AKUZA/ "Shpërthen" Imami, tregon prapaskenat: Basha i ka shitur zgjedhjet

29 Qershor 2017, 22:14Politika TEMA

Deputeti i PD-së, Arben Imami ka bërë një akuzë të fortë kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai tha sot në emisionit “Të paekspozuarit” në “News24” se Basha i ka shitur zgjedhjet dhe ndaj duhet të largohet.

“Bojkot i demokratëve ka ulur votat e PD-së dhe ka rritur përqindjet numrin e deputetëve në parlament. Për shkak të programit, tezë marksiste, për shkak të heqjes së simbolikave të PD… Ditën që ka mbyllur mitingun, nuk ka thënë rroftë PD-ja. Ky nuk thotë dot Partia Demokratike. Bëri një listë krejtësisht vetjake, dërrmoi partinë në të gjitha etapat. Bëri një fushatë e cila nuk ishte fushatë. Pse e bëri, një mundësi është paaftësia e tij. Të gjitha këto veprime sigurisht ka edhe paaftësi. Ka edhe diçka përveç paaftësisë. Është e qartë se ai ka shitur zgjedhjet. Në momentin që ka shitur zgjedhjet duhet të largohet. I ka shitur zgjedhjet”, deklaroi ish ministri i Mbrojtjes, Imami.

2 komente në “AKUZA/ “Shpërthen” Imami, tregon prapaskenat: Basha i ka shitur zgjedhjet”

  1. zi says:

    Mund te thoje dhe,
    s’ish i zoti ti vidhte zgjedhjet.

  2. Fadi says:

    Sipas marrézisé sé Imamit té “xhamisé sé vogél- selia e PD, EDI RAMA DHE SOCIALISTÉT? PO U DASHKA ME I DUARTROKITUR BASHÉS, SIKUR DIKUR JU QÉ TÉ GJITHÉ I KENI DUARTROKITÉ ENVER SHQIPES, NGA GJIROKASTRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje