FOTOT/ Taulant Balla pritet me entuziazëm në vendlindjen e tij

29 Qershor 2017, 15:00Politika TEMA
FOTOT/ Taulant Balla pritet me entuziazëm në vendlindjen e tij

Pas fitores histrorike që arriti Partia Socialistë në qarkun e Elbasanit, ku fitoi 7 mandate, kryesuesi i listës së deputetëve në këtë qark, Taulant Balla është pritur me një entuziazëm të madh në vendlindjen e tij, qytetin e Librazhdit.

Qindra banorë mbushën sheshin e rikualifikuar nga projekti i Rilindjes Urbane, për t’i uruar mirëseardhjen deputetit.

Nga qyteti i Librazhdit ai mori një mbështetje të jashtëzakonshme, ku PS grumbulloi 10983 vota.

Balla falenderoi të gjithë banorët e Librazhdit për mbështetjen që i dhanë atij dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjehdjet e 25 Qershorit.

“Nuk mund t’i linim përgjysëm gjithë këto punë të mira që kemi nisur për bashkinë Librazhd. Unë jam shumë i gëzuar që populli i Librazhdit vlerësoi maksimalisht Edi Ramën për gjithë mbështetjen që i ka dhënë bashkisë sonë”, theksoi Balla.

Deputeti socialist i garantoi ata se vëmëndja e qeverisë Rama nuk do të mungojë asnjëherë për qytetin e Librazhdit.

3 komente në “FOTOT/ Taulant Balla pritet me entuziazëm në vendlindjen e tij”

  1. A T Z says:

    Nje gjest frymezimi per Taulant Ballen dhe ngarkese me pergjegjesi per te gjithe skuadren e qeverisjes se ardhshme.Pune te mbare edhe me shume suksese.

    1. Kujtim.duka says:

      Zoti taulant balla eshte. nder edhe krenari per te gjithe librazhdjotet te cdo lloj partie politike.. perfaqeson ne menyre prefekte parlamentin shqiptare .suksese taulant

  2. Rei says:

    Po keta sozie jane?! Ka filluar ti nxjerre ne seri Rama? Dy Balla 6 Ruci, 24 Brace

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje