Rivalët e Bashës, pa kandidat në garën për kryetarin e ri të PD: Nuk ka garë të barabartë....!

29 Qershor 2017, 15:23Politika TEMA

Rreth 80 zyrtarë të lartë apo edhe jo të një niveli të tillë në Partinë Demokratike, të cilët dy ditë më parë nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku i kërkonin dorëheqjen e parevokueshme kryetarit të PD Lulzim Basha, si përgjegjës për humbjen historike të PD në zgjedhjet parlamentare, duket se nuk do të propozojnë asnjë kandidat përballë lulzim bashaës në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.

Burime për Report TV thonë se këta emra që kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD nuk besojnë se do të ketë një garë të barabartë për vetë kushtet në të cilat parashikohet të zhvillohet ajo.

Demokratike pikërisht neni 43 i tij, në të cilin parashikohet se në mungesë të zgjatur të kryetarit, e me autorizimin e tij njëri prej dy nënkryetarëve zëvendëson kryetarin.

Në mungesë të këtij autorizimi, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar.

Është pikërisht ky nen i statutit të Partisë Demokratike, i cili për të pakënqurit reflekton mungesën e zbatimit të tij nga kryetari Basha i cili ka ngrirë funksionet e tij në parti deri në finalizimin e garës, kur 105 mijë demokratë do të votojnë me datën 22 korrik.

Por jo vetëm kjo arsye, kur nuk është respektuar statuti për thirrjen e strukturave, i bën të pakënaqurit në PD të mos propzojnë asnjë kandidat në këtë garë, por edhe mbajtja e tyre në një kohë rekord e bën të pabarabartë këtë process.

Kështu rreth 80 zyrtarë të cilët me një deklaratë të përbashkët, kërkuan dorëheqjen e e parevokueshme të kryetarit Basha, e që asnjëri prej tyre nuk ka mandatin e deputetit në parlamentin e ardhshme, duket se nuk do të ketë asnjë zë përballë, në një garë që thuhet se është e pabarabartë dhe në shkelje me statutin e Partisë Demokratike.

I vetmi emër që ka sfiduar Lulzim Bashën në këtë garë është Eduart Selami, i cili nuk e firmosi deklaratën e të pakënaqurve, por nuk kritikoi as listën e deputetëve të Lulzim Bashës.

Megjithatë Eduart Selami në katër vitet e fundit si pjesë e PD ka qenë shpesh herë zë kritik i lidershipit demokrat, por këtë nuk e ka shfaqur në parlament por përmes intervistave televizive apo në mbledhjet e mbyllura të grupit parlamentar demokrat, ndërsa nuk u bë pjesë e fushatës zgjedhore gjatë muajit të fundit.

Nga kjo garë Eduard Selami mendon se PD do të dalë më e fortë. Megjithatë çdo kandidat ka kohë që deri me datën 2 korrik të paraqesë pranë PD kërkesën për t’u bërë pjesë e këtij procesi e për të sfiduar Lulzim Bashën apo edhe Eduart Selamin tashmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje