Astrit Patozi shuan dilemat nëse do të kandidojë për kreun e PD: Ja pse duhet të dorëhiqej Basha

29 Qershor 2017, 21:18Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i ka dhënë fund aludimeve në media nëse do të ishte një kandidat i mundshëm për postin e kreut të Partisë Demokratike përballë Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit të cilët kanë shpallur zyrtarisht kandidimin e tyre.

I ftuar në “Opinion” ai tha prerë se nuk do të kandidojë për kreun e PD-së.

Më tej ai argumenton se Basha pas humbjes duhet të jepte dorëheqjen dhe pastaj të hynte në zgjedhje.

Sipas Patozit këto zgjedhje brenda PD-së janë një farsë.

Ai tha se Basha është sëmundja e PD-së dhe se ai tani po e ndan partinë me vjehrrin apo kunatin.

 “Basha është sëmundja e PD-së. Edhe Berisha kur humbi iku, ndërsa ky bën garë farsë. Atij ia dhuruan partinë, e vodhi me marrëveshjen me Ramën dhe tani po ndan me vjehrrin dhe kunatin me ato farë listash që bëri”, tha Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje