Ndërkohë që Partia Demokratike është përfshirë nga një krizë e brendshme, e thelluar dhe e përshkallëzuar, organi zyrtar i shtyoit “Rilindja Demokratike” duket se është e pozicionuar qartë.
RD ka zgjedhur të qëndrojë në krah të Lulzim Bashës në debatin që ka përfshirë partinë politike, duke censuruar të gjithë kritikët e kryetarit të ngrirë.
Ajo që bie në sy është se pas “fshikullimit” që i dha kritikëve të Bashës, në kopertinën e numrit të sotëm ka shkruar vetëm për fitoren e Isa Sakjas dhe për deklaratën e Eduard Selamit, i cili deklaroi se do të kandidonte për postin e kryetarit.
Ndërkohë emrat e tjerë të cilët analizuar me të drejtë gjendjen, nuk kanë gjetur hapësirë në faqen e RD-së.