Zgjedhjet në PD/ Mustafaj zbulon prapaskenat: Basha po përjashton rivalët nga gara, nuk po qëndron aspak ‘i ngrirë’

29 Qershor 2017, 14:40Politika TEMA

Ish-themeluesi i Partisë Demokratike dhe kryesuesi i listës së firmëtarëve për dorëheqjen e Bashës nga kreu i PD-së, Besnik Mustafaj, beson se vendimi i Bashës për të caktuar ditën e zgjedhjeve tregon se ai nuk do të qëndrojë aspak “i ngrirë”.

Në një reagim për “Panoramën”, pas vendimit për hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDsë, Mustafaj sqaron se Basha po del zbuluar dhe po tregon se ka ndikim të plotë te dy kryetarët që janë përcaktuar për të administruar procesin.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, vendimi për të lënë vetëm katër ditë kohë për regjistrimin e kandidatëve në garë, tregon se Basha kërkon të shmangë debatin lidhur me bilancin e tij. “Basha e bëri qysh dje veprimin e gabuar, duke treguar se nuk do të qëndrojë aspak ‘i ngrirë’.

Nëpërmjet dy nënkryetarëve ai caktoi datën e zgjedhjeve. Ky vendim e nxjerr zbuluar Bashën dhe tregon se ai ka ndikim të plotë mbi dy nënkryetarët e caktuar nga ai për të administruar procesin zgjedhor brenda partisë. Unë kuptova kështu se Basha kërkon një fushatë të shkurtër për të shmangur debatin lidhur me bilancin e tij”, shprehet Mustafaj.

Sipas kryesuesit të listës së firmëtarëve që i kërkuan Bashës dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, vendimmarrja për të përcaktuar një datë shumë të afërt për regjistrimin e kandidatëve është një tjetër taktikë që Basha po përdor për të përjashtuar rivalët e mundshëm nga gara.

Mustafaj thekson se kandidatët duhet të kenë kohën e nevojshme të reflektojnë, përpara se të vendosin për të qenë pjesë e garës për kreun e PD-së. Duke iu referuar statutit të PD-së, Mustafaj deklaron se Basha nuk ka të drejtë të përcaktojë datën e zgjedhjeve, pasi ajo vendoset nga Kryesia pasi të jetë përcaktuar rregullorja dhe të jetë dakordësuar me kandidatët që do të marrin pjesë në garë.

“Po ashtu ai kërkon të përjashtojë rivalët e mundshëm duke u hequr atyre kohën e nevojshme për të reflektuar para se të hedhin hapin e kandidimit. Caktimi i datës së zgjedhjeve nuk është e drejtë e Bashës.

Ajo duhet të bëhet nga kryesia pasi të jetë hartuar edhe rregullorja e posaçme, që mungon, dhe në konsensus me kandidatët.

Së fundi, më vjen keq për veprimin e nxituar të dy nënkryetarëve, të cilët nuk i kanë shërbyer qysh ditën e parë krijimit të një atmosfere besimi te ne demokratët lidhur me transparencën, drejtësinë dhe barazinë që do të tregojnë gjatë këtij procesi jetik për të ardhmen e PD-së dhe të opozitës. Përgëzoj sekretarin e përgjithshëm Ristani, që nuk ishte bërë pjesë e këtij gabimi”, deklaron Mustafaj.

2 komente në “Zgjedhjet në PD/ Mustafaj zbulon prapaskenat: Basha po përjashton rivalët nga gara, nuk po qëndron aspak ‘i ngrirë’”

  1. Rei says:

    Mire u gjen, ” kunguj”.
    E late partine ne duart e nje njeriu qe,kur u kethye nga Kosova nuk kish vendosur nese do ikte majtas apo djathtas.
    Ptu fare e ndyre,manekin ,kalon gjysmen e dites ne krehje gjysmen ne shkundje e pispillosje.
    Njerezit kane kujtime, emocione, pasione ne ate Parti…nuk durojme dot ta shohim ne duart e dikujt qe e shet e blen si placke te vjedhur.

  2. devi says:

    A thua se ky qelbesira, i cili ka shume vite jashte pd, si dhe ndonje tjeter, mendojne se mund te zgjidhen per te drejtuar pd?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje