Një nga kundërshtarët më të ashpër të kryedemokratit të ngrirë Lulzim Basha, Arben Imami ka folur sot në emisionin “Të pa ekspozuarit” për humbjen e PD-së.
Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në fushatën e PD sepse askush nuk e ka ftuar.
Imami madje zbuloi edhe votën e tij dhe të Jozefina Topallit dhe tregoi se të dy kanë votuar për PD-në.
“Unë opinionin tim e kam thënë para zgjedhjeve. Data 26 do të jetë vonë. Ishte vonë. Unë e zonja Topalli patëm një konsultim para zgjedhjeve…
Me goditjet që i dha nëpërmjet listës dhe me paqartësitë e marrëveshjes Rama-Basha. Sigurisht që unë kam votuar për PD-në. Ajo ka votuar për PD-në. Në ato rrethe miqësore kemi folur për PD-në. Por askush nuk na ftoi në fushatë. Nuk jam ftuar për asgjë”, deklaroi Imami.
Z. Imami kerkonte ftese per te bere fushate per PD-ne …… !?!? Nga e kerkonte ftesen zoteria, nga askush tjeter por vetja e tij qe nuk e mori se e zuri inati!
Nik
Po nuk eshte me te ftuar more budalla.Nqs e ndjen merr pjese. Ne te kundert nuk ka te ftuar se ti nuk je Mesija.