“Kaubojsi” merr me qera sallën e Akademisë së shkencave që të duket akademik. Tole: S’kemi promovuar librin e tij

30 Qershor 2017, 10:05Politika TEMA

Nuk është e thënë që të kesh lekë dhe të jesh gjithçka. Mund të lëvizësh në tërë botën, të kesh një jetë luksoze, mund të blesh dhe ndonjë diplomë të shkollës së lartë, por kjo nuk do të thotë se mund të arrish majën e shkencës. Aq më tepër të pretendosh se je akademik.

Prè e një perceptimi të tillë të gabuar ka rënë dhe “kaubojsi” Eduart Ndocaj që falë një rastësie të madhe kaloi të gjitha “hallkat” e listës së kandidatëve të PS për t’u bërë gati në fund të legjislaturës që sapo mbyllëm deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Dhe duke qënë se selia e Kuvendit, në sallën e të cilit hynte dhe dilte “kaubojsi” njëherë në javë për të marrë pjesë në seancë është ngjitur me Akademinë e Shkencave, mori udhë me sa duket perceptimi i gabuar i akademizmës së tij.

“Kaubojsi” ka shperndare në media lajmin se ka promovuar librin “Jeta ime” në Akademinë e Shkencave dhe ka qënë pikërisht Akademia e Shkencave që e ka prezantuar atë.

Por prezantimi nga Akademia është i barabartë me pranimin anëtar të saj, gjë që ka sjellë dhe hamendësimin ironik nga media.

Por lajmi është përgënjeshtruar menjëherë nga Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, Sofokli Tole.

“Akademia nuk e ka promovuar librin “Jeta ime”. Salla e saj konform legjislacionit në fuqi jepet me qera për të tretët, për aktivitete shkencore e promovime,  e të ardhurat që mblidhen  kalojnë për mbështetjen e veprimtarisë së saj, posaçërisht  për restaurimin e godinës Monument Kulture i Kat. I me një moshë 160 vjeçare. Kjo është e vërteta”, reagon Sofokli Tole.

I cili me këtë deklaratë ka shuar dhe ëndrrën “akademike” të “Kaubojsit”. Gjë që e tregon dhe fotoja ku ka qënë në sallë në podium vetëm me shoqëruesin e tij të përhershëm Luan Daci.

4 komente në ““Kaubojsi” merr me qera sallën e Akademisë së shkencave që të duket akademik. Tole: S’kemi promovuar librin e tij”

  1. Tin Tin says:

    Maloku i piste dhe qe deri dje flinte me Derrin dhe i merrnin ere pordheve te njeri-tjetrit,kujton se leku blen edhe Klass dhe inteligjence me nje liber qe mund ta shkruaj kushdo nga 1,5 milione Shqiptaret qe shkuan Emigrante.Jeta ime eshte nje bajge Derri ,Jo te gjithe dy kembeshit mund te quhen njerez,dhe ketu e kemi te faktuar.O Zot pse i bere te gjithe Maloket ,Derra.

  2. Petrit says:

    Ne fakt shoqeruesi e “kaubojsit” quhet Alban Daci e jo Luan.
    E çrendesi ka kjo :
    Ai ngelet nje cope injoranti dhe analfabet.
    Por gjithesesi faji nuk eshte i tij.
    Fajin me te madh e ka Rama qe na solli ne parlament keta tipa
    Por edhe media ka pjesen e vet te fajit sepse nuk ngurruan ta ftojne neper studio duke e ditur se çfare niveli kishte

  3. ben says:

    Mos e merrni me te vertete ate punen e librit se Kaubojsi s’e ka shkruar vete. Ka paguar nje mesuese letersie qe ta shkruaje dhe ai sa ka vene gishtin ne fund te librit.

  4. Kenua says:

    Eshte e vertete qe kaubojsi vazhdon te jete i rregjistruar ne master,nuk e di se si,kete ta sqaroje prokuroria, a i ploteson kriteret për te qene student ne master transport ne Universitetin Politeknik. Dhe pse seshte paraqitur as nje here ai shum shpejt do behet inxhinier akademik me diplome.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje