(Ose pse 22 korriku është më i rëndësishëm se 25 qershori për Lulzim Bashën)
U bënë 4 vjet që ne nuk i kemi merak zgjedhjet me kundërshtarin, por kemi vetëm një hall, si të mundim vetveten dhe të mbajmë celësat e ndërmarrjes së PD.
Sepse e tillë është shndërruar partia jonë gradualisht dhe asgjë nuk ka ardhur në një ditë.
Për pasojë, sa herë ndeshemi me PS dhe me të tjerët, aq herë humbasim, duke e thelluar “suksesin”, nga zgjedhja në zgjedhje.
Por kjo nuk na mërzit shumë, sepse, sado e vogël llokma e tepsisë, ka pak vend gjithësesi për të bërë pazar.
M’u dhimbs mbrëmë Preç Zogaj në “Opinion”, që donte të gjente një justifikim të fortë për humbjen e zgjedhjeve gati duke fajësuar Shtetet e Bashkuara, që na detyruan, sipas tij, sepse Lulzim Basha nuk donte të hynte fare.
Natyrisht, që kjo nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur. Por po e zëmë për një cast se është kështu siç thotë Preci. Po pse amerikanët i thanë Lulzim Bashës të merrte edhe Hipotekat, edhe ALUIZN-in, edhe OSHE-në apo ndërmarrje të tjera, të vlerësuara si dispeçeri korrupsioni prej vitesh në Shqipëri?
Po mirë në 18 maj, se kështu u vendos, po tani që u bënë një javë që kemi humbur si derri, pse nuk i tërheqim ministrat dhe drejtorët teknikë ne? A i kishim vetëm për zgjedhje këta dhe a jemi ne sërish opozitë, apo e kam unë gabim?
Duket qartë që Preç Zogaj është i zemëruar që PD u detyrua të hyjë në zgjedhje, por është po kaq e dallueshme që Lulzim Basha doli i gëzuar prej tyre, pavarësisht rezultatit katastrofik që mori.
Sepse për të 25 qershori ishte shumë herë më pak i rëndësishëm se 22 korriku. Sepse sido që të ishte, rezultatin e zgjedhjeve politike ai do ta ndante me qindra mijëra mbështetësit e Partisë Demokratike, ndërsa atë të 22 korrikut e kishte të gjithin për vete (pa harruar kurrë kunatin dhe vjehrrin).
Ndaj edhe në fushatën tonë mungoi gati krejtësisht denoncimi i përpjekjeve të kundërshtarit për të tjetërsuar votën, me përjashtim te ndonjë statusi të veçuar dhe spontan të Berishës me qytetarë dixhitalë.
Ndaj edhe për herë të parë në historinë e saj që nga themelimi në foltoren e PD nuk pati asnjë dalje ditën e zgjedhjeve, që të denonconte edhe shkeljen më të vogël, ndonëse të tilla ka pasur me dhjetëra dhe qindra, edhe kur ne kemi qenë në pushtet.
Qoftë Lulzim Basha, që pa iu dridhur fare qerpiku, pati kurajo që edhe pas kësaj të fliste për vjedhje dhe blerje të votës, për ndikimin e krimit dhe të kanabisit në proces, për të justifikuar humbjen! Sepse nuk kishte lënë asnjë gjurmë të vetme dhe asnjë shteg për më vonë që kjo të provohej.
Ndaj edhe ishte kaq e shpejtë shpallja e një gare blic, pa kushtin më minimal të një konkurrueshmërie, në shkelje flagrante të statutit të PD, sepse gjithcka ka qenë që më parë e përqëndruar në funksion të zgjedhjeve në parti.
Ndaj me urgjencë u shpik “vetëngrirja” e kryetarit, një normë e padëgjuar për të kamufluar mosmarrjen e asnjë përgjegjësie dhe, sic ndodh gjithmonë në farsa të tilla, u prodhua me shpejtësi një kandidat falso, për të legjitimuar “fitoren”.
Eshtë fare e qartë se për Lulzim Bashën nuk ka shumë rëndësi, nëse Partisë Demokratike i vjedhin apo blejnë votat në betejat politike me Edi Ramën dhe të tjerët, por ka shumë vlerë që ai të njëtën gjë ta bëjë në partinë e vet, sa herë të vijnë zgjedhjet e brendshme.
Dhe kjo po ndodh sot sëriësh, për fat në keq, në Partinë Demokratike. Një krim i shëmtuar politik, që po konsumohet në karshillëk të hapur para demokratëve dhe publikut, i cili e asgjëson plotësisht cdo vlerë dhe princip të saj, duke e kthyer atë në një parti private.
Ai po kërkon të grabisë një mandat të dytë, në kushtet e një humbjeje kolosale, pasi për të Partia Demokratike është thjesht dhe vetëm një ndërmarrje biznesi, të cilës i kanë rënë ndjeshëm aksionet, por që ende prej saj mund të fitohet.
Kryetari i “vetëngrirë” i PD është gati të tolerojë çdo humbje dhe manipulim, që mund të vijë nga kundërshtarët politikë në zgjedhjet politike dhe ato lokale, por është gati të pushkatojë para selisë çdo demokrat, që mund t’i rrezikojë fronin e tij në PD.
Ky është i vetmi projekt që ka pasur dhe ka për Partinë Demokratike Lulzim Basha dhe të gjithë ata që po e ndihmojnë këto ditë, disa hapur, të tjerët duke fshehur dorën.
Astri Patozi,mps lufto me mullijt e erës.Futu në garë dhe shpatalloje.Ti nuk ke qeverisë asnjë ditë si person,çfarë pret …..
o zoteri, o palloz – pd-ne ne gremine nuk e con lulush bash. ate a ka cuar sali berisha, bashke me tipa si ty.
as edi rama dhe as ps nuk ju vjedhin vota juve, se ju jeni hajdute dhe kriminele profesioniste dhe nuk ua del kush.
pd ore zoteri e ka tejkaluar misionin e saj: ishte nje parti ku u mblodh edhe macja edhe qeni, mjafton kunder komunizmit. rruges, partine e futi ne sqetull saliserbi me kriminelet e tij. ti o palloz je pjese e tyre.
populli ju denoi, sepse tami i kane dale petet lakrorit te zi te saliut me shoke.
o astrit o katunar kavaje, perse nuk te pelqen eduard selami apo sepse eshte me i sakte se te gjithe ju provincialet e shqiperise. Ai ka mbeshtetjen e shba dhe mos beni lodra fjalesh por mbeshteteni dhe rrezoni dinastine berisha dhe qesharakun lulush nga drejtimi i pd perndryshe mos bej gam gam se ti vetem flet por asgje nuk ben
Shko or hipokrit.. mbete duke rrotulluar gjuhen e perseri ke frike te flasesh. Perse nuk e thua si e masakruan Olldashin ne FusheKruje dhe sajuan gjithe paçavuren e aksidentit? Katundar frikacak.. nuk je ndryshe nga bajgat e tjera te PD
Ju jene ftohe te gjithe ne bythe,nuk keni cfare ti beni gomarit,i bini samarit.Ju e dini shume mire qe Lulzim Basha ka celsat e kashtes,mbasi celsat real i ka ne dore Saliu,dhe ngjarjet do rrjedhin sic do Ai.
Eduard Selami kandidat fallco? Ti rron në mesjetë zotëri! Je mësuar kaq shumë me marrëzitë e Berishës, sa urtësia dhe edukata e Selamit të vret sytë. Ti nuk je në gjëndje të dallosh ndryshimin midis Berishës dhe Bashës nga njëra anë, të cilët mund ti krahasosh fare me një makinë të Xhejms Vatit dhe Eduard Selamit një Ferrari të kohës tonë, e cila nuk bënë fare zhurmë dhe ikën me qindra km në orë. Berisha dhe Basha vetëm zhurmë dinë të bëjnë. Dhe ti ke kurajë dhe e quan Selamin një kandidaturë fallco, kur të tërë duhet të mblidheni rreth tij.
MALI BRAVO TE QOFTE KE FOLUR TAMAM…RESPEKTE
Me dhimbje po them se P.D iku, mbaroi. Kjo qe humbje qe do shpjere ne katastrofe. Eshte e kote Ado perpjekje per ta ringritur. PD e volen mire te gjithe njerzit e interesave dhe sot bejne sehir. Te vjen keq por kjo eshte e verteta. 4vjet kalojne shpejt dhe do shihni se si do katandiset. Nuk ka me njeres te idealeve por te interesave, kjo eshte e verteta,
Sa vone qe e ke mare vesht se kush eshte pedhi,sa vone e ke mare vesht per kunatin,por akoma nuk ke mesuar se gjithe lojen e drejton komunisti hipokrit intrigant qe ju nuk ua mban torrovilja te thoni nje fjale sepse ai ja ka kaluar edhe mesusit vet enver
PATOZO!!
Po të ishe zgjedhur deputet, do ti kërkoje dorheqjen BASHES?????
Po Aldua Bumcja ku behet
Jam kurrioz te di ca mendon gomari
astrit Patozi djali i mesuesit te PPSH; vetem pordhet e ketij nuk durohen me ate lloj fytyre.para zgjedhjeve replikonte para parlamentit me Ramen sikur me qen me diskutu pune futbolli me gjeste garipash trotuari.Po nuk vune Ed Selamin ne krye keta skane gje ne vije
Po more vella Patozi, si nuk permende njehere bemat e verteta to Lylkes? Harrove se cfare perfaqeson ky Lylka yt bashke me Salken nga mbrapa?
Po tradhtarin, more, e harrove qe eshte qe nga kryt e deri ne kembe? Po hajdutin kolosal qe nuk iu dridh syri tw fus 200 milione ne xhep nga Kopmbi dhe nja 5 fish me shume nga Sudka? Po mashtruesin dhe dembelin klasik qe gllaberoi per 4 vjet rrogat per vete dhe gjithe administraten e tij bashkiake prej 100 vetesh te marre prej taksash tona? Po shkaterruesin e pasurise publike pa iu bere syri terr per asnje moment te vetem? Po garuesin fallso per kryetar PD, duke zhdukur bashke me Salken, garuesit e tjere? Po vrasesin gjakftohte, qe bashke me baben e tij la neper bulevard trupat e vellezerve tane, dhe plaget e qindra te tjereve? Si more vella Patozi, nuk the asnje fjale atehere, dhe asnje llaf tani? Ta them une pse. Se ti dhe gjithe ata qe ke rrotull, jeni njelloj si ai dhe qe Salka i shtyp me nje gisht.
Berisha, Berisha Patoz eshte kryetari i PD-se mos u ngatro. Ose te pakten mos luaj me inteligjencen e popullit. Atje ku jeni sot jeni sepse vrate, vodhet, plackitet, mashtruat, ushtruat dhune, korruptuat, tradhetuat dhe per te tera keto pergjegjesi kryesor eshte Berisha Patoz. Kete e di e gjith Shqiperia. Por ju nuk keni bol3 ta thoni hapur dhe ja vini fajin Lulit nga inati sepse ai vodhi me shume per padrinon e tije dhe u be “kryetar”. Kujdes Patoz sepse Berisha e di qe djali i tije eshte nje cope kerici por eshte kerici i tije dhe nuk ka qef ta shikoje te kalbet ne burg.
Sa mire jua paska bere basha
Jeni te gjithe ju qe firmoset PA shtylle kurrizore
Ju beni nji hap para dy hapa mbrapa
Se skeni b.
Doni te hiqni kryetarin dhe s’ kandidoni dot.Lerin lulin rehat dhe futuni me ndonje skute MOS tju shofi kush.