo pune eshte cu bu Nastradini…..

  2. Don says:

    Alizot ti je i persekutuar por edhe njeri me inteligjence te admirueshme. Te kam degjuar ne analizat qe ke bere per PD dhe problemet e saj. Mos e kerko difektin tek Rama se nuk eshte e drejte dhe nuk identifikon problemin real qe ka PD.ja. Rama gjeti kete fushbeteje elektorale me luftetare te deskritituar te PD.se dhe fitoi fare lehte. Ju mund ti vini justifikime nga me te ndryshmet por problemi eshte shume i thelle ne kohe aq sa sot mund te themi se PD duhet te kthehet perseri ne vitin 1991 dhe te vrapoje prap drejt vitit 2017 perdryshe. Do ta kete aq keq punen sa mund te shkoje ne shuarje totale dhe prova jane zgjedhjet lokale 2019.

    – PD.ja nuk ka bosht ideologjik. Thote qe jam parti e djathte, por eshte me keq se partia e Kim Jongut sepse eshte parti rremuje me hajdute dhe killera me pagese.

    – PD nuk ka program politik qe te orientohet djathtas atje ku e ka vendin. E drejta e prones dhe reformimi i drejtesise duhet te ishin kali i betejes se PD. Rreth 95% e shqiptareve kane patur prona te patundshme. Kthimi i tyre te zotit do te ishte suksesi me i madh ne 100vjet dhe kete duhej ta kish bere PD me kohe.

    -PD ngazellehet dhe sot e kesaj dite ngazellehet me liderin “historik” i cili si sekretar partie i PPSH zaptoi postin e kryetarit dhe coi ne boten tjeter te gjithe idealistet e vertete te se djathtes. Edi Rama do te rrije ne pushtet deri kur PD te coje pas hekurave vete Sali Berishen. Ju ngazelleheni me pasurite marramendese te Zenit te babit dhe per ju nuk eshte problem sepse “eshte i joni”. Ky qendrim ju ve edhe juve vulen e te pandreqeshmeve dhe perfundimi ne zgjedhjet e ardhshme eshte falimentimi i plote.

  3. Ja ke fut kot says:

    Kur i doli kundra ky zoteri Bashes. Deri dje i bente “freske” per vendimin e tije per cadren!?!?!?! Halla halla!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje